Jemi gati të negociojmë nëse nuk preket asnjë cm e territorit të Teatrit. Ky ishte kushti që ka vënë aktori Arben Derhemi ndaj Bashkisë
“Nuk lejojmë që asnjë cm i Teatrit Kombëtar të cenohet. Aty fillon konsensusi me ne, dhe aty mbaron. Nuk lejojmë cenimin e territorit. Jemi gati për diskutime nëse nuk cenohet territori”, deklaroi Arben Derhemi
“Falenderoj artistët e Operas që erdhën këtu sot. Do ishte mirë që të kishin ardhur në protestat tona dhe të mos na linin vetëm. Nuk e di pse keni ardhur sot, por gjithsesi e vlerësoj. Kemi biseduar me shokët dhe miqtë, kolegët gjithashtu dhe kemi arritur në konkluzionin që ca e duan të verdhë, ca të bardhë e ca të kuq. Ne nuk cedojmë që çdo centimetër i teatrit kombëtar, është vend i shenjtë. Ai nuk do të cënohet, e ka thënë edhe Ndrenika është Jerusalem. Aty fillon dhe aty mbaron konsensusi me ne. Në rast se bisedimet fillojnë në momentin që territori nuk cënohet, ne aty po deshe ulemi dhe hamë ndonjë darkë e pimë ndonjë gotë verë. Sa për tironsit, tironsit duhet të kenë një identitet. Kullat 40 katëshe dhe 60 katëshe, janë mungesë kulture dhe mungesë vizioni”, tha Derhemi.
a.ç