• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Derbi në dy ditë, De Biasi e di si mund të fitohet

by Java News
02/12/2016 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gianni De Biasi e ka ende të freskët ndeshjen me Maqedoninë që zgjati dy ditë. Po, ishte nga ato ndeshje që të bënin me zemër, sepse Shqipëria po barazonte kur stuhia ndërpreu në Shkodër takimin e vlefshëm për eliminatoret e Botërorit 2016. E njëjta gjë ndodhi edhe me derbin, ku Tirana dhe Partizani do të luajnë sot në orën 14:00, 27 minutat e mbetura nga takimi i djeshëm.
“Është një situatë e sikletshme,- thotë De Biasi për “Panorama Sport”. – E rëndësishme është që të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia dhe këtu e kam fjalën për të dyja ekipet, pasi nuk jam tifoz i asnjërës”, shprehet ai.
Mister, ç’do të thotë të luash të njëjtën ndeshje dy ditë?
Është e vështirë, është e ndërlikuar. Situatë e sikletshme për trajnerët dhe lojtarët.
Pse?
Sepse nga njëra anë ke avantazhin që lojtarët i ke të freskët, mund të bësh edhe ndonjë korrigjim që mendon se ia vlen, por nga ana tjetër është çështje psikologjike. Disa lojtarë nuk e kanë problem që të rinisin ndeshjen dhe të luajnë njësoj, por disa të tjerë ndoshta e kanë të vështirë të hyjnë në rrjedhën normale të ndeshjes dhe kjo mund të jetë fatale, sepse minutat i ke të pakta në dispozicion.
Çfarë këshille do t’u jepje trajnerëve për ta fituar ndeshjen, duke qenë se ju fituat kundër Maqedonisë?
Së pari, po ju them se unë dhe Kombëtarja kishim shumë më pak minuta në dispozicion se ata (15 gjithsej). Nuk besoj se situata është tërësisht e njëjtë, por gjithsesi e rëndësishme është që ekipet të ruajnë gjakftohtësinë dhe kthjelltësinë. Së dyti, ma merr mendja se trajnerët menjëherë do të shikojnë minutat e luajtura të kësaj ndeshjeje në video. Mendoj se është e rëndësishme, sepse kupton se ku dhe pse të ka vënë në vështirësi rivali e më pas ku mund të përfitosh ti.
Ju, çfarë u thatë lojtarëve para se të niste raundi i dytë me Maqedoninë?
Asgjë speciale. Thjesht luani mirë dhe sipas porosive që u kam lënë…
A e patë derbin, kush ju duk më mirë?
Nuk do të ishte etike të bëja vlerësime për një ndeshje që nuk ka përfunduar. Të presim nesër (sot) edhe të shohim…
A ka avantazhe një situatë si kjo?
Ka avantazhin që ekipet kthehen në fushë të freskëta. Por, në ndryshim nga ndeshja e Kombëtares, stafet e Tiranës dhe Partizanit kanë më shumë kohë që të shikojnë videot dhe ta marrin më me qetësi… ne në orën 1 të natës përfunduam në hotel… imagjinoni sa kohë kishim…
Kush e fiton derbin?
Mendoj që skuadra që do të jetë më racionale në rastet që do të ketë. E përsëris, duhet qetësi, vetëbesim dhe cinizëm për mundësitë që të jepen. Ke shumë pak kohë për të eksperimentuar, ndaj nuk ia vlen…
Panoramasport/d.i.

Next Post
Po të hidhni këtë përbërës në kafen tuaj dhe largoni dhjamin

Po të hidhni këtë përbërës në kafen tuaj dhe largoni dhjamin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In