• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Derisa gjykata të na ndajë”- një në katër martesa përfundon në divorc. Habisin çiftet mbi 50 vjeç, në rritje kërkesat për ndarje

by Os De
25/11/2025 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shifrat e divorceve në Shqipëri mbeten të larta. Në mbi 16 mijë martesa në një vit, mbi 4 mijë janë vetëm divorce. 

Velloja e bardhë e nuses, kostumi i dhëndrit, dasmat tradicionale në Shqipëri dhe premtimi derisa vdekja të na ndajë po zbehen vit pas viti në Shqipëri, pasi divorcet mbeten gjithnjë e në shifra të larta. 

Por cilët janë faktorët që i çojnë shqiptarët drejt ndarjes? Çfarë po ndodh me familjen në bërthamën e saj dhe cilat janë arsyet që i çojnë çiftet drejt një divorci të mundshëm? 

“Është shkatërrim ndarja, po ka ardhur aty ku nuk mban më. E para është ekonomia pastaj këto të tjerat vijnë të dytat. Janë modernizuar familjet shqiptare nuk janë më ato familjet tradicionale siç kanë qenë. Është brezi i ri, është brezi i teknologjisë”, shprehet një qytetar për A2 CNN. 

“Po nuk durojnë as meshkujt as femrat sot, nuk durojnë. Nuk e ulin kokën as njëri as tjetri”, shprehet një tjetër qytetare. 

Në dyert e gjykatës avokatët dhe ndërmjetësuesit gjithmonë luftojnë për pajtim mes çifteve për t’i dhënë fund zënkave apo problemeve të cilat janë sipërfaqësore. Por çfarë thonë avokatët lidhur sa i përket shifrave shqetësuese të divorceve në Shqipëri? 

“Kjo është një shifër shumë e lartë, sepse për shkak edhe të vetë traditës dhe historikut të familjeve shqiptare ku divorci ishte tabu dhe ndodhte vetëm në ato raste kur bëhej vërtetë e padurueshme jetesa mes dy bashkëshortëve. Shkaqet janë të ndryshme, siç është mosjetesa e përbashkët, grindjet dhe mosmarrëveshjet, tradhtitë bashkëshortore, kemi të bëjmë dhe me situata të tjera me mos afektimin e marrëdhënieve seksuale mes çiftit, pra kemi bashkëshortë të cilët e ka humbur martesa qëllimin e vetë. Kjo edhe për shkak të teknologjisë dhe të një lloj propaganda që bëhet edhe nga shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të grave ku simulojnë divorcet. Kjo ndodh sepse shoqatat këtu marrin financim për projekte për gjoja barazinë e grave në raport me meshkujt dhe të drejtat e tyre të drejta të cilat i garantohen por përveçse i garantohen ato simulojnë konflikte të paqena”, thotë avokati Alban Dudaj. 

Familja është bërthama e shoqërisë, dhe në Shqipëri gjithmonë ka funksionuar tradicionalja, padyshim dhe modernia është pjesë e çdo kulture shoqërore. E megjithatë çdo zënkë, çdo keqkuptim, çdo mosmarrëveshje në çift më parë duhet të kalojë nëpërmjet ndërmjetësimit dhe jo divorcit, i cili është i pakthyeshëm. 

Çiftet e reja me fëmijë të mitur janë ato që predominojnë në dosjet e ndarjeve, por avokatët thonë se së fundmi po shikohet një trend rritës i kërkesave për t’u ndarë nga çifte që i kanë kaluar së paku 25-apo 30 vite së bashku. 

Hapin e parë drejt gjykatës për të kërkuar ndarjen përfundimtare, përgjithësisht e bëjnë femrat, e ndërsa faktorët janë të shumtë, nisur nga ato ekonomikë, tek dhuna, tradhtia apo rrjetet sociale/ 

Sipas të dhënave zyrtare vetëm në vitin 2024 më shumë se 4 mijë çifte i dhanë fund martesës së tyre, ndërkohë që rreth 16 mijë u lidhën në martesë. 

 

 

Next Post
Krim monstruoz, nusja masakron vjehrrën për vdekje teksa e grabiti për të shlyer borxhet e kumarit!

Krim monstruoz, nusja masakron vjehrrën për vdekje teksa e grabiti për të shlyer borxhet e kumarit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In