• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deri dje jetonin si emigrantë në ishullin Lesbos/ Ja familja që Papa mori me vete në Romë (VIDEO)

by Java News
18/04/2016 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Romë. Në shumë aspekte, Hasan dhe Nour Essa janë si të gjithë prindërit. Ata dëshirojnë një kopësht të mirë parashkollor për djalin e tyre 2 vjeç, Riyas, për të cilin thjesht duan një jetë normale. Por së pari ata duhet të mësojnë italisht.

Familja Essas arriti këtë fundjavë në Romë nga ishulli grek Lesbos. Tre anëtarët e kësaj familjeje janë ndër 12 refugjatët që Papa Françesku mori me vete në avion, pas vizitës së tij papnore tek kampi ku ka me mijëra refugjatë të dëshpëruar që kishin lënë vendin e tyre.

“Ajo që ndodhi me ne, është si një ëndërr”,- tha Nour Essa, një mikrobiologe, për BBC, të dielën. “Është si një ëndërr e mrekullueshme”.

Papa e kaloi ditën e shtunë në ishullin Leskos të Greqisë me Patriarkun Ortodoks Bartolomeo dhe me Ieronymos II, Kryepeshkopin e Athinës dhe Greqisë.

Të tre liderët fetarë dëgjuan rrëfimet e disave prej më shumë 850 mijë njerëzve që kishin zbarkuar atje nga Siria, Afganistani dhe Iraku.

Në atë që vetë Papa e quajti të shtunën si “vendimi i minutës së fundit:, familja Essas u bashkua me dy familjet e tjera siriane që hipën në avionin e Papës, për të nisur një jetë të re në Romë.

Këto familje nuk u zgjodhën sepse ishin myslimane, por thjesht sepse ato i kishin dokumentat në rregull, siç u tha Papa gazetarëve në avionin e tij. “Kjo inisiativë është thjesht humane”,- tha ai.

“Kur dëgjova se Papa na zgjodhi për të ardhur në Romë, mendova se ishte e pabesueshme”,- tha Suhila, një rrobaqepëse, e cila hipi në bordin e avionit të Papës me burrin e saj Ramy, një mësues dhe tre djemtë e tyre.

“Ai na shpëtoi jetën”,- tha Suhila, ndërkohë që mbiemri i saj nuk bëhet publik. “Për mua, ai është si një ëngjëll, si një baba që shpëtoi jetën e fëmijëve të tij”.

Suhila dhe familja e saj u arratisën nga Deir al-Zour, një qytet sirian afër kufirit me Irakun që ishte sulmuar nga ISIS. Ata arritën në Greqi në shkurt nëpërmjet Turqisë.

“Unë fola me të, por nuk mbaj më mend se çfarë i thashë”,- tha Suhila duke folur nëpërmjet përkthyesit. “Më kishin mbërthyer emocionet. Asnjë udhëheqës mysliman nuk e ka bërë këtë që bëri Papa”.

Në intervistat e marra të dielën nga “NBC News”, tre familjet myslimane, shprehën një ndjenjë të përbashkët. Që ndjenjat e Papës e kapërcejnë doktrinën e tij fetare.

“Unë nuk e besoj ende se ne jemi këtu tani”,- tha Osama, e cila iku nga periferitë e Damaskut me gruan dhe dy fëmijët. “Ai është babai i paqes në botë dhe paqja nuk ka fe”.

Ndërsa Nour Essa tha se, Papa Françesku ishte “më i rëndësishëm se një lider fetar mysliman, sepse ajo që bëri papa me ne nuk kishte për t’u bërë kurrë ndonjë lider arab apo ndonjë udhëheqës tjetër fetar mysliman”. Papa, tha ajo, “është një qënie e vërtetë humane…Ai nuk është si të tjerët”.

Historia e Essas do të ishte si historia e qindra mijërave refugjatë në Lesbos.

