• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Deri në frymën e fundit

by
20/07/2015 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në vend të një pamfleti feminist…

Nga Irena Luto

Dy ngjarje të njëjta brenda një muaji më bindën se nuk kishtë asgjë të rastëisishme dhe se ato ishin aksidente që priteshin të ndodhnin.

Nëna ime ishte e para që u rrëzua teksa lante shkallët përpara derës së shtëpisë. Natyrisht që nuk ishte aq pis sa për të humbur ekuilibrin, por pis mjaftueshëm (sipas saj) për ta marrë seriozisht një herë në javë këtë aksion sa të rëndomtë aq edhe jetik (po, sipas saj).

Objekt i përditshëm diskutimi e pakënaqësie, moment i ditës kur përmenden fqinjët, histori punëtorësh që vijnë e ikin sa herë ndërron standarti apo administratori i pallatit.

Mamaja e shoqes sime u rrëzua disa javë më vonë. Brenda shtëpisë, duke kryer pastrimin rutinë që megjithëse duhet të jetë kozmetik, kthehet në një operacion që të merr pjesën më produktive të ditës.

Të dyja nënat tona janë fatmirësisht mirë. Rrëzimi në moshën e tyre është sa shqetësues aq edhe i vështirë për t’u trajtuar. E kuptoni hezitimin e tyre për të kryer një kontroll të plotë dhe të imtë te mjeku. Nuk duan ta dinë nësë ka ndonjë gjë tjetër që nuk shkon me shëndetin.

Punët e shtëpisë vazhdojnë të jenë në shumicën e familjeve tona A-ja e planifikimit të ditës. Burim mburrjeje dhe ankese, sherri dhe lavdërimi. Këmisha e pafatit më të cilën vazhdojnë të lindin femrat e kësaj bote.

Edhe në vendet më të zhvilluara, studimet tregojnë se gratë, pavarësisht se punojnë sikurse burrat, vazhdojnë të merren me pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë.

Një studim i bëre publik në 2013 nga Byroja Amerikane e Statistikave të Punës tregoi se gratë vazhdojnë të bëjnë tre herë më shumë punë shtëpie se burrat.

Në Britaninë e Madhe kjo statistikë është dy herë më shumë, kurse në Europën Lindore disa herë më e madhe.

Sipas Byrosë Amerikane, mesatarisht një grua në SHBA shpenzon 6 orë në javë për punët e shtëpisë dhe 2.5 orë për menaxhimin e saj, krahasuar me 5.4 orë që shpenzojnë në total burrat.

Në Gjermani burrat shpenzojnë 90 minuta në ditë për punët e shtëpisë, kurse në Turqi një burrë angazhohet mesatarisht 21 minuta.

Në Shqipëri, gratë e rrethit tim familjar e shoqëror shpenzojnë më shumë se një orë në ditë për punët e shtëpisë.

Në mungesë të ndonjë sondazhi apo studimi, një vlerësim amator mund ta bësh lehtë përditë. Mjafton të dëgjosh rreth teje gratë dhe nuk ka moment kur nuk të kapin veshët fjalët “lava, fshiva, pastrova, gatova, hekurosa, dolën akull të bardha, zhulse, nikoqire, e ka pise nusen”, e të tjera e të tjera.

Që në fëmijëri punët e shtëpisë na janë mësuar paralelisht më edukimin qytetar e njërëzor. Në adoleshëncë koha e lirë pas mësimeve ishtë një marrëdhënie e veçantë me leckën e pluhrave dhe shtupën e dyshemesë.

Me djemtë nuk na mësuan se si të silleshim. Koha e fituar nga leksioni i prerë dhe i shkurtër për një abstinencë totale, u përdor vazhdimisht për të perfeksionuar taktikat e pastrimit të shtëpisë. Edukimi solid në shkollë dhe pastëria morale dhe fizike ishin pasaporta e një jete si në parajsë, na mësuan të besonim.

Grua për shtëpi (a martesë) “ishte komplimenti më i lartë për një femër”. Nuk zgjidhesh vetëm nga dashuria, por edhe për nikoqirllëkun, shpirtin e sakrificës, vetmohimit, aftësinë për të pritur, falur, pranuar dhe vënë veten gjithmonë të fundit.

Kjo grua e syrgjynosur brenda kallëpit “të përfeksionizmit” më shumë na trembte, sesa na inspironte e na bëntë ta shihnin, antitëzën e saj si Merlin Monroja.

Dekada më vonë brezi ynë filloi t’i relaksojë pak shtrëngesat e standartit të pastërtisë.

