• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia e 18-vjeçares italiane që u abuzua seksualisht nga 26 vjeçari në Durrës: Mu afrua sapo u shkëputa nga shoqëria, më sulmoi..

by Os De
06/09/2025 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Report Tv ka mundur të zbardhë dëshminë e dhënë në Policinë e Durrësit të 18-vjeçares italiane që u abuzuar seksualisht me dhunë nga 26-vjeçari Leonardo Preza, ky i fundit person me precedent të mëparshëm penal.

Sipas dëshmisë së saj, ajo ka qenë me shoqërinë në hotel dhe më pas u shkëput prej tyre dhe u ul te shezlongët përballë.

Në këtë moment, tregon ajo, iu afrua 26-vjeçari. Ka qenë ora 05:30 e mëngjesit të djeshëm (5 shtator).

Me gjithë rezistencën e adoleshentes, 18-vjeçarja tregon se i riu e sulmoi fizikisht dhe abuzoi seksualisht me të.

“Gjatë natës kemi qenë me shoqërinë dhe kemi konsumuar edhe pije alkoolike. Për një çast unë jam larguar prej grupit dhe jam ulur në një shezlong që gjendej disa metra larg hotelit. Kjo ka ndodhur rreth orës 05 e 30 minuta afërsisht të mëngjesit të 5 shtatorit. Gjatë kësaj kohe më është afruar një person i cili më ka sulmuar dhe me gjithë tentativat e mia për t’u mbrojtur, më ka përdhunuar pas rezistencës time. Më pas ai është larguar. Unë erdha te juve për të bërë kallëzim lidhur me këtë ngjarje”, ka deklaruar në polici 18-vjeçarja italiane.

Në bazë të kallëzimit të saj, por edhe të një bashkëpunëtori të policisë që kishte parë prezencën e personit të akuzuar për përdhunim, si analizimit të kamerave të sigurisë, u arrit në identifikimin dhe arrestimin e 26-vjeçarit Leonardo Preza.

Ky i fundit, gjatë marrjes në pyetje në polici, ka pranuar marrëdhënien me italianen, por sipas tij ka ndodhur edhe me dëshirën e 18-vjeçares.

Nga ana tjetër, vajza u dërguar në spital ku iu nënshtrua një vizite të hollësishme mjekësore.

Në duar, në qafë e në pjesë të tjera ajo ka shenja të cilat të çojnë në konkluzionin se mund të jetë përdhunuar. 18-vjeçarja iu nënshtrua edhe një vizite te gjinekologu, që i shërben edhe hetimit. Dëmtimet, mësohet se nuk kanë qenë serioze, dhe më pas vajza është larguar.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të krijojë një parti të re? Spiropali: Betejën do ta vijoj në Partinë Socialiste, jam socialiste e bindur!

A do të krijojë një parti të re? Spiropali: Betejën do ta vijoj në Partinë Socialiste, jam socialiste e bindur!

November 25, 2026
“Nuk isha në mbledhje”- Përjashtimi nga grupi i PS, Spiropali: As Koçi Xoxe dhe Kadri Hazbiu nuk i bënin këto!

“Nuk isha në mbledhje”- Përjashtimi nga grupi i PS, Spiropali: As Koçi Xoxe dhe Kadri Hazbiu nuk i bënin këto!

November 25, 2026
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

Trafikuan 90 kg kokainë me vlerë 3,6 milionë euro nga Amerika Latine, SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit! Ja dënimet që kërkoi (EMRAT)

November 25, 2026
Berisha sulmon Buxhetin 2027, bën thirrje për protestë masive më 28 Nëntor: Ky është buxheti tipik i një narkoshteti, i përgatitur në fshehtësi!

Berisha kërkon bashkimin e opozitës, gazetari: Po luan blofin, ai kërkon që t’u vjedhë votat! Do i telendisë kandidatët

November 25, 2026
Teatri përtej skenës, aktorja Rita Gjeka sjell artin e interpretimit përmes mikrofonit!

Teatri përtej skenës, aktorja Rita Gjeka sjell artin e interpretimit përmes mikrofonit!

November 25, 2026
Rreth 5 mln tonë rroba hidhen çdo vit, BE ndryshon rregullat për industrinë e modës! Deri në vitin 2030 veshje të riciklueshme dhe…

Rreth 5 mln tonë rroba hidhen çdo vit, BE ndryshon rregullat për industrinë e modës! Deri në vitin 2030 veshje të riciklueshme dhe…

November 25, 2026
“Edhe unë jam përgjegjëse”- Spiropali pas përjashtimit: Më keq do shkojë! Ndjej faj që pushteti është ekstremisht i përqendruar në një dorë

“Edhe unë jam përgjegjëse”- Spiropali pas përjashtimit: Më keq do shkojë! Ndjej faj që pushteti është ekstremisht i përqendruar në një dorë

November 25, 2026
“Shkak ishin qëndrimet e mia politike”- U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, Elisa Spiropali në konferencë: E marr si dekoratë faktin që…

“Shkak ishin qëndrimet e mia politike”- U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, Elisa Spiropali në konferencë: E marr si dekoratë faktin që…

November 25, 2026
U raportua se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi, reagon AKU: Sasia 4.5 ton nga Brazili është bllokuar që në 28 janar, e kemi asgjësuar!

Erdhi nga Brazili dhe nuk kishin dokumentacionin për tregun shqiptar, AKU bllokon 64 tonë mish pule në Portin e Durrësit!

November 25, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Veliaj kundërshton pezullimin e afateve të paraburgimit, kryebashkiaku i drejtohet Gjykatës së Lartë

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In