• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Deri në fund të vitit 25 mijë vende pune”, Rama: Vettingu do pastrojë sistemin

by A R
21/04/2018 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të thellimit të procesit të bashkëqeverisjes me qytetarët kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Lushnje sërish te platforma shqipëriaqëduam.al, që sipas Ramës është një mekanizëm i garantuar që fuqizon qytetarin dhe një pasqyrë e vullnetit të qeverisë për të reaguar në kohë reale në mbështetje të qytetarëve.

Rama dha disa shembuj konkretë funksionarësh publikë të shkarkuar nga puna, për shkak të zvarritjes së ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

“Në vend që të humbasim kohë, në vend se kur do t’i dalim para dot, deputetit dhe ministrit, apo kryeministrit dhe a do të na ndalojë apo jo. Në vend se të fusim dorën në xhep dhe të paguajmë për të marrë atë që na takon, mjafton që të harxhojmë vetëm 3 minuta për të shkuar në platformë ankesën, e cila nuk sorollatet nëpër zyra, por shkon direkt te personi përgjegjës. E keni parë besoj, ose kush nuk e ka parë duhet ta dijë, se ministrja e drejtësisë ka dalë dy herë dhe ka informuar publikun, jo për sa ankesa janë zgjidhur, por sa individë janë ndëshkuar. Këta individë janë punonjës zyrash, Aluizni, hipoteka, etj. Janë ata shkaku i vonsës së një dhënie dokumenti për qytetarët.

Kur qytetari bën ankesën, ankesa merret nga ministri. Personat që identifikohen si përgjegjës për dosjet ndëshkohen.

Janë dhjetra e dhjetra punonjës që sot janë në halle prokurorie, sepse kanë vonuar përjgigjet. Janë me dhjetëara punonjës administrate që janë parlajmëruar për përgjegjësitë e pjesshme. Pra kanë një presion nga lart dhe nga poshtë për parazitët në administratë. Ai që të kërkon të drejtën e tij te sporteli, mund të të shkarkojë nga detyra nëse shkruan te platforma” deklaroi Rama në Lushnje.

Rama: Vettingu pastron sistemin, sistemi i ri do gjykojë të korruptuarit

“Të rujt zoti me gjithë stafin, për çdo gjë që ngec i zgjidh stafi me popullin. Pa taksa nuk ka shtet, po me ato taksat që kanë bërë ata para teje, ku do vejë ky shtet që ta lanë ty sketerrë Shqipërinë….”, i drejtohet një qytetar shkruan Shqiptarja. Ndërkohë kryeministri i përgjigjet me batutë.

“Për sa kohë të na rujë zoti Erjon Braçen jemi në rregull. Shqetësimi jot lidhur me të shkuarën nuk lidhet me taksat por me drejtësinë. Lidhet me reformën në drejtësi, vettingun, dhe pastrimin e sistemit të drejtësisë. Se edhe këtu të gjithë thonë ç’janë këta që kanë bërë zullume në gjykata, vetëm ikin nga puna. Nuk është ëkshtu. Vetitngu është vetëm për t’i larguar ata nga puna, për të pastruar sistemin. Më pas ky sistemi i pastruar do të merret me ta. Do t’u thotë ku i ke gjetur këto lekët. Sot për sot kjo nuk ndodh. Pra, është proces. Sigurisht pas 28 vjetësh njerëzit janë thinjur ose i kanë humbur të gjitha fijet e flokëve si puna ime dhe i bien shkurt dhe thonë pse si fut ti këta në burg. Ku jemi këtu? Jemi në një sistem që s’të fut në burg, as presidenti, as qeveria as parlamenti, ne bëjmë ligjet, është drejtësia ajo që burgos”, tha Rama.

25 mijë vende pune brenda vitit

“25 mijë vende brenda këtij viti, do realizohet, 1360 veta janë punëusar vetëm në mars. Problemi më i mahd janë refuzimet. Refuzojnë të punojnë. Në rast se të ofrojnë punë dhe refuzon, zyrat bëjnë dëshmin e shkuar. Nëse t’i refuzon punën e ofruar s’ke shans të marrësh ndihmë ekonomike. 24 orë të gjej punë, por në privat, jo në shtet”, deklaroi Rama./a.m.

Next Post
Kreu i KMSH ‘shpërthen’ ndaj Erdogan: Kur miku kërkon të bëhet zot shtëpie…

Kreu i KMSH 'shpërthen' ndaj Erdogan: Kur miku kërkon të bëhet zot shtëpie...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në protestën e Lapajt, mbështetësit përplasen me Policinë! Hidhet miell drejt Kryeministrisë (FOTO)

Tensione në protestën e Lapajt, mbështetësit përplasen me Policinë! Hidhet miell drejt Kryeministrisë (FOTO)

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

January 17, 2026
Përplasje e ashpër Egjipt-Etiopi për Digën e Madhe të lumit Nil, Trump ofron ndërmjetësim

Përplasje e ashpër Egjipt-Etiopi për Digën e Madhe të lumit Nil, Trump ofron ndërmjetësim

January 17, 2026
SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

Groenlanda mes SHBA-së, Evropës dhe Rusisë

January 17, 2026
Nathalie Clayer\ Si u ngrit shteti i brishtë shqiptar në shekullin XX!?

Nathalie Clayer\ Si u ngrit shteti i brishtë shqiptar në shekullin XX!?

January 17, 2026
Nga Presidenti Trump tek ish-kryeministri Tony Blair e Sekretari Rubio/ Kush janë emrat e Bordit të Paqes për Gazën

Nga Presidenti Trump tek ish-kryeministri Tony Blair e Sekretari Rubio/ Kush janë emrat e Bordit të Paqes për Gazën

January 17, 2026
Drejtorët e burgjeve zgjidhen pa garë dhe kritere specifike/ Emërimi i tyre, njëlloj si nëpunësit e administratës publike

Drejtorët e burgjeve zgjidhen pa garë dhe kritere specifike/ Emërimi i tyre, njëlloj si nëpunësit e administratës publike

January 17, 2026
‘Foltorja’ në Laprakë, Berisha: Në këto 13 vite të qeverisë Rama, djersa dhe mundi i shqiptarëve është vjedhur

‘Foltorja’ në Laprakë, Berisha: Në këto 13 vite të qeverisë Rama, djersa dhe mundi i shqiptarëve është vjedhur

January 17, 2026
Dëmtim i frikshëm në Premier League, mbrojtësi i Tottenham lë fushën me maskë oksigjeni

Dëmtim i frikshëm në Premier League, mbrojtësi i Tottenham lë fushën me maskë oksigjeni

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In