Përpiqem t’i tregoj mamasë se në botën e zhvilluar është fyese që prej një femre të pritet që të shpënzojë shumë orë të ditës për punët e shtëpisë, por ajo ma kthen prerë me fjalët “jashtë, shtëpitë nuk bëhen aq pis sa tek ne.”

Po vërtet, siç e thotë edhe shprehja, “Bari është më i gjelbër në anën tjetër”. I them se Aristoteli ka një shprehje që thotë se “ne jemi ajo gjëja që bëjmë vazhdimisht, pra zakoni.” Nuk bindet. I them se në Botën Tjetër njërëzit do të bëjnë atë, për të cilën kanë shpenzuar më shumë kohë gjatë jetës në Tokë.

Babi hidhet i kënaqur. “Unë do të lexoj në përjetësi”. Po vërtet, si turqit, im atë shpenzon mesatarisht as 20 minuta në ditë (hiq gatimet) për punët e shtëpisë.

Nuk është se im atë nuk i përgjigjet kërkesës së mamit për ndihmë, fatkeqësisht ai “nuk mund t’i kryejë ato punë me standartin e kërkuar”.

Në fakt deri më sot nuk kam njohur dikë që të ketë standartin e mamasë time. Ngushëllohem kur më thotë se kur dua unë, e arrij këtë standart. Pra, ka shpresë.

Fatkeqësisht, mbi 15 vjet të jetuar jashtë dhe një feminizëm i tepruar (sipas mamasë) më kanë çmësuar. Edhe këto rradhë që po shkruaj (do thotë mamaja) po i bëjnë dëm imazhit tim, duke më zhveshur nga nikoqirllëku që hamendësohet përherë për femrat.

Do të desha që nënat tona të shpenzonin më pak kohë për shtëpinë e më shumë për veten.

Tani që janë në pension ti forcojnë kockat me gjimnastikë e dans, në vend që t’i thyejnë më aksidente punësh të rëndomta e të panevojshme shtëpie.

Një studim i Universitetit të Ulsterit ( Britani e Madhe) tregoi se Punët e Shtëpisë nuk janë një aktivitet i mjaftueshëm për të mbajtur trupin në formë.

Studimi tregoi se personat e anketuar që bënin më shumë punë shtëpie ishin edhe më mbi peshë se të tjerët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon 150 minuta aktivitet fizik në javë, për një jetë të shëndetshme.

Studimi I Universitetit të Ulsterit, që anketoi 4563 të rritur, tregoi se të moshuarit i cilësonin punët e shtëpisë aktivitet fizik, por që në fakt nuk është edhe aq intensiv për të dhënë rezultate të dukshme.

Lajm ky zhgënjyes për disa, por shpresoj inkurajues për shumë gra që duan të dalin nga burgu tradicional i pritshmërive. Shtëpia duhet të jetë në funksion të jetës së tyre dhe jo anasjelltas.

Next Post

Video/ Rihanna nuk përmbahet, godet me mikrofon fansen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim” (VIDEO)

“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim” (VIDEO)

September 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 26 Shtator 2026

September 25, 2026
Netanyahu u bojkotua masivisht, zyrtari izraelit kontrolloi sallën dhe shënoi se kush iku gjatë fjalimit!

Netanyahu u bojkotua masivisht, zyrtari izraelit kontrolloi sallën dhe shënoi se kush iku gjatë fjalimit!

September 25, 2026
Struktura e re për barnat, Tabaku: Qytetarët paguajnë nga xhepi, qeveria përqendron miliardat në pak duar

Struktura e re për barnat, Tabaku: Qytetarët paguajnë nga xhepi, qeveria përqendron miliardat në pak duar

September 25, 2026
VIDEO / “Te zyra e Agasit isha me Argitën”. Ja përplasja e ministres me Berishën në Kuvend

VIDEO / “Te zyra e Agasit isha me Argitën”. Ja përplasja e ministres me Berishën në Kuvend

September 25, 2026
Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

September 25, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Tri çështje thelbësore të familjeve shqiptare

September 25, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Këshilli i Sigurisë së Kombit që mblidhet për “radarin” e Gysit

September 25, 2026
Dyshohet se përvetësoi 69 mln lekë, Gjykata zbut masën për ish-drejtoreshën e Postës

Dyshohet se përvetësoi 69 mln lekë, Gjykata zbut masën për ish-drejtoreshën e Postës

September 25, 2026

BE-ja “dorëzohet” për situatën në Gaza: Zgjidhja me dy shtete po rrezikohet

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com