• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deri në 1 milion lekë gjobë për mjetet që dalin në rrugë pa kolaudim

by A R
22/06/2021 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjobat do të jenë shumë të rënda nga 400 mijë lekë të vjetra në 1 milion, nëse do të kapeni në rrugë kur ju ka mbaruar afati i kolaudimit.

Këtë paralajmërim dha në studion e “Dita Jonë” drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, teksa foli për ristrukturimin e këtij sektori.

“Koaludimi arkivon dosjen tuaj elektronike të gjitha gjetjet në automjet. Nuk mund të shkosh nga një pikë nga një pikën tjetër. Këto nuk bëhen. Futesh në sistem dhe je në listë të zezë.

Nëse del në qarkullim në muajin që ke afat për të bërë riparimin, përveç servisit apo pikës së kolaudimit dhe nëse mbaron ky muaj nuk qarkullon më. Do të pezullohen të gjitha licencat e qarkullimit që ky mjet mund të ketë.

Është operacion i vërtetë nga të gjitha institucionet dhe entet që ne lidhemi të cilat do ta bllokojë mjetin virtualisht  në fillim dhe fizikisht në rrugë. Gjobat janë shumë të rënda. Nëse kapeni në rrugë gjobat do të jenë shumë të rënda nga 400 mijë lekë të vjetra deri në 1 milion”m tha ai në A2.

I pyetur në lidhje me mbi 3 mijë mjetet e ngelura në koaludim gjatë 15 ditëve, Gonxhja thekson se kjo ishte një situatë e pritshme, ndërsa përgjegjësinë ia faturon koncensionarit për lëshime që kanë rrezikuar jetën e njerëzve.

“Ne e prisnim që situata do të ishte e tillë, se 2020 dhe fundi i koncensionit u shoqërua me lëshime dhe është e dukshme që jemi në kufijtë e një shërbimi që ka rrezikuar jetën e njerëzve, sigurinë dhe ata që nuk përdorin makina. Pamë një situatë skandaloze kur hapëm shërbimin, pjesë me shumë rrezikshmëri që mund të rrezikojnë jetën e atyre që i japin”, tha Gonxhe.

Mangësitë kryesore të vërejtura në kolaudim, sipas tij, janë ato xhenerike, të pjesës së poshtme që rrezikojnë jetën e njerëzve, për të cilën thotë ai kanë përgjegjësi edhe qytetarët, ndërsa paralajmëron zero tolerancë. Gonxhja nuk përjashton as defektet nga karburanti:

“Mangësi të theksuara në pjesë xhenerike, në pjesë që të marrin jetën. Këtu kanë përgjegjësi  dhe qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve dhe ne po operojmë me ndërhyrje me tolerancë zero.  Kemi skualifikuar 677 automjete nga 15 mijë të kontrolluara.

Ne kemi detyrime jo vetëm ndaj vendit tonë por edhe BE. Kjo nuk është tekë e jona, përgjegjësia vjen edhe tek ne. Zbatimi i kontratës së kaluar dhe kontrolli i saj ka lënë për të dëshiruar dhe do të penalizohen të gjithë ato persona e struktura. Do të reformojmë të gjithë sistemin. Mekanizmi nuk ka funksionuar si duhet. Mangësitë janë nga më të ndryshme.

Mangësitë kryesore janë në sistem drejtimi, frenimi përcjellja e shpejtësisë dhe fuqisë, si pjesët xhenerike, pjesët e poshtme, goma jashtë çdo lloj standardi, amortizatorë, susta të thyera. Kemi edhe karburante që lënë për të dëshiruar. Sisteme të tëra shkarkimi janë difektoze, sensorë të pandërruar asnjëherë”.

Gonxhja theksoi kjo është një luftë për disiplinimin e flotës vendase dhe tha se po punohet për një projekt të madh për financimin dhe sjelljen ndaj mjetit.

/a.r

Next Post
Marrja e vaksinës gjatë Ramazanit nuk e prish agjërimin, thonë mjekët myslimanë

“E keni në dorë vetë"/ Paralajmërimi i Presidentit: Bëni vaksinën ose ju fus në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com