• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dëshmia e 27-vjeçarit që vrau dhe groposi kushëririn në Greqi…”Më shau gruan”

by Java News
16/04/2017 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet për 27-vjeçarin Denis Zaka i ciki akuzohet për vrasjen e më tej groposjen e kushëririt të tij, dhe dosja ndaj tij është dërguar në Gjykatë. Ai akuzohet për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 shtator të vitit 2016, dhe u denoncua nga babai i Vladimir Murrizit, personit që mbeti i vrarë në Greqi nga kushëriri i tij.

E çuditshmja në këtë ngjarje ishte se Mersin Murrizi, babai i viktimës, mori për të dëshmuar në Polici, edhe Denis Zakën, kushëririn e parë të tij me të cilin ka qenë bashkë në Greqi, i cili në përfundim të hetimeve rezultoi të ishte personi që i mori jetën të afërmit.

Ngjarja u hetua paraprakisht nga Policia e Fierit e cila kreu veprimet procedurale si: pyetja e katër personave që kanë dijeni për veprën penale, këqyrjen e telefonave, tabulateve, SMS-ve dhe rrjeteve sociale, me të cilët kishte komunikime.

Nga kryerja e veprimeve procedurale, bluve të këtij qyteti u lindën dyshime të bazuara se autori i krimit ishte Denis Zaka, për shkak të kontradiktave që ai kishte në deklarimin e tij. Në këto kushte, i vënë nën presioni, 27-vjeçari me origjina nga Lushnja dhe banim në Durrës, pranoi krimin.

Denis Zaka ka shpjeguar se krimin e ka kryer nën efektin e alkoolit, kur ishte konfliktuar me kushëririn e tij, Vladimir Murrizi, pasi ky i fundit i kishte cilësuar bashkëshorten si të pamoralshme.

“Kam qenë nën efektin e alkoolit kur ka ndodhur ngjarja. U kërkoj shumë falje familjarëve të mi dhe të Vladimirit, por nuk e kam kryer me vetëdije. Ka ndodhur pas një zënke tonën kur Vladimiri më ka sharë bashkëshorten. Nuk e durova dot dhe filluam të ziheshim. Atë që bëra e kuptova vetëm kur pashë gjak dhe Vladimirin që nuk po reagonte më”, ka dëshmuar 27-vjeçari në gjykatë.

Denis Zaka ka pranuar se kufomën e ka groposur në afërsi të fshatit ku ai punonte si çoban, që ishte punësuar nga një familje greke.

“Kur pashë që Vladimiri nuk po reagonte më, atëherë erdha në vete. Në një moment nuk dija se ç’të bëja, më kapi edhe paniku. T’i tregoja ndokujt se ç’kisha bërë, kisha frikë se mos arrestohesha. Vendosa që trupin e kushëririt ta varrosja vetë afër një përroi në zonën ku unë punoja”, ka thënë i riu.

Next Post
Komisioneri Hahn: Reforma në Drejtësi do të sjellë rezultate në hetim dhe ndëshkim

Hahn: Siguria juridike dhe stabiliteti, kushte pë zhvillimin e Ballkanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

November 9, 2026
Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

November 9, 2026
“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

November 9, 2026
Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

November 9, 2026
Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

November 9, 2026
“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

November 9, 2026
“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In