Kjo është deklarata që trajneri i kombëtares franceze Didier Deschamps ka bërë pas ndeshjeve të fundit të grupit, ku ekipi shqiptar preu biletën për në në Euro 2016. “Shqipëria na ka dhënë më shumë probleme se Danimarka . Pra, në drejtim të asaj që thatë, është e vërtetë që dy ekipet që kanë avancuar nga ky grup (Portugalia dhe Shqipëria), e kanë merituar këtë gjë”, ka thënë ai.
E raportojnë këtë deklaratë mediat daneze, të cilat vijojnë t’i bëjnë jehonë të gjerë kalimit për në finale të ekipit tonë dhe rrëzimit të skuadres së tyre.
