• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deri më 2025, një në pesë persona në botë do të jetë obes

by Java News
18/09/2017 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombet e Bashkuara në dekadën e ardhshme kanë për qëllim ta ndalojnë obesitetin, por sipas një studimi të ri të publikuar në revistën mjekësore The Lancet, nuk ka shpresë se kjo do të ndodhë.

Studiuesit zbuluan se një e pesta e të rriturve deri në vitin 2025 do të jenë obesë. Për krahasim, në vitin 2014, një në tetë persona në botë ishte obez. “Në 40 vitet e fundit, ne kemi kaluar nga një botë në të cilën gjysma e njerëzve në botë janë të kequshqyer në një botë në të cilën kemi më shumë njerëz obesë”, tha Majid Ezzati për Guardian, udhëheqësi i studimit nga Imperial College London. Dhe derisa numri i njerëzve të kequshqyer në botë është reduktuar, rritja e obesitetit gjithsesi nuk është diçka me të cilën duhet të krenohemi.

Pothuajse 120 milionë të rritur obezë jetojnë në vendet e pasura perëndimore – Australi, Kanada, Irlandë, Zelandë të Re, Britani dhe Shtetet e Bashkuara, edhe në këto vende është shënuar numri më i madh i njerëzve obesë, transmeton Koha.net. Pas tyre, pasojnë vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Shumë nutrologë dhe punëtorë shëndetësorë për këtë e fajësojnë mënyrën e të ushqyerit, e cila është e pasur me ushqim të shpejtë, karbohidrate të përpunuara, produkte industriale, sheqerna dhe yndyra.

Dhe derisa Perëndimi lufton me obesitetin, situata në Afrikën subsahariane dhe pjesët e Azisë është e kundërt, ku problemi i kequshqyerjes atje vazhdon për dekada të tëra. Për shembull, në Burundi, vetëm më pak se 1 për qind e meshkujve janë obesë.

Çuditërisht, hulumtuesit në përfundim të studimit nuk cekin se duhet punuar në trajtimin e obesitetit si një problem global në botë, por më tepër në zgjidhjen e problemit të kequshqyerjes për ta zvogëluar shkallën e vdekshmërisë në vendet e varfra. (b.an)

Next Post
‘Proporcionali’ si mallkim për PD?! Çfarë fsheh Basha pas kërkesës për Reformë Zgjedhore?

'Proporcionali' si mallkim për PD?! Çfarë fsheh Basha pas kërkesës për Reformë Zgjedhore?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

June 14, 2026
Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

June 14, 2026
Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

June 14, 2026
FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In