• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Der Standard”: Loja e Serbisë dhe Shqipërisë me shtetësinë në Ballkan, po zhvendos kufijtë

by Java News
27/10/2017 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gazeta austriake shkruan se presidenti serb Aleksandar Vuçic dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po luajnë rolin e prijësve të serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan.

Kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi propozon që bashkëvendësit e tij të marrin shtetësine e Republikës së Shqipërisë, kjo s’ka të bëjë vetëm me «lirinë e lëvizjes, por edhe me popullaritetin», shkruan gazeta austriake «Der Standard».

Loja me shtetësi në Ballkan po ecën paralelisht me zhvendosjen mentale të kufijve. Ndërkohë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka zbuluar këtë formë të «politikës fqinjësore».

«Ai nuk po përzihet vetëm në politikën e partive shqiptare në Maqedoni, por i ka emëruar edhe katër shtetas të Kosovës zëvendësministra. Ai po ashtu ka paralajmëruar se do të liberalizojë regjimin kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës», nënvizon e përditshmja vjeneze.

Sipas «Der Standard» marrëveshja e pritshme mes Kosovës dhe Serbisë mund të çojë në njohjen indirekte të shtetësisë kosovare nga Beogradi, por njëkohësisht kufiri verior i Kosovës me Serbinë mund të bëhet edhe më lehtë i depërtueshëm për serbët, të cilët përbëjnë shumicën në veri të Kosovës.

Dhe kjo mund të bëhet sipas modelit të kufirit mes Kosovës jugore dhe Shqipërisë, paralajmëron gazeta. Kështu do të potencohej përkatësia etnike dhe assesi integriteti territorial i shteteve.

«Der Standard» thekson se këto zhvillime u shkojnë për shtati para së gjithash dy politikanëve: presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri të Shqipërisë Edi Rama, të cilët po sillen si prijës të serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan me qëllim të «pajtimit historik», siç thotë Vuçiq.

«Të gjithë përfaqësuesit e BE-së lavdërojnë faktin se ata dy kanë shkëmbyer vizita. Pra, Perëndimi është duke luajtur në këtë teatër. Kjo është e çuditshme, sepse marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë kurrë nuk kanë qenë problematike».

«Der Standard» shkruan se ka kosovarë që u acarohen nervat mbi përzierjen e Shqipërisë. Lideri i opozitës Albin Kurti tha së fundi se nuk e kupton llafazanërinë mbi «pajtimin historik».

Deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku shtoi se as Rama, as Shqipëria nuk kanë të drejtë të flasin mbi pajtimin mes serbëve dhe shqiptarëve. Sipas tij Kosova është shtet i pavarur dhe çështjen e pajtimit duhet ta kryejë vetë.

Njëkohësisht Vuçiqi po e mbështet nismën nacionaliste mbi sigurimin e mbijetesës së identitetit kulturor serb në ish-Jugosllavi. Përevç kësaj kriminelët e luftës si gjeneralët Vladimir Llazareviq dhe Nebojsha Pavkoviq janë lejuar të ligjërojnë në Akademinë Ushtarake në Beograd. (dp)

Next Post
Taksa për miell në Kosovë, Serbia humb 3.5 milionë euro

Taksa për miell në Kosovë, Serbia humb 3.5 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Việt Nam – Đánh giá uy tín và an toàn – Hướng dẫn đăng ký – APK 2026

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In