• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Derbi i Shqipërisë mbyllet pa fitues, Tirana e Vllaznia ndahen në paqe

by Java News
08/11/2019 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një paqe e ftohtë, në një stadium të ftohtë! Tirana dhe Vllaznia nuk kanë shkuar më shumë sesa një rezultat pa gola në sfidën e parë të javës së 12-të të luajtur në “Selman Stërmasin” e zbrazët për shkak të dënimit dhënë kryeqytetasve nga Komisioni i Disiplinës. Një sfidë e cila sheh dy skuadrat të ndalen nga shtyllat, duke bërë që të marrin secila nga një pikë, pikë që u shkon më shumë për shtat shkodranëve.

Momentin e parë të mirë për shënim e kanë miqtë nga Shkodra me brazilianin Hygor që ndalet nga traversa e Likës në minutën e 21-të, ndërsa bardheblutë kundërpërgjigjen me Bathën, i cili detyron Sherrin të bëjë një pritje spektakolare tre minuta më pas, me gardianin e Vllaznisë që e devijon topin mbi tra pas ekzkutimit të mirë të goditjes së dënimit nga mesfushori i Tiranës.

Në pjesën e dytë janë vendësit të pafat, kur Majkëll Ngo e përplas topin në shtyllë në të 53-ën, ndërsa Ilion Lika ndal një kundërsulm të rrezikshëm të Vllaznisë, duke pritur finalizimin e Shtubinës.

Në kohën shtesë, Malota i mohon një gol të sigurt Tiranës. Dunga arrin të devijojë drejt kuadratit, por pa forcë, ndërsa mbrojtësi lezhjan e largon sferën përpara se t’i afrohet vijës fatale. Përfundimisht 0-0, Tirana ngjitet në vendin e tretë me 19 pikë, ndërsa Vllaznia arrin Laçin në vendin e gjashtë në kuotën e 16 pikëve.

Next Post
Real Story/Panelistët: “Rrumi” ka lidhje me zyrtarë të lartë, fshin dosje. 3 herë në muaj shkon në Holandë

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, policia aksion 'Blic' në Elbasan për kapjen e të dyshuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com