Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale rastin e 13-vjeçarit Anteo, me aftësi ndryshe, i cili i shpëtoi fatmirësisht tërmetit të 26 nëntorit.
Gjatë bashkëbisedimit me Anteon, 13-vjeçari, i cili bashkë me familjen janë strehuar përkohësisht në Shëngjin, shprehu dëshirën për një aparat celular.
Kjo dëshirë e Anteos, që ëndërron të bëhet mjek në të ardhmen, i është premtuar nga stafi i kryeministrit Rama se do bëhet realitet para vitit të ri.
“#Tinukdojeshkurrëvetëm🤗👐🏿🇦🇱 Anteo, 13 vjeçari me aftësi ndryshe që i shpëtoi fatmirësisht tërmetit në Thumanë është strehuar bashkë me familjen në Shëngjin, ku ndjek shkollën si një nga nxënësit më të shkëlqyer dhe orët e fizioterapisë së nevojshme🤗
Ai ëndërron të bëhet mjek në të ardhmen, por për fundvit i shprehu Alteos dëshirën për një dhuratë të preferuar, të cilën morëm përsipër t’ja dorëzojmë përpara Vitit të Ri😍 https://e-albania.al/dhuro/“, shkruhet në statusin e kryeministrit Rama.