• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dermatoza nodulare, qeveria nis kompensimin në bagëti për fermerët e Elbasanit

by Java News
24/02/2017 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Bujqësisë ka mbajtur premtimin e dhënë në lidhje me kompesimin e të gjithë fermerëve me lopë të cilat u prekën nga dermatoza nodulare pak kohë më parë.

Në këtë kuadër,  Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i shoqëruar nga deputeti i Qarkut Taulant Balla dhe deputetja Monika Kryemadhi, janë ndalur këtë të premte në Mjekës, ku kanë shpërndarë  80 lopë ndërsa numri total i lopëve të ngordhura në qarkun e Elbasanit është 288.

Ministri Panariti tha se “ deri në muajin prill në të gjithë vendin do të përfundojë kompensimi i fermerëve me lopët e humbura në të gjithë vendin. Lopët janë lopë të racës të çertifikuara dhe të importuara nga Danimarka, me një rendiment mesatar prej 20 litrash qumësht në ditë. Lopët që u dëmtuan jepnin mesatarisht 8 litra qumësht në ditë, që do të thotë ne po zëvëndësojmë dy lopë të dëmtuara po të nisemi nga rendimenti. Ky është një premtim i dhënë dhe i mbajtur, dhe më pas ne në këtë zonë do të vazhdojmë me investime të tjera të fuqishme siç është stacioni i mekanikës bujqësore që do të jetë një risi i cili do të pasohet në të gjithë vendin, si edhe futjen e kulturave të tjera në bujqësi”.

Nga ana e tij, deputeti Taulant Balla tha se , “po konkretizohet dhe në qarkun e Elbasanit një program që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri pas një problematike që hasën një pjesë e fermerëve, për shkak të një sëmundje të gjedhit. Pas 25 vjetësh, në Shqipëri qeveria kompenson plotësish çdo dëm që u është shkaktuar fermerëve, siç ishte kjo e këtij viti ku fërmerët humbën një prej pasurive më të mëdha.

Të gjitha familjet e dëmtuara do të kompensohen. Sot 80 familje morën lopët e tyre, konkretisht 29 në Elbasan, 30 në Librazhd dhe bashkitë e tjera. Jam i sigurtë që qeveria do të vazhdojë angazhimin e plotë në sektorin e bujqësisë, sepse jo vetëm kompensimi është i rëndësishëm, por gjithashtu është i rëndësishëm përmirësimi i rracës së gjedhëve në Shqipëri. Lopët që po shpërndahen sot kanë një rendiment shumë të lartë, gati dyfish, krahasuar me rendimentin e lopëve vendase dhe do t’i kërkojmë Ministrisë së Bujqësisë që ky projekt të vijojë edhe më tej”.

Ndërsa deputetja Monika Kryemadhi shpërndarjen e lopëve në zonën e Mjekësit e cilësoi si hapin e parë të ndërrmarë nga Ministria e Bujqësisë. Ajo tha se,“ nuk qëndron problemi vetëm në zhvillimin e blegtorisë, por përsa i përket të gjithë qarkut të Elbasanit dhe sidomos zonës së Dumresë, bëhet fjalë për kultivimin e kulturave alternative që janë të domosdoshme, sidomos në këtë qark me kaq shumë fusha dhe me një zhvillim bujqësor i cili ka mbetur disi i prapambetur.

“Ne jemi duke punuar për një strategji shumë interesante e cila shumë shpejt do të prezantohet. Kemi diskutuar dhe me profesor Panaritin për të rritur një kulturë tjetër e cila është shumë më e shtrenjtë, shumë më e kultivueshme, e cila është shafrani, ku Dumreja është një zonë eksperimentale dhe të ardhurat janë të mëdha”, tha deputetja Kryemadhi.

Next Post
Mesiçit i dhurohet fanella e përfaqësueses së Kosovës

Mesiçit i dhurohet fanella e përfaqësueses së Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In