• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Desara, Filipi dhe… listat

by Bledi Lumani
04/04/2016 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bledi Lumani

Revista Monitor kishte bërë pak ditë më parë një përmbledhje të gjatë të gjendjes së shtypit të shkruar në Shqipëri.

Nga të dhënat e saj, rezultonte se gazetat shqiptare janë në një krizë të thellë shitjesh, edhe pse askush nuk e thotë shifrën e saktë.

Kjo gjendje jermi zgjat prej vitesh dhe në horizont nuk shihet ndonjë shpresë se gjërat mund të përmirësohen.

Dhe, nuk ka si të ndodhë ndryshe, nëse sheh titujt e faqeve të para të gazetave shqiptare!

Pothuajse përditë, gazetat që thonë se janë më të mëdhatë në vend, hapen me lista.

Lista shpronësimesh, lisa dëmshpërblimesh, lista nxënësish e studentësh, lista policësh e kështu me radhë.

Ka mbetur pa publikuar vetëm lista e personave që ndërrojnë jetë dhe oraret e varrimeve.

Një çmenduri që nuk e sheh në asnjë gazetë normale të huaj.

Kryeredaktorët e këtyre gazetave e justifikojnë këtë gjë, me shërbimin që iu bëjnë atyre pak qindra njerëzve që preken nga këto lista, duke harruar kështu se cili është qëllimi i një media.

Për më tepër që ato lista mund të botohen si suplemente shtesë të gazetave dhe jo të hapin gazetën.

Pas listave, i fusin edhe ndonjë histori telenovelash si kjo e dy të rinjve që janë zënë me njëri-tjetrin dhe vajza e zemëruar, ka djegur katër makina.

Dhe, merren për ditë me radhë me të.

Çfarë mesazhesh i kishte dërguar djali, si ia kishte kthyer vajza, po babai i djalit çfarë mendonte, pse nuk ishte dakord ai….

Jepen me emra dhe mbiemra, ku jetojnë, me çfarë merren, pra çdo detaj, duke kaluar çdo cak, a thua se ata janë persona publikë dhe jo njerëz anonimë, që përveçse asaj që iu ka ngjarë, duhet të durojnë edhe denigrimin që iu bëhet publikisht nga mediat.

Në fund, si qershia mbi tortë, i fusin edhe një dossier.

Këto janë shumë të rëndësishëm sipas tyre, sepse ecin me parimin që gazetat blihen nga të vjetrit dhe pensionistët.

Në vend që të mendojnë si ta bëjnë gazetën tërheqëse dhe informuese për pjesën kryesore të shoqërisë, iu shkojnë pas atyre pak nostalgjikëve komunistë që kanë mbetur gjallë.

Ndaj, jemi këtu ku jemi, me gazeta që shiten nga disa qindra, në pak mijëra kopje.

Dhe kështu duket se do të vazhdojë, deri sa të vijë dita të shuhen bashkë me ata nostalgjikët e pakët që kanë mbetur gjallë.

Kjo, më së pari jo për faj të gazetarëve dhe drejtuesve të gazetave, por të pronarëve dhe botuesve, shumica e të cilëve nuk kanë pasur asnjëherë qëllim të bëjnë gazeta cilësore, por vetëm t’i përdorin ato si mjet pushteti dhe shantazhi.

Tani ka ardhur koha të kuptojnë që gazetat print janë jashtë loje nga fuqia e mediave online dhe nëse duan t’i mbajnë, nuk mund të vazhdojnë me lista e histori telenovelash.

Se për pushtet dhe shantazh, ato e kanë humbur prej kohësh fuqinë!

Next Post

“Panama Papers”/ Themeluesi i zyrës avokatore: Dokumentet janë hakeruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In