Ata jetonin në Zabadani, një zonë pranë kufirit libanez, që ka qënë i bllokuar nga bombardimet e rënda. Ata shkuan në Turqi dhe hipën në një barkë drejt ishullit Lesbos, pasi qeveria kërkoi që të gjithë meshkujt nga 18 vjeç deri ën 42 vjeç të merrnin armët për t’u bashkuar me ushtrinë në luftë.

Hasan Essa i pagoi një trafikanti 300 USD për t’i çuar ata në kufirin turk, të futur në pjesën e prapme të një furgoni që transportonte bagëti. Por sapo ata arritën në Aleppo, u kapën nga ISIS dhe Hasan Essa u tha atyre se ai po vinte tek ata, për t’u bashkuar me ta.

Një tjetër trafikant u gjet për të marrë këtë familje dhe për ta çuar matanë kufirit dhe duke paguar për të tretën herë, ata hipën në një anije që i çoi ata në Lesbos në 18 mars.

“Tani ata janë në Romë, ku nuk janë të trishtuar se do të kenë të njëjtën jetë që kishin pasur para luftës në Siri”,- shtoi Nour Essa.

Së pari, përballja me mësimin e gjuhës italiane. Ata janë regjistruar tashmë në kurse gjuhe që të mund të komunikojnë shpejt me popullin Italian, siç u shpreh ajo. Pastaj vjen kërkimi për një kopësht të mirë për vogëlushin, Riyad.

Për italianët, Nour Essa kishte këtë mesazh: “Unë do të doja t’i thoja popullit Italian se ne jemi njerëz normal si ju. Ne nuk jemi terroristë. Ne nuk jemi xhihadistë. Ne vetëm u arratisëm nga vendi ynë për shkak të luftës dhe ne ju duam”.

Dhe që të mos ketë më dyshim, ajo theksoi se ajo dhe familja e saj i pëlqenin shumë ushqimet e tyre: Lazanjën, makaronat dhe picën. “Mua më pëlqen lazanja”,- shtoi ajo. Syri

Next Post

Pandeli Majko shkon në burg... dhe ja "mbledh" Melamin Beratit e Kapos (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reagon për herë të parë Kryeministria për shkarkimin e Ristanit: Gjykata Kushtetuese e thotë qartë, Veliaj është kryebashkiak!

Reagon për herë të parë Kryeministria për shkarkimin e Ristanit: Gjykata Kushtetuese e thotë qartë, Veliaj është kryebashkiak!

August 29, 2026
Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

August 29, 2026
The Wall Street Journal: Sheiku i inteligjencës së Emirateve aksioner kryesor në bankën e re kripto të familjes Trump

The Wall Street Journal: Sheiku i inteligjencës së Emirateve aksioner kryesor në bankën e re kripto të familjes Trump

August 29, 2026
Dronët me eksplozivë në Leipzig ndezin alarmin, Gjermania përgatit masa të ashpra ndaj Rusisë

Dronët me eksplozivë në Leipzig ndezin alarmin, Gjermania përgatit masa të ashpra ndaj Rusisë

August 29, 2026
Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse! U identifikua nga inteligjenca ushtarake ukrainase

Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse! U identifikua nga inteligjenca ushtarake ukrainase

August 29, 2026
Të besosh të pabesueshmen

Të besosh të pabesueshmen

August 29, 2026
Protesta përçahet! Alfred Cako dhe grupi i “intelektualëve” me plan të ri: Të bllokojmë rrugët!

Protesta përçahet! Alfred Cako dhe grupi i “intelektualëve” me plan të ri: Të bllokojmë rrugët!

August 29, 2026
Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

Prapaskenat/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

August 29, 2026
Bllokohet sërish aksi Elbasan-Cërrik, ja rruga që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve!

Bllokohet sërish aksi Elbasan-Cërrik, ja rruga që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve!

August 29, 2026
Lejuan kultivimin e kanabisit, përjashtohen nga policia 3 efektivë, në hetim 11 të tjerë

Mbushën pyjet e Fushë-Arrëzit me hashash, arrestohen 2 persona! Kultivuan qindra bimë narkotike në 15 parcela

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com