• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Deri në shtator, çmimet e apartamenteve në Tiranë janë shtrenjtuar 73% në krahasim me 2005-n

by Java News
02/12/2021 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimi mesatar i një metri katror në Tiranë deri në fund të muajit shtator 2021 arriti në 1,121 euro/metër katror, sipas indeksit të “Keydata Albania”, një publikim nga Çelësi Media Group.

Tremujori i tretë 2021 karakterizohet nga një rritje e çmimeve mesatare të shitjes së apartamenteve për zonën e ish bllokut me 3% në raport me 3 mujorin e dytë të vitit, brenda Unazës të vogël 3% dhe jashtë Unazës të vogël 0,5%. Çmimet e apartamenteve për 3 ndarjet e zonave sipas indeksit “Keydata” në 3-mujorin e tretë të vitit janë 1,71% më të larta se tremujori i dytë (çmimet mesatare reale dhe mediane të shitjes së apartamenteve në raport janë paraqitur për 11 zona administrative të Tiranës në 3 ndarje të mëdha zonale: brenda Unazës së vogël, Bllok dhe jashtë Unazës së vogël).

Në krahasim me 2005-n, viti më i hershëm kur ka filluar llogaritja, rritja e çmimeve është rreth 73% më shumë. Rritja e çmimeve ka filluar që në 3-mujorin e tretë të 2020 deri në 3-mujorin e tretë të 2021.

Sipas raportit në Grafikun 1 është paraqitur kurba e evoluimit në kohë të indeksit të çmimit real të shitjes së apartamenteve në Tiranë për periudhën e tremujorëve 2020-2021. Si bazë krahasuese për të gjitha periudhat e përfshira në vlerësim, ekspertët e Keydata kanë përcaktuar vitin 2005 si një periudhë që plotëson kriteret dhe kushtet e një momenti të qëndrueshëm për tregun e pronave të paluajtshme. Vlera e indeksit për vitin 2005 është caktuar 100.

Nga tremujori i dytë 2021 deri në tremujorin e tretë 2021, çmimi real i shitjes së apartamenteve në Tiranë është rritur me 0.63 %. Inflacioni kumulativ për tremujorët 2020-2021 përllogaritet në 11.6%.

Referuar grafikut të mësipërm, kurba e indeksit të çmimit të shitjes së apartamenteve në Tiranë ka pësuar fluktuacione të pakta përgjatë kësaj periudhe kohore, mes të cilave do të nënvizonim: momentet kryesore të rritjes janë tremujori i tretë 2020 deri në tremujorin e tretë 2021; indeksi është rritur me: 3.2%; 2.2%, 0.4 %, 0.69% dhe 0.63% përkatësisht nga njëri tremujor në tjetrin. Rënie në indeks vërehet nga tremujori i parë në tremujorin e dytë 2020, një rënie me 2.37 % në indeksin e çmimit të shitjes së apartamenteve në Tiranë.

Në raportin e indeksit janë paraqitur çmimet mesatare reale dhe mediane të shitjes së apartamenteve në Tiranë për 11 zona administrative të Tiranës në 3 ndarje të mëdha zonale: brenda Unazës së vogël, Bllok dhe jashtë Unazës së vogël.

Në Grafikun 2 paraqitet çmimi mesatar real i shitjes së apartamenteve në Tiranë në Euro/m2 për periudhën e tremujorëve 2020-2021, shprehur në vlerë reale (i deflatuar me normën e inflacionit) si dhe çmimet mediane (vlera e mesit). Nga tremujori i parë 2021 deri në tremujorin e tretë 2021, niveli i çmimeve mesatare reale në Tiranë ka lëvizur brenda intervalit 1,030 €/m2 – 1,121 €/m2, ndërsa çmimet mediane brenda intervalit 984 në 1,013 €/m2.

Në tremujorin e tretë 2021, çmimet mesatare dhe mediane përllogariten në 1,121 €/m2 dhe 1,012 €/m2, respektivisht. Krahasimisht me tremujorin e dytë 2021, në këtë tremujor, çmimet mesatare reale të shitjes së apartamenteve në Tiranë janë rritur me 1.71%, ndërsa çmimet mediane janë ulur me 0.32%.

