• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deschamps i trembet Shqipërisë: Kuqezinjtë mund të na krijojnë vështirësi

by Java News
14/06/2016 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, i trembet Shqipërisë. Në prag të duelit të Francës me kuqezinjtë, trajneri zgjodhi të tregohet i kujdesshëm. Por, edhe pse me vlerësime për cilësitë e kombëtares tonë, drejtuesi i stolit të “gjelave” zbuloi objektivin e skuadrës së tij.

“Kemi përballë një skuadër të organizuar shumë mirë. Shqipëria mbron shumë mirë, duke shfrytëzuar kundërsulmet e shpejta. Janë një skuadër mbresëlënëse përsa i takon energjive që shpenzon në fushë. Por, forca e tyre nuk është vetëm fizike apo psikologjike, Shqipëria ka edhe lojtarë cilësorë, të cilët në të kaluarën na kanë krijuar probleme. Gjithsesi, ne synojmë ta fitojmë këtë sfidë dhe ndeshjen e fundit në grup me Zvicrën, për t’u klasifikuar të parët”, tha ai.

Gjatë konferencës zyrtare përpara ndeshjes, Deschamps iu përgjigj edhe interesimit të gazetarëve rreth zërave se mund të zgjedhë të bëjë rrotacion në formacionin titullar për të lënë pushim dy yjet e skuadrës, Pogba dhe Griezmann.

“Më e rëndësishme është që të fitojmë ndaj Shqipërisë dhe jo të menaxhojmë forcat. Fituam ndeshjen e parë dhe dëshirojmë ta fitojmë edhe të dytën. Shpresoj që ndryshe nga sfida me Rumaninë, të kemi më tepër topin nën kontroll dhe të jemi më të saktë në manovrat ofensive, sepse në ndeshjen e parë e kishim të vështirë të krijonim lojë dhe të gjenim hapësira”, tha Deschamps.

Didier Deschamps foli edhe për atmosferën që pret në stadiumin Velodrome të Marsejës, ku ka kaluar 5 vjet si futbollist dhe 3 si trajner. “Është një stadium i vërtetë futbolli, me një atmosferë speciale dhe tifozë të zjarrtë. Do të jetë një atmosferë speciale, edhe sepse jam informuar që të pranishëm do të jenë edhe shumë mbështetës të Shqipërisë.”

Next Post

Ja bima që mban larg shtëpisë suaj insektet dhe merimangat (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In