• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deri kur ta vlerësojmë, a dënojmë, njëri-tjetrin jo nga puna, por nga partitë…

by Alba Malltezi
16/12/2020 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi 

Një vajzë me origjinë nga fshatrat e Lushnjës kujton: “Gjyshja më tregonte se beu i fshatit para çlirimit ua merrte shpirtin. Nuk i linte të ngrinin kokë, jetonin në varfëri e në mjerim të tejskajshëm, Vetëm pas çlirimit jeta jonë ndryshoi. Në Tiranë të gjithë mundëm të studionim dhe në familje shumica janë me shkollë të lartë e në profesione të nderuara. Rrjedha e jetës sonë ndryshoi”.

Një tjetër grua, vajza e një intelektuali që kishte studiuar te shkolla Harry Fultz tregon: “Pas çlirimit jeta jonë u nxi e tëra. Regjimi komunist arrestoi dhe pushkatoi babain duke e konsideruar spiun të amerikanëve, vetëm se dinte anglisht dhe kishte studiuar në shkollën Harry Fultz. Internimi, mjerimi, përbuzja, mungesa e shkollimit, ishte fati ynë i zi. Pas viteve ’90 të gjithë u larguam nga Shqipëria dhe jeta jonë ndryshoi. Askush nuk na e kthen dhe na e zbut dhimbjen për babain tonë të dashur, por të paktën tani jetojmë si njerëz me dinjitet, me punën tonë”.

Një tjetër vajzë, fëmija e dytë e një oficeri të ushtrisë shqiptare gjatë kohës së dikaturës tregon: “Pas viteve ’90 jeta jonë u bë e tmerrshme. Babi u flak nga puna dhe asnjë nuk e afronte në një punë tjetër se e quanin komunist. Edhe mamin e larguan nga shkolla ku jepte mësim. Dolëm të gjithë të shisnim banane në rrugë për të mbijetuar, derisa ikëm në emigracion. Jeta jonë tani është normale jashtë Shqipërisë”.

Tregon vajza e një ish-funksionari administrate, anëtar i Partisë Socialiste: “Kur PD erdhi në pushtet babi im u hoq nga puna në ministri pasi ishte deklaruar hapur si mbështetës i Partisë Socialiste. Ai nisi punë si roje në një kompani private, ndërsa mami si sanitare në dy, tre farmaci. Jeta jonë u vështirësua shumë në vitet që ishte PD në pushtet. Tani babai im është përsëri në një punë të mirë”.

Vajza e dy funksionarëve të lartë në administratën e PD-së: “U kthyem nga Shtetet e Bashkuara pasi si babi edhe mami morën poste të rëndësishme gjatë administratës së Partisë Demokratike. Për 8 vite jeta jonë në Shqipëri ishte mëse normale dhe prindërit e mi ishin të lumtur që bënë zgjedhjen e duhur për t’u kthyer në atdhe. Unë dhe vëllai vazhduam shkollën në anglisht në një kolegj prestigjoz në Tiranë. Cdo gjë shkonte shumë mirë, por kur PS fitoi zgjedhjet jeta jonë u vështirësua shumë. Si mami, edhe babi u larguan nga detyra që kishin. Nuk mund të kthehemi më në SHBA pasi aty shitëm gjithcka kishim. Prindërit e mi kanë vështirësi për pagesat e shkollës private dhe harmonia në familje shpesh thyhet nga grindje gjithmonë për vështirësitë e pagesave, koston e jetesë, çmimet e larta. Po kërkojmë të largohemi sërish nga Shqipëria, po ku të shkojmë?”

Sa dëshmi të tilla kemi dëgjuar. Lexuar, jetuar në vendin tonë të vogël. Ndryshojnë sisteme, ide, mendime, por njerëz të njëjtë, shqiptarë të njëjtë, bashkëatdhetarë të një gjuhe, bashkëvuajtës të këtij këndi kaq të bukur në Ballkanin jug-perëndimor, jemi kaq të egër, hakmarrës, shtypës me njëri-tjetrin.

Do të themi se jeta dhe puna jonë kanë me të vërtetë vlerë, vetëm kur ndryshimet e mendimit dhe të sistemeve të mos rëndojnë kaq bardh e zi, ferr e parajsë, në jetën e shqiptarëve në përgjithësi, pavarësisht cilës parti, shtresë, mendimi i takojnë. Kaq të egër me njëri-tjetrin, si ne mes shqiptarësh, në këto 100 vite të fundit, vështirë të gjenden të tjerë, një tjetër vend. Mund të themi se kemi evoluuar, vetëm nëse vlerësojmë njëri-tjetrin nga puna, e jo nga prejardhja, mendimi apo më keq, partitë.

Next Post
Sandër ‘Kimiku’? Lleshaj flet për nofkën: Njerëzit në darkë kanë shkuar në shtëpi, jo në varreza

Sandër 'Kimiku'? Lleshaj flet për nofkën: Njerëzit në darkë kanë shkuar në shtëpi, jo në varreza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditet Mbretëria e Bashkuar! Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kërkojnë shkëputje nga Britania dhe rikthim në BE! Tri pikat e projektit

Tronditet Mbretëria e Bashkuar! Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kërkojnë shkëputje nga Britania dhe rikthim në BE! Tri pikat e projektit

September 14, 2026
Rreziku rus, Gjermania dërgon deri në 1000 ushtarë në Lituani, rritet gatishmëria e NATO-s në kufirin lindor!

Rreziku rus, Gjermania dërgon deri në 1000 ushtarë në Lituani, rritet gatishmëria e NATO-s në kufirin lindor!

September 14, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

September 14, 2026
Njohja në ‘Tinder’ që alarmoi NATO-n, oficeri spanjoll lidhje romantike me gruan që dyshohet si spiune e Rusisë! Synoheshin të dhënat sekrete

Njohja në ‘Tinder’ që alarmoi NATO-n, oficeri spanjoll lidhje romantike me gruan që dyshohet si spiune e Rusisë! Synoheshin të dhënat sekrete

September 14, 2026
Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

September 14, 2026
Izraeli godet selinë e inteligjencës së Hezbollahut në Bejrut, thirrje njerëzve të evakuohen nga shtëpitë

Izraeli shton valën e bombardimeve të përgjakshme në Liban, të paktën 13 të vdekur, mes tyre edhe 6 fëmijë!

September 14, 2026
Publikohet formacioni zyrtar i Kombëtares për sfidën me Luksemburgun

Ndeshjet e Ligës së Kombeve, zbardhet axhenda e Kombëtares shqiptare, nga grumbullimi te stërvitjet

September 14, 2026
Diaspora4Innovation: Nga ekspertiza e diasporës te partneritetet afatgjata

Diaspora4Innovation: Nga ekspertiza e diasporës te partneritetet afatgjata

September 14, 2026
“TikTok” ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me 9 ditë! Fazat e procesit të mbylljes së platformës

Turni i tretë dhe tik-toku

September 14, 2026
Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i Postës Shqiptare në Durrës!

Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i Postës Shqiptare në Durrës!

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com