Ҫmimet mesatare, në ndryshim nga indeksi i çmimeve, përllogariten në proporcion me numrin e apartamenteve që janë në shitje në një periudhë të caktuar. Kështu, një rritje apo rënie në çmimet mesatare, jo domosdoshmërisht duhet të interpretohet me një dukuri që mund të ketë ndodhur të tregun e pasurive të paluajtshme. Ajo mund të interpretohet me faktin se në një moment të caktuar, oferta për apartamente është rritur ose ulur.

Në Grafikun 3, paraqitet çmimi mesatar real dhe median i shitjes së apartamenteve në Tiranë (Euro/m2) në zonën brenda Unazës së vogël për periudhën e tremujorëve 2020-2021. Siç mund të vihet re nga grafiku, çmimi mesatar real i shitjes në këtë zonë, ka ardhur duke u rritur, në intervalin 1,128 – 1,212 €/m2. Çmimet mediane luhaten në intervalet 1,074 – 1,152€/m2.

Tendenca rritëse e çmimeve në zonën brenda Unazës së vogël vihet re në tremujorin e tretë 2021. Në këtë tremujor, çmimi mesatar përllogaritet në 1,212 €/m2; çmimi median përllogaritet në 1,152 €/m2. Krahasuar me tremujorin e dytë 2021, në këtë tremujor, çmimet mesatare janë rritur me 3.22% dhe çmimet mediane me 3.83%.’

Një rënie e nivelit të çmimeve mesatare reale vihet re në tremujorin e dytë 2020, 13.7%, shoqëruar më pas me një rritje me të madhe me 20.7% krahasuar me një tremujor më parë, një rënie me 3.2 % nga tremujori i katërt 2020 në tremujorin e parë 2021 shoqëruar më pas me një rritje me 6.2% dhe sërisht një rënie me 2.9% nga tremujori i dytë në tremujorin e tretë 2021. Përsa i përket periudhës aktuale, në këtë tremujor të tretë 2021, mesatarisht një apartament në zonën e bllokut shitet në vlerën 1,626 €/m2, çmimi median përllogaritet në vlerën 1,554 €/m2. Çmimet mesatare në këtë tremujor krahasuar me tremujorin e dytë 2021 janë rritur me 2.9% ndërsa çmimet mediane janë rritur me 7.66%.

Në Grafikun 5 paraqitet evoluimi i çmimit mesatar real dhe median të shitjes në Euro/m2 të apartamenteve në zonën jashtë Unazës së vogël. Çmimet mesatare reale në këtë zonë variojnë nga një interval 959 €/m2 deri në 1,036 €/m2 në tremujorin e parë 2021. Çmimet mediane variojnë në intervalin nga 930 €/m2 – 951 €/m2./

Tremujori i dytë 2021 karakterizohet nga një rritje e çmimeve mesatare të shitjes së apartamenteve në këtë zonë. Ҫmimet reale mesatare përllogariten në 1,039 €/m2, ndërsa çmimet mediane në nivelin 977 €/m2, duke pësuar një rritje me 0.51 % dhe 2.36% krahasuar me tremujorin e dytë 2021./ monitor

g.kosovari

Next Post
Demaliaj: S’keni hapur dosjet e Sigurimit të Shtetit/ Shehu largohet nga debati: E kam kohën e kufizuar për arsye… 

Demaliaj: S'keni hapur dosjet e Sigurimit të Shtetit/ Shehu largohet nga debati: E kam kohën e kufizuar për arsye... 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll i drejton gishtin Presidentit Trump: Mos luaj ruletën ruse me jetët e miliona njerëzve!

March 4, 2026
“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

March 4, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria duhet të heqë akcizën mbi naftën, ja si do ndikojë

March 4, 2026
“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran, Izraeli: Do vrasim pasuesin e Khamenei

March 4, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In