• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia e djalit që vrau të atin me sëpatë/ I thashë mbylle bisedën për atë vajzën, por s’dëgjoi

by Java News
03/09/2019 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asnjë shenjë pendese nuk është parë në sytë e Arjan Shahajt, 35- vjecarit nga fshati Shalës Bashkia e Memaliajt, një ditë pasi qëlloi për vdekje me sëpatë në kokë të atin e tij Ilijaz Shahaj.

Ngjarja ndodhi jo larg banesës së tyre çka bëri bujë shumë të madhe për shkak se në të kaluarën, nuk kishte ndodhur asnjëherë në këtë zonë një ngjarje e ngjashme. Arjan Shahaj, ka dhënë dëshminë e tij të parë mëngjesin e sotëm para oficerëve të Policisë Gjyqësore në Gjirokastër, në prani edhe të një avokati të vendosur nga shteti.

Vetë Shahaj, nuk ka shprehur shenjë refleksi për aktin që kishte kryer në dëm të të atit të tij. Vetë Shahaj pohoi se ishte shtruar dy herë tek Spitali nr. 5 në Tiranë ku trajtohen pacientët me probleme mendore. Ndërkohë që Shahaj sipas informacioneve nga grupi hetimor, kishte vuajtur 7 vjet burg për tentativë vrasjeje ndaj një shokut të tij çka e kishte vuajtur dënimin e plotë deri në lirimin e tij pesë vite më parë.

Shahaj ka rrëfyer ngjarjen e djeshme duke thënë se e kishte qëlluar të atin jo për t’a vrarë, por për ta trembur. Mirëpo gjurma e sëpatës në kokën e 77-vjecarit Ilijaz Shahaj, nuk të le të besosh në alibinë e 35-vjecarit pasi kishte qëlluar dy apo tre herë. Konfliktin mes tyre, 35- vjeçari pretendon se ka qenë momental dhe jo i paramenduar. Ai u shpreh se gjithçka ka ndodhur kur po përgatisnin dushkun për t’ua dhënë kopesë së dhive që e kishin mbledhur në pyll mëngjesin e djeshëm. Babai i kishte kërkuar të birit, që të linte të qetë vajzën me emrin B.C sepse ishin ankuar njerëzit e saj tek vetë ai. Mirëpo agresori e paralajmëroi një herë që ta mbyllte këtë bisedë, por kur e ka rihapur edhe një herë, Arjan Shahaj nuk ka duruar më dhe e ka rrëmbyer sëpatën duke e qëlluar dy herë në kokë.

I gjendur përballë asaj çfarë ndodhi, Arjan Shahaj, është larguar menjëherë dhe ka hyrë në banesë ku ka gjetur të vetme kunatën e tij (nusen e vëllait). Kësaj të fundit i ka kërkuar të holla sepse do të largohej tek e motra e tij në kryeqytet pasi kishte një punë për të bërë. Kunata nuk ka reaguar sepse nuk kishte të holla për t’i dhënë. Ndërsa Arjani, ka shkuar tek dhoma e prindërve dhe aty ka marrë nga dollapi, 20 mijë lekë të vjetra dhe është larguar menjëherë me rrobat e reja që kishte veshur. Ndërsa i ka thënë kunatës që po largohet për në Tiranë, të parët që e kanë gjetur viktimën, kanë qenë komshinjtë e familjes Shahaj të cilët lajmëruan familjarët dhe më pas policinë e cila mbërriti në vendngjarje.

Policia nga ana e saj ka rrethuar zonën dhe pas 3 orësh arriti në gjurmët e agresorit i cili u kap teksa po hypte në një furgon me targa të Fierit drejt kryeqytetit. Arjan Shahaj, ka qenë kontradiktor me deklarimet e veta mëngjesin e sotëm tek OPGJ dhe ndërkohë që është trajtuar një ditë më parë me qetësues dhe është izoluar i vetëm në një dhomë për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste. Ditën e nesërme pritet që të jepet masa e sigurisë për 35-vjeçarin.

g.kosovari

Next Post
Luan Baçi, si Pal Dajçi i Myzeqesë

Dystropia kombëtare dhe mungesa e mjekëve që shërojnë këtë epidemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit godet Europën, Franca regjistron 45 viktima

Vala ekstreme e të nxehtit godet Europën, Franca regjistron 45 viktima

June 24, 2026
“Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur”, Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

“Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur”, Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

June 24, 2026
Studimi: Gati 1 në 4 europianë voton për partitë e ekstremit të djathtë, mbështetja në nivel rekord

Studimi: Gati 1 në 4 europianë voton për partitë e ekstremit të djathtë, mbështetja në nivel rekord

June 24, 2026
Zërat nga Irani: Na thonë se fituam, por ne s’kemi para për bukë

Zërat nga Irani: Na thonë se fituam, por ne s’kemi para për bukë

June 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Qershor 2026

June 24, 2026
Zuckerberg sfidon Polymarket, Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

Zuckerberg sfidon Polymarket, Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

June 24, 2026
Dëshmia tronditëse, qeveria britanike zgjodhi marrëdhëniet me Emiratet mbi masakrën në Sudan

Dëshmia tronditëse, qeveria britanike zgjodhi marrëdhëniet me Emiratet mbi masakrën në Sudan

June 24, 2026
“Kam qenë veç te dyqani i Celtic”, Meta kundërshton akuzat e prokurorisë: Nuk jam marrë kurrë me shpenzimet familjare

“Me thashethemet e Blushit merresh akoma ti?”, sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më…

June 24, 2026
Operacion antidrogë në Krujë, asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela

Operacion antidrogë në Krujë, asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela

June 24, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Flamingot e kinostudios “Shqipëria e re”

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In