• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Der Spiegel” kritikon liderët e Ballkanit: Po keqpërdorin BE-në pë interesat e tyre (Vuçiç shtiret si fans i Europës, por…)

by Java News
08/01/2017 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në çdo vend të Ballkanit Perëndimor, sundojnë politikanë autoritarë dhe klika të korruptuara, të cilat gjithnjë e më tepër po largohen nga demokracia dhe shteti ligjor, thuhet në një artikull të botuar sot në prestigjiozen gjermane Der Spiegel, ku analizohen raportet e BE-së me këto vende

Ka një kohë të gjatë që vendet e BE-së dhe ato të Ballkanit Perëndimor po punojnë drejt përafrimit. Tashmë Mali i Zi dhe Serbia po zhvillojnë bisedime konkrete për anëtarësim në BE. Për Bashkimin Evropian është me shumë rëndësi zbatimi në praktikë i vlerave demokratike dhe të shtetit ligjor në këto vende. Mirëpo, udhëheqësit autoritarë në rajon nuk po e marrin më seriozisht kryeqendrën evropiane, Brukselin. Ata tashmë po flirtojnë me Rusinë dhe Turqinë. Ndërkaq, as BE-ja më nuk po insistion në respektimin e parimeve. Ajo tani ka nevojë më shumë për partnerë politikë dhe garantues të stabilitetit.  Ky trend aktual, për eksperëtët, është shumë i rrezikshëm, shkruan sot në artikullin e saj revita prestigjioze gjermane Der Spiegel, transmeton gazetametro.net.

Kryeministri serb Aleksander Vucic, shtiret si një fans i dhënë shumë pas vlerave të Bashkimit Evropian. Kjo mund të shihet edhe nga vardisjet që ai i bën në mënyrë periodike Kancelares gjermane Angela Merkel, duke i bërë deklarata dashurie për qëndrimin e saj humanist dhe demokratik. Me të njëjtin angazhim, shprehet ish ministri i propagandës së diktatorit Milloshevic edhe lidhur me postulatet për pajtim në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Por Viçic di dhe ndryshe: në mënyrë demonstrative ai celebron edhe raportet e miqësisë që ka me presidentin rus. Në Moskë, ai arriti një marrëveshje me presidentin Vladimir Putin për blerjen e avionëve luftarakë, ndërsa rregullisht ai lejon mbajtjen e manovrave të përbashkëta ushtarake me ushtrinë ruse në afërsi të kufirit me fqinjin e armiqësuar Kroacinë.

Ai nuk e ka problem të përdorë fjalë kërcënuese dhe të përcjellë mesazhe  të tilla në adresën e politikanëve opozitarë, atyre që mendojnë ndryshe prej tij dhe tek mediet e lira. Dhe natyrisht në sytë e tij, ajo që shkruhet për Masakrën e Srebrenicës, edhe kur ajo cilësohet gjenocid, për të është propagandë antiserbe.

Vuçic, i cili Serbinë postjugosllave e sundon me të njëjtin pushtet, ashtu siç bëri para tij Sllobodan Miloshevic, është një shembull i një udhëheqësi shtëtëror autoritar, populist dhe nacionalist në rajon, i cili me këto sjellje po largohet gjithnjë e më shumë nga rruga demokratike dhe shteti ligjor, që janë vlera të Evropës së re dhe rendit politik të ri botëror demokratik.

Në mënyrë nominale Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia tashmë një kohë të gjatë zhvillojnë negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa në këto negociata pikrëndesë është zbatimi i vlerave themelorë të Bashkimit Evropian, që janë demokracia dhe shteti ligjor.

Në të vërtetë, pa përjashtim në çdo vend të rajonit në Balkanin Perëndimor, sundojnë politikanë autoritarë dhe klika të korruptuara, ndërsa në asnjë prej këtyre vendeve nuk sundon shteti ligjor.

Këto zhvillime nga eksopertë dhe politikanë të poltikës së jashtme të Bashkimit Evropian, në kontest të krizës evropiane, asaj të refugjatëve, si dhe të luftës në rritje për ndikim në sferat gjeopolitike, shihen me majft dyshim dhe brengë.

“Viti 2016 ishte vit kulminat për vendet e Ballkanit Perëndimor”, thotë politikologu boshnjako austriak Vedran Xhihiç . “Procesi i demokratizimit ëshë vënë në pikëpytje si i tërë në në rajonin ballkanik. Elitat politike të atjeshme, nuk po e marrin më me siriozitet Bashkimin Evropian, ndërsa po luajnë lojëra të dyfishta me Brukselin. Për Ballkanin Perëndimor, më nuk ka më një rrugë normative dhe lineare, ndërsa