• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Der Standard: Qeveria maqedonase edhe më autoritare

by A R
25/02/2016 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Definitivisht Maqedonia nuk do ketë zgjedhje në 24 prill, siç u parashikua nga qeveria VMRO-BDI, kjo për shkak të detyrimit ndërkombëtar që vlerësuan se kushtet nuk janë plotësuar për zgjedhje demokratike dhe të lira, shkruan gazeta prestigjioze Der Standard, transmeton Bota Sot.

“Ata u përpoqën me çdo kusht që të mos ndodhte, mirëpo nën trysninë e të huajve ish kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, pranoi që zgjedhjet të shtyhen në 5 qershor nga 24 prilli që ishin paraparë. Deri atëherë do ketë kohë të mjaftueshme për pastrimin e listës zgjedhore dhe rregullimin e mediave qeveritare duke i dhënë hapësirë edhe partive opozitare.

Nata e së mërkurës solli edhe votimin në parlamentin maqedonas për shtyrjen e zgjedhjeve, sipas kërkesave të BE-së dhe OSCE-së, duke i dhënë një frymëmarrje vendit, i cili, nga viti 2006 i udhëhequr prej Nikolla Gruevskit ka shkuar gjithmonë e më shumë drejt një vendi autoritar.

Tre gratë e guximshme të Prokurorisë Speciale

Nën lehtësuesin evropian, Johannes Hahn, Nikolla Gruevski ra dakord për krijimin e qeverisë teknike, Prokurorisë Speciale, megjithatë ai del me premtime të shpeshta në televizionet shtetërore e private sikur të ishte akoma kryeministër i shtetit.

Gjithashtu Prokuroria Speciale ndodhet në një trysni të madhe. Është një Art i Luftës, pasi gjyqi i kontrolluar nga partia konservative VMRO, mundohet të bllokojë punën e Prokurorisë me rastin e fundit të “Titanik”.

Megjithatë Prokuroria Speciale nën udhëheqjen e tri grave të guximshme Katica Janeva, Fatime Fetai dhe Lence Ristovska po i sjell shpresë popullit të depresuar, për ndërtimin e një shteti demokratik e të lirë. Ato paraprakisht kanë paditur dy ish-ministra të qeverisë, Gordana Jankulovskën dhe Mile Janakievskin.

Tani shtohen mundësitë për zgjedhje më të lira dhe demokratike në vend. Vetë VMRO votoi në minutën e fundit, edhe pse përfaqësuesi i saj rregullisht shmangte takimin me ambasadorin amerikan, Jess Bailey, për të mos shtyrë zgjedhjet. Gruevski ishte paksa i sigurt, që disa miq të tij evropianë do e mbështesnin deri në momentet e fundit”, thuhet në tekstin e shkruar nga gazetarja Adelheid Wolfl.

Next Post

"Parandalimi"/ Sekuestrohen armë e granata, pranga dy personave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Izrael pa fitues të qartë, katër skenarët për formimin e qeverisë së re

Zgjedhjet në Izrael pa fitues të qartë, katër skenarët për formimin e qeverisë së re

October 30, 2026
Koreja e Veriut teston dronët sulmues dhe raketat, teksa Kim bën thirrje për “epërsi absolute“

Koreja e Veriut teston dronët sulmues dhe raketat, teksa Kim bën thirrje për “epërsi absolute“

October 30, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

Dita e sotme me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

October 30, 2026
Irani raporton sulme amerikane ndaj Gardës Revolucionare, shpërthime pranë Hormuzit

Irani raporton sulme amerikane ndaj Gardës Revolucionare, shpërthime pranë Hormuzit

October 30, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

Begaj mban sot tryezën e konsultimeve për datën e zgjedhjeve vendore 2027

October 30, 2026
Katër të vdekur dhe 11 të lënduar nga rrëzimi i helikopterit italian në Bosnjë

Katër të vdekur dhe 11 të lënduar nga rrëzimi i helikopterit italian në Bosnjë

October 30, 2026
Pentagoni i dërgon sinjal Europës: Ulni retorikën ndaj Rusisë

Pentagoni i dërgon sinjal Europës: Ulni retorikën ndaj Rusisë

October 30, 2026
Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

October 30, 2026
Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

October 30, 2026
Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In