• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Desh më mori në qafë”! Intervista e rrallë e Ismail Kadaresë për motrën e ndjerë: Thashethemi për jetën intime të Enver Hoxhës kishte pasoja të rënda!

by Java News
11/02/2022 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtari i madh, Ismail Kadare, mbrëmjen e kaluar e humbi motrën e tij, Kadrie Kadare, e cila mbylli sytë përgjithmonë në moshën 85-vjeçare. Ajo ishte mjaft e njohur, jo vetëm për faktin se ishte motra e shkrimtarit të njohur, por edhe se ishte “tip” që tërhiqte vëmendjen.

Gjithë jetën single, një qenie e lirë, që nuk ngjante me gratë e kohës së vet. Politikisht e lirë. Madje, kishte vendosur në një rast në pozitë të vështirë edhe vëllain e vet të shquar gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës, duke folur “mbarë e mbrapsht” për këtë të fundit, gjë që atë kohë ishte një gjë që mund të të kushtonte shumë.

Rrezikoi kokën e vet, por edhe të të tjerëve. Dhe kjo e ka bërë Ismail Kadarenë t’i shkruajë një letër Enver Hoxhës, të parën e të fundit që ai ia ka dërguar diktatorit, në të cilën e justifikon motrën, duke thënë se “ajo nuk është anti komuniste, është thjesht e çmendur”.

Shkrimtari i njohur e ka rrëfyer këtë ngjarje në më shumë se një rrethanë.

Më poshtë, po japim pjesë nga një intervistë e tij dhënë gazetares së News24, Fatmira Nikollit, në vitin 2017.

– Për thashetheme të jetës intime të shefave?

– Po, për jetën intime, gjë për të cilën unë, duke e ditur se sa e rrezikshme ishte dhe sa pasoja kishte, nuk e flisja as me shokët e ngushtë. Papritur del motra ime e përzier në një bisedë të tillë. Jam i sigurt që e kanë bërë qëllimshëm, e kanë futur qëllimisht për ta përdorur kundër meje.

– Ju keni thënë se “shteti kishte gati arkivolin për mua”, pra edhe kjo, përfshirja e motrës suaj në një bisedë për çështje intime të diktatorit mund të përdorej kundra jush?

– Sigurisht. Sepse motra ime ishte një njeri i thjeshtë. Gjithë komplikimi i saj vinte nga unë dhe ajo desh më mori më qafë, derisa lejonte të përfshihej në këto biseda e, më tej as të mos më lajmëronte, kur e pësuan shoqet e saj. Të merrja një masë, të mbrohesha e të sqarohesha.

– Një pjesë e publikut kupton kushtet në të cilat u shkrua letra, një pjesë tjetër mund të mendojë se ju e hodhët në flakë motrën tuaj për të shpëtuar veten. Kjo letër mbronte motrën tuaj apo ju dhe atë?

– Unë, jo vetëm e mbrojta më këtë letër, por është e vetmja mbrojtje e saj. Në atë që unë them se ka qenë e çekuilibruar psiqikisht, ishte e vetmja mbrojtje që unë mund t’i bëja. Motra ime nuk u fut në burg as dy vjet, as pesë vjet për shkak të kësaj, sepse mbrojtja e parë në çdo sistem gjyqësor në botë, sisteme diktatoriale apo jo, është të thuash se personi nuk është në rregull mendërisht, se është i paaftë mendërisht dhe për këto arsye, pra, nuk është i përgjegjshëm për ato që thotë. Kjo është mbrojtja e çdo krimineli apo vrasësi dhe për mua kjo ishte e vetmja mënyrë për ta mbrojtur atë dhe jo vetëm atë.

– Të kthehemi te letra. Pse ju drejtuat vetë diktatorit dhe jo dikujt tjetër?

– Mendova se ishte më mirë t’ia vija në dukje sunduesit ç’kishte ndodhur, pa e marrë në mbrojtje motrën dhe absolutisht i ndërgjegjshëm, jo vetëm për ta shpëtuar atë, por me atë letër gjithë afera binte, i ulej rëndësia. E gjitha shfryhej, quhej një budallallëk, siç në të vërtetë edhe ishte, sepse të flasësh dhe t’i japësh rëndësi këtij thashethemi për jetën personale të shefit, do të thotë të krijosh një rrezik të kotë. Nuk ishte kjo fatkeqësia e Shqipërisë dhe s’kishte të bënte me hallet e saj.

– Jeni penduar që e keni bërë letrën?

– Nuk jam penduar fare. Unë nuk isha përzier kurrë në atë thashethem, pra, nuk kisha marrë pjesë, nuk e dija dhe nuk fshihja asgjë. Unë dija aq sa di sot. Kuptoj se ka njerëz që janë marrë me këtë dosje të fshehtë, të llahtarshme.

– E keni shkruar vetëm, keni pyetur njeri? Në çfarë situate e keni shkruar?

– Vetëm krejtësisht. Kam biseduar me Helenën, me siguri, sepse nuk lija asgjë pa biseduar me të. Madje, as nuk e kam korrigjuar. Nuk kam bërë dy a tri kopje, sepse nuk duhej. Nuk kisha as ku ta shtypja dhe e dërgova të shkruar me dorë.

– Keni marrë përgjigje për këtë letër nga Enver Hoxha?

– Jo, nuk më ka kthyer përgjigje.

– Këto ditë shtypi vazhdon të shkruajë për historinë e letrës suaj. Mendimi i përgjithshëm është se ju, ndoshta bezdiseni nga zhurma të tilla. Si është e vërteta?

– Bezdisje apo jo, e vërteta qëndron midis të dyjave. Bashkë me dilemën e përhershme: a është mirë që të ketë gjithmonë një sqarim të gjërave? Sqarimi qëllon që e zmadhon zhurmën dhe shumë njerëz parapëlqejnë heshtjen. Nga ana tjetër, një personazh ka një lloj përgjegjësie përpara publikut, në fund të fundit, në gjuhën shqipe fjala përgjegjësi, ashtu si në gjuhët kryesore të Europës, vjen nga fjala “përgjigje”. Pra, përgjigjja gjithashtu është e nevojshme. Shpresoj që biseda me ju të ketë hyrë në punë, veç të tjerash, për një gjë të tillë./m.j

Next Post
Statistikat/ Rritja e çmimeve! Kryesojnë zarzavatet, frutat, buka dhe mishi

Statistikat/ Rritja e çmimeve! Kryesojnë zarzavatet, frutat, buka dhe mishi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

March 18, 2026
Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

March 18, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

March 18, 2026
Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

March 18, 2026
Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

March 18, 2026
Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

March 18, 2026
Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

March 18, 2026
“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

March 18, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës nga ish-i dashuri, hetuesit ngren dyshime edhe për të atin e Mark Samson

“E godita disa herë, nuk bërtiti shumë”, 24-vjeçari që vrau Ilaria Sulën flet në gjyq! Avokatja Halili zbërthen skenarin

March 18, 2026
Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In