• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Derbi, Mihajlovic i shkruan Mancinit: Kush humb, paguan për refugjatët

by
11/09/2015 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Derbi, Mihajlovic i shkruan Mancinit: Kush humb, paguan për refugjatët

Trajneri i Milanit i ka bërë një propozim të veçantë kolegut të Interit nëpërmjet një letre të publikuar sot në “Gazzetta dello Sport”. “Kush do të fitojë derbin do të paguajë duke shkuar në ndihmë të refugjatëve dhe nëse dalim barazim do ta dyfishojmë shumën”, i ka shkruar Mihajlovic trajnerit të Interit.

Letra

“Gjithmonë kam falënderuar ata që në jetën time më kanë dhënë mundësinë të shpreh cilësitë e mia njerëzore dhe profesionale. Ndihem një njeri me fat, për sa kam bërë deri tani. Për ëndrrat e kthyera në realitet. Dhe një pjesë të këtyre gëzimeve i kam marrë në Milano ku kam mbyllur karrierën time si lojtar dhe kam filluar atë si trajner. Të kesh mundësinë të luash derbin në këtë qytet, në fillim si futbollist dhe tani si trajner, e konsideroj një privilegj të madh, një krenari, një medalje që mund ta vë në gjoks me krenari. Këtë do t’ia them edhe lojtarëve para ndeshjes së të dielës. E bëjmë këtë profesion për të jetuar mbrëmje të tilla, në një stadium si ‘San Siro’, përballë tifozerive të zjarrta si ato të Milanit dhe Interit. Një ditë, duke parë mbrapa, mes momenteve që do të më vijnë në mend, do të jenë edhe këto. Për këtë arsye, kam menduar se do të ishte bukur, për mua që kam jetuar dhe jetoj edhe tani këtë privilegj, t’i kthej diçka mbrapsht këtij qyteti, të paktën dy herë në vit, në ditët e derbit, ditët kur zemra e Milanos rreh në ‘San Siro’. Dhe të ndihmoj ata që, në këtë qytet, nuk kanë qenë aq me fat sa ne. E di se dy klubet bëjnë shumë për solidaritetin. Kjo e imja është vetëm një nismë personale dhe një ‘sfidë e zemrës’ që ia bëj atij që si unë nga Milano ka marrë shumë, mikut dhe kundërshtarit tim, Roberto Mancini”.

Next Post

Rusia: Kryeministri ukrainas ka luftuar përkrah çeçenëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

March 11, 2026
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

March 11, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

SPAK, paraburgimi, Berisha dhe… ‘hip së të vrava, zbrit se të vrava’

March 11, 2026
Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

March 11, 2026
“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In