• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dërgonin njerëz në Angli me dokumente false, pranga “shefit” të grupit dhe bashkëpunëtorëve

by Java News
10/08/2019 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit njofton se ka finalizuar me sukses operacionin “Departure”, duke arrestuar gjithsej 4 persona.

Uniformat blu thonë se ky operacion u ndërmor “për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, kundrejt fitimit”.

Sipas policisë, në pranga ka rënë “koka” e grupit dhe 3 bashkëpunëtorë. Ata merrnin shuma të majme parash, me qëllim që të dërgonin shtetas shqiptarë në Angli.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni  “DEPARTURE” , për goditjen e veprimtarisë kriminale  të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit  me dokumente të falsifikuara , kundrejt fitimit .

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit.

Në pranga organizatori i grupit, i cili siguronte karta italiane të falsifikuara dhe kundrejt shumave të konsiderueshme në euro, siguronte kalimin për në vendet e BE-së, me destinacion final Anglinë. Në pranga edhe 3 shtetas të tjerë për falsifikim të dokumenteve, që i kishte marrë përsipër organizatori i grupit.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas ka finalizuar me sukses operacionin “DEPARTURE”,  duke parandaluar dhe  goditur një tjetër rast  në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të ndryshëm  për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara , kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin në  vende të BE-së me destinacion final Anglinë.

Organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale janë kapur nga Policia Kufitare me dokumente italiane të falsifikuara dhe konkretisht karta identiteti dhe karta shëndeti, të cilat do t’i përdornin pasi të kalonin kufirin nga Shqipëria në drejtim të BE-së, për të hyrë më pas ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në përfundim të veprimeve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. B., 29 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Itali, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm’’ dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’ (organizator);

A.C.,19 vjeç, banues në Koplik, Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm’’ dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’, (këtij shtetasi iu gjetën në çantë kartat e identitetit italiane dhe kartat e shëndetit italiane të falsifikuara);

  1. L., 25 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’;
  2. A., 30 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 karta identiteti italiane dhe 5 karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara, 4 aparate celulare, 3 pasaporta shqiptare, 1 pasaportë italiane, 1 leje drejtimi italiane, 4 Boarding Pass me destinacion Tiranë – Lubjanë,  4 Boarding Pass me destinacion Lubjanë – Paris.

Operacioni vijon në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet e para procedurale iu përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm’’ dhe ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’. /l.m

Next Post
Milani prezanton në Prishtinë trofeun e Champions (video)

Milani prezanton në Prishtinë trofeun e Champions (video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë drejt Gjirit Persik, rriten tensionet me Iranin

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë drejt Gjirit Persik, rriten tensionet me Iranin

October 2, 2026
Liqeni i Fierzës drejt kuotave kritike, niveli i ujit zbret në 266.95 metra

Liqeni i Fierzës drejt kuotave kritike, niveli i ujit zbret në 266.95 metra

October 2, 2026
Analiza e The Guardian: Cila është e vërteta pas bumit të jashtëzakonshëm të ndërtimeve në Shqipëri?

Analiza e The Guardian: Cila është e vërteta pas bumit të jashtëzakonshëm të ndërtimeve në Shqipëri?

October 2, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Të shtënat me armë tek “Ali Demi”, shpallen në kërkim dy persona

October 2, 2026
SPAK kontrolle në vilën e biznesmenit izraelit Ron Yeffet! Hetuesit zbarkojnë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes

SPAK kontrolle në vilën e biznesmenit izraelit Ron Yeffet! Hetuesit zbarkojnë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes

October 2, 2026
Lagarde i jep fund spekulimeve: A do të kandidojë për presidente të Francës?

Lagarde i jep fund spekulimeve: A do të kandidojë për presidente të Francës?

October 2, 2026
Zelensky: Putin urdhëroi braktisjen e rregullave të luftës -

Zelensky: Putin urdhëroi braktisjen e rregullave të luftës –

October 2, 2026
Ndeshja ndaj Finlandës, Hysaj: Kemi skuadër të fortë, objektivi të kalojmë grupin

Ndeshja ndaj Finlandës, Hysaj: Kemi skuadër të fortë, objektivi të kalojmë grupin

October 2, 2026
Ministri Nufi takohet me Ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt: Me SHBA, Shqipëria qëndron krah për krah për lirinë, sigurinë dhe paqen!

Ministri Nufi takohet me Ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt: Me SHBA, Shqipëria qëndron krah për krah për lirinë, sigurinë dhe paqen!

October 2, 2026
Aksident zinxhir në SHBA, përplasen 69 makina në një autostradë, shkak mjegulla e dendur që kufizoi fushëpamjen e shoferëve

Aksident zinxhir në SHBA, përplasen 69 makina në një autostradë, shkak mjegulla e dendur që kufizoi fushëpamjen e shoferëve

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com