• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I dërguari i Merkel, Gabriel vjen me mesazh të qartë në Tiranë për mbylljen e çadrës

by A R
15/04/2017 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e hënë pritet që “çadra” e opozitës të ketë përballjen më të vështirë, atë me një gjerman, i ardhur nga vendi prej nga ka nisur të ngjizet Reforma në Drejtësi. Në Tiranë mbërrin i dërguari i lartë i kancelares Merkel, kreu i diplomacisë së Berlinit, që nuk do  jetë thjesht kortezial në qëndrimet e tij…

Ndërkombëtarët po investohen çdo ditë e më shumë në nivele më të larta për zgjidhjen e krizës në Shqipëri. Pas një letre të ashpër të e funksionarit të lartë partiak të CDU-CSU, Franz Josef Jung, i cili i kërkonte Bashës të votonte Reformën në Drejtësi, kancelarja Angela Merkel dërgon në Tiranë ditën e hënë numrin dy të qeverisë dhe aleatin e saj politik, Sigmar Gabriel.

Gabriel është ministër i Punëve të Jashtme dhe zëvendës/kancelar i Gjermanisë dhe kryetar i SPD-së, Partisë Socialdemokrate, aleate në qeverisje.

Gabriel ishte gjithashtu pjesë e këtyre negociatave të muajit mars, pasi zhvilloi një takim në Berlin me kryeministrin Rama.

Ashtu si kryeëngjëlli Gabriel i Biblës që lajmëron ardhjen e Krishtit, por njihet në gjuhën biblike dhe si ëngjëlli i vdekjes, Gabrieli i Merkelit, nuk do të jetë si turist në Tiranë në fillim të javës. Burime diplomatike bënë të ditur për tesheshi.com se mesazhet e tij do të jenë të qarta dhe në sinkron me letrën e Jung-ut.

Opozitës do t’i kërkohet të ndërpresë bojkotin parlamentar që bllokon Reformën në Drejtësi, ku Gjermania ka investuar që të realizohet. Më tej ai mund të kërkojë dhe nga qeveria dhe Rama që të ofrojnë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kërkesë e cila mban në çadër opozitën.

Gabriel e ka parashikuar vizitën në Tiranë në kuadër të një turi të gjërë në Ballkan.

“Ne duam të mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt funksionimit të shtetit juridik, stabilitetit dhe mirëqenies”, deklaron Gabriel i cituar nga “Deutsche Welle” para nisjes së këtij turi.

Shefi i diplomacisë gjermane kërkon t’i japë një mesazh mbështetje nga BE për këto vende, ku është shtuar frika e një ndikimi në rritje rus që bie ndesh me interesat e Brukselit./Tesheshi/a.m.

Next Post
La Britaninë për Luanën, fansi i fiksuar në polici: Më kishte premtuar martesë (zbardhen mesazhet)

I fiksuari pas Luanës në gjyq: Jam i dashuruar pas saj, armën nuk do e përdorja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In