• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deri në 721 € në muaj? Ja sa kushton të jetosh me qira në kryeqytet

by A R
12/06/2026 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qiraja mesatare e apartamenteve në Tiranë për vitin 2026 ka arritur në 721 euro në muaj, duke e bërë strehimin një nga sfidat më të mëdha financiare për qytetarët dhe familjet.

Sipas standardeve ndërkombëtare të përballueshmërisë së strehimit, një familje ose individ nuk duhet të shpenzojë më shumë se 30% të të ardhurave mujore për qira. Kur kjo përqindje tejkalohet, konsiderohet se familja përballet me vështirësi financiare për të mbuluar kostot e banimit.

Ndërkohë, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ka arritur në rreth 930 euro. Kjo do të thotë se një individ duhet të shpenzojë rreth 77% të të ardhurave të tij bruto vetëm për të paguar qiranë mesatare në kryeqytet.

Situata bëhet edhe më e rëndë kur llogariten të ardhurat neto. Me një pagë mesatare neto prej rreth 740 eurosh në muaj, qiraja mesatare përthith afërsisht 97% të të ardhurave, duke e bërë strehimin praktikisht të papërballueshëm për një person me të ardhura mesatare.

Edhe familjet me dy të punësuar përballen me vështirësi. Një familje me dy të rritur dhe një fëmijë, me të ardhura mesatare bruto rreth 182 mijë lekë në muaj, duhet të shpenzojë rreth 39% të buxhetit për qiranë. Nëse llogariten të ardhurat neto, kjo peshë arrin afërsisht 49%.

Përveç kostove të larta të strehimit, familjet shqiptare vazhdojnë të shpenzojnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave për ushqime. Sipas të dhënave të fundit, ushqimet dhe pijet joalkoolike përbëjnë rreth 40% të shpenzimeve mujore familjare, një nivel shumë më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Në vitin 2024, familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht rreth 93 mijë lekë në muaj për konsum. Nga kjo shumë, rreth 36,900 lekë u përdorën për ushqime dhe pije joalkoolike.

Ndërkohë, çmimet e qirave në Tiranë vijojnë të mbeten të larta, sidomos në zonat më të kërkuara pranë qendrës. Apartamentet e tipologjisë 1+1 në këto zona jepen me qira nga 600 deri në 900 euro në muaj, ndërsa në periferi çmimet luhaten zakonisht nga 400 deri në 500 euro.

Në disa zona të kryeqytetit është regjistruar rritje e mëtejshme e qirave gjatë vitit 2026. Pranë stadiumit “Dinamo”, qiratë për apartamente 1+1 variojnë nga 500 deri në 1,000 euro në muaj, ndërsa pranë Liqenit Artificial çmimet maksimale kanë arritur deri në 1,500 euro. Në zonën e Komunës së Parisit dhe Rrugës së Kosovarëve, apartamente të ngjashme janë ofruar deri në 900 euro në muaj.

Ekspertët e tregut vlerësojnë se rritja e çmimeve lidhet jo vetëm me kërkesën e lartë për banesa, por edhe me zgjerimin e qirave afatshkurtra për turistët. Kjo ka reduktuar numrin e apartamenteve të disponueshme për qira afatgjata dhe ka shtuar presionin mbi tregun.

Vetëm në Tiranë, numri i apartamenteve të listuara për qira afatshkurtër është rritur nga rreth 1,000 njësi në vitin 2021 në rreth 5,200 njësi në vitin 2025. Në nivel kombëtar, numri i apartamenteve të ofruara përmes platformave të qiradhënies afatshkurtër ka arritur në mbi 26 mijë njësi, me një rritje prej rreth 25% krahasuar me një vit më parë.

Një faktor tjetër që ka ndikuar në shtrenjtimin e qirave është edhe rritja e vazhdueshme e çmimeve të apartamenteve për shitje, veçanërisht në zonat pranë qendrës së Tiranës.

/Marrë nga Monitor

Next Post
SPAK dhe Policia e Shtetit operacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

SPAK dhe Policia e Shtetit operacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri/ Goditi me grushte bashkëmoshatarin në ambientet e gjimnazit, vihet nën hetim 17-vjeçari

Arrestohen kushërinjtë pas konfliktit familjar në Tiranë, njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

July 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Shërbimi i Prokurorisë kërkon një drejtues, jo thjesht një prokuror në krye

July 30, 2026
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Raporti i SPAK për 2026, Braho: 16 hetime për zyrtarë të lartë dhe mbi 440 mln euro pasuri të sekuestruara

July 30, 2026
Ylli Pjetërnikaj hyn në garën për Prokuror të Përgjithshëm

Ylli Pjetërnikaj hyn në garën për Prokuror të Përgjithshëm

July 30, 2026
Paketa e Maleve, Koçiu: 1200 aplikime të miratuara deri më tani

Paketa e Maleve, Koçiu: 1200 aplikime të miratuara deri më tani

July 30, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

July 30, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Kur bëhet fjalë për atdheun, të tjerat janë hiç

July 30, 2026
Dinamiti artizanal i shpërthen në dorë, humb jetën 65-vjeçari në Porto Palermo

Dinamiti artizanal i shpërthen në dorë, humb jetën 65-vjeçari në Porto Palermo

July 30, 2026
Marrëveshja me SHBA në Kushtetuese, Nufi: Siguria kombëtare nuk duhet të ketë kah politik

Marrëveshja me SHBA në Kushtetuese, Nufi: Siguria kombëtare nuk duhet të ketë kah politik

July 30, 2026
Qeveria serbe i mbijeton votëbesimit, opozitarët akuza për korrupsion

Qeveria serbe i mbijeton votëbesimit, opozitarët akuza për korrupsion

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com