• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Derbi i 146 i kryeqytetit… i pari që do të luhet jashtë Tiranës, në “Elbasan Arena”

by Java News
20/09/2016 22:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dielën e 25 shtatorit, në orën 17:00, do të luhet derbi i 146-të i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, takim i vlefshëm për javën e katërt të kampionat. Por, në krahasim nga përballjet e tjera mes dy klubeve kryeqytetase, ky derbi do të jetë më i veçanti në historinë e sfidave mes tyre, pasi për herë të parë takimi do të luhet jashtë kryeqytetit.

Tifozet ne derbin Partizani-Tirana 1-1

Derbi i 146-të mes dy kryeqytetasve do të mbahet në stadiumin “Elbasan Arena”. Partizani është pritës i kësaj ndeshjeje, por prishja e stadiumit “Qemal Stafa” i ka lënë pa shtëpi “demat”. Në këto kushte, Partizani ka zgjedhur “Elbasan Arena”-n si stadiumin ku do të presë mysafirët këtë sezon, ku pa dyshim bën pjesë edhe Tirana.

Kryeqyteti ka mbetur me një stadium, “Selman Stërmasi”, i cili administrohet nga Tirana dhe, përveç tyre, si pritës në këtë impiant luan edhe Korabi. Historia e përballjeve mes dy klubeve kryeqytetase ka nisur me fitoren 8-0 të Partizanit në 1947-ën për të ardhur te barazimi 2-2 më 4 maj 2016.

Por kësaj radhe derbi i kryeqytetit do të hyjë në histori, pasi për herë të parë do të luhet jashtë Tirane. Zhvendosja e takimit në Elbasan bën që problematika të shtohet, gjë e cila lidhet me udhëtimin e dy tifozërive, që në derbet e fundit janë shoqëruar edhe me përplasje jashtë stadiumit./panorama/a.k

derbi

Nëse në kryeqytet shmangej përplasja mes dy tifozërive gjatë marshimit drejt stadiumit, për vetë pozitën gjeografike, kësaj radhe kërkohet një plan i mirë i detajuar për të evituar konfliktet. Forcat e rendit do të kenë një mision të vështirë për të llogaritur me minutazhe precize itinerarin e udhëtimit të dy tifozërive drejt Elbasanit.

Problem mbetet edhe sigurimi i udhëtimit për tifozët, pasi në mungesë të linjës hekurudhore, kërkohen rreth 100 autobusë për të transportuar ultrasit e dy klubeve drejt Elbasanit.

Stadiumi

“Elbasan Arena” kthehet në identitet për derbin. Tashmë është e konfirmuar për “Panorama Sport” se po vendosen stolat që u hoqën në sfidën midis Partizanit dhe Vllaznisë, në pjesën e ultrasve të të kuqve. Fillimisht u mendua se edhe sektori ku do të qëndronin ultrasit e Tiranës do të hiqeshin, por nuk do të ndodhë kështu. Përgatitjet për vendosjen e ndenjësve të hequra kanë nisur që dje.

elbasan-arena-03

“Për derbin, stadiumi ‘Elbasan Arena’ do të jetë i kompletuar dhe nuk bëhet fjalë që të ketë sektorë pa ndenjëset përkatëse. Pra, stadiumi do të kthehet në identitet për derbin dhe për ndeshjet në vazhdim”, u shpreh për “Panorama Sport” drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Genc Tomori.

Next Post
Deputeti Florion Mima: Vlera e drogës shqiptare në tregun me pakicë arrin 13 miliardë euro

Deputeti Florion Mima: Vlera e drogës shqiptare në tregun me pakicë arrin 13 miliardë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga ANTIFA te ndërhyrjet e huaja, deputetja paralajmëron për rrezikun e protestave

Nga ANTIFA te ndërhyrjet e huaja, deputetja paralajmëron për rrezikun e protestave

October 20, 2026
Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

October 20, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Bota në kaos, Shqipëria më e rrezikuar se kurrë

October 20, 2026
Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

October 20, 2026
Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

October 20, 2026
VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

October 20, 2026
Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

October 20, 2026
Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

October 20, 2026
Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

October 20, 2026
Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com