• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DËSHMIA/ 15-vjeçarja e përdhunuar nga babai rrëfen momentet e tmerrit

by A R
20/08/2016 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Panorama” zbardh dëshminë e vajzës përdhunuar nga i ati në mes të pyllit. Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Përgjegje të njësisë administrative Kastriot, në Bashkinë e Dibrës dhe u deshën 12 orë që policia të vinte në pranga autorin.

Autori Guri Përgjegji i arrestuar për përdhunimin e së bijës.
Autori Guri Përgjegji i arrestuar për përdhunimin e së bijës.

“Paradite isha me babanë në Peshkopi. Kishim dalë për të blerë ushqime e mallra të tjera për shtëpinë tonë”, ka nisur rrëfimin e saj 15-vjeçarja E. Përgjegji.

Ashtu si herë të tjera, ata janë rikthyer drejt fshatit me furgonët e transportit.

“Zakonisht, furgoni ndalon në rrugën që lidh Kastriotin me fshatin tonë. Babai i tha shoferit ta ndalonte mjetin diku tjetër, në një vend ku ne nuk ndalonim asnjëherë. Sapo zbritëm, i thashë babait se na ke ndaluar keq. Ai tha ec se e di unë këtë punë. Sapo u futëm në pyll babai me futi duart në fyt, më rrëzoi përtokë, më hoqi rrobat dhe më përdhunoi. Bërtita sa fuqi kisha, por nuk më dëgjoi njeri”, janë fjalët prekëse të vajzës së përdhunuar nga babai i saj.

Vajza i tha grupit hetimor, në prani të psikologes dhe prokurorit të çështjes, se ishte e disata herë që babai e ngacmonte seksualisht, duke e prekur në vende intime dhe se e fyente rëndë, madje dhe në prani të personave të tjerë.

Ajo thotë se tetë vjet më parë mbeti jetime, pasi nëna e saj biologjike ndërroi jetë në një aksident automobilistik. E. Përgjegji është marrë në mbrojtje që në fillim nga xhaxhai i saj dhe njerka, e cila ka bashkëpunuar me Policinë dhe ka treguar episode të tjera të ngacmimeve seksuale të babait monstër.

Ajo i tha Policisë se duhet të merrnin rrobat që ajo kishte veshur ditën e ngjarjes, duke argumentuar se ato do të faktojnë përdhunimin e saj.

“Ne, thanë oficerë të Policisë Gjyqësore, kemi parë se vajza është dhunuar edhe fizikisht nga ky shtetas. Por, për ta faktuar në se ajo është përdhunuar, e kemi dërguar vajzën për një vizitë të specializuar gjinekologjike në Tiranë”./Panorama/a.m.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria miraton numrin unik të Emergjencave 112, shërbim 24 orë në të gjithë vendin!

Qeveria miraton numrin unik të Emergjencave 112, shërbim 24 orë në të gjithë vendin!

November 27, 2026
Analiza satirike e Gjekmarkajt: Babua dhe Besën, tani Shqipëria do dalë në selamet! Braçja ‘derdhi gotën’, dreq o punë, rënkoi Tao

Kronika dëshmon për historinë e ditës së djeshme!

November 27, 2026
Laçi shkëlqen në Turqi me një gol kuqezi nga Superliga, vijon të spikasë me Rizespor! (VIDEO)

Laçi shkëlqen në Turqi me një gol kuqezi nga Superliga, vijon të spikasë me Rizespor! (VIDEO)

November 27, 2026
Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

Tragjike në Itali, shqiptari i kërkuar humb jetën në shkëmbimin e zjarrit me Policinë! Njëri arrestohet dhe i treti arratiset i armatosur fushave

November 27, 2026
Mashtroi se vuante nga leucemia dhe përfitoi 190 mijë euro nga donacionet e “GoFundMe”, arrestohet i riu shqiptar!

Shtirej sikur vuante nga leuçemia, GoFundMe kthen paratë e dhuruara për shqiptarin që u arrestua për mashtrim!

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

“Shmangni të gjitha zonat e demonstrimit”- Protesta e nesërme, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët: Disa janë shndërruar në trazira të dhunshme

November 27, 2026
Operacioni “Kufiri 2” në Kosovë, sekuestrohen 136 kg drogë! Dyshime për përfshirjen edhe të një efektivi policie, një tjetër në arrati

Operacioni “Kufiri 2” në Kosovë, sekuestrohen 136 kg drogë! Dyshime për përfshirjen edhe të një efektivi policie, një tjetër në arrati

November 27, 2026
Dhunimi i Mëngjesit/ Avokatët 3 ditë bojkot, 30 seanca në GJKKO dhe Apelin e Posaçëm nuk zhvillohen këtë javë

Dhoma e Avokatisë i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e rregullores së brendshme të GJKKO-së!

November 27, 2026
Prokuroria e Tiranës e mori nën hetim për pastrim parash, reagon këngëtarja Xhensila Myrtezaj: S’do lejoj që të njolloset figura ime, të ardhurat janë të ligjshme!

Prokuroria e Tiranës e mori nën hetim për pastrim parash, reagon këngëtarja Xhensila Myrtezaj: S’do lejoj që të njolloset figura ime, të ardhurat janë të ligjshme!

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In