• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Deri në 20 vite burg, çfarë rrezikojnë zjarrvënësit në Shqipëri

by A R
28/07/2025 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë katër ditëve të fundit shtatë persona kanë rënë në pranga si përgjegjës për ndezjen e disa zjarreve në vend.

Në disa raste, vatrat e flakëve dolën jashtë kontrollit duke rrezikuar jetën e qytetarëve, pronat, tokat dhe bagëtitë e tyre.

Përveç të arrestuarve, nën hetim janë vënë edhe shtatë persona të tjerë për disa vatra në Sarandë, Fier, Kurbin, Dibër, Poliçan dhe Shkodër.

Nëse këta persona vërtetohen se janë përgjegjës të ndezjes së zjarreve, Kodi Penal i Shqipërisë parashikon dënime të rënda.

Më konkretisht, futen te veprat penale kundër mjedisit të parashikuara në nenet 206/a dhe 206/b.

Neni 206/a parashikon veprën penale “Shkatërrimi i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Sipas këtij neni, “shkatërrimi apo dëmtimi me dashje, me pasoja të rënda materiale, i fondit pyjor, i fidanishtes pyjore, i grumbullit pyjor ose i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr, dënohet me burgim nga pesë deri në tetë vjet”.

Po kjo vepër, e kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, dënohet me burgim nga pesë deri në 15 vjet.

Kur kjo vepër ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo shkakton dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit apo zonave të mbrojtura, dënohet me burgim nga dhjetë deri në 20 vjet.

Ndërsa neni 206/b parashikon veprën penale “shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Sipas këtij neni, “shkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia, me pasoja të rënda materiale, i fondit pyjor, i fidanishtes pyjore, i grumbullit pyjor ose i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet”.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo shkakton dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit apo zonave të mbrojtura, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.

Kujtojmë se së fundmi, Shqipëria është përballur me disa situata problematike si pasojë e vatrave të zjarrit.

Më rëndë ishte ajo në Delvinë ku u detyrua evakuimi i tre fshatrave. Njëkohësisht mbeti i lënduar edhe shefi i Komisariatit të Delvinës, Agim Troci, i cili ndërhyri për të shpëtuar disa banorë.

Në terren përveç forcave zjarrfikëse, policisë, ushtrisë dhe emergjencave civile janë vënë edhe helikopterët apo avionë të Mbrojtjes Civile Europiane, në përpjekje për të shuar zjarret.

Next Post
BE financon FA me 15 milionë euro, Gonzato: Shqipëria, partner i afërt dhe i qëndrueshëm

BE financon FA me 15 milionë euro, Gonzato: Shqipëria, partner i afërt dhe i qëndrueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gol Shqipëria! Arbër Hoxha shënon në Varshavë, shfrytëzon gabimin e mbrojtjes polake

Gol Shqipëria! Arbër Hoxha shënon në Varshavë, shfrytëzon gabimin e mbrojtjes polake

March 26, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një jave do shihni se ç’sjell lufta në Shqipëri

March 26, 2026

Rrugë pa strategji: paradoksi i aksit dytësor Tiranë–Vorë

March 26, 2026
Misteri pse Kosta Trebicka shkoi vetëm për gjueti/ Zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve: Sa herë që vinte në Maliq takohej…

“Mjekët që bënë autopsinë e Kosta Trebickës shoqëroheshin me Sali Berishën”

March 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

March 26, 2026
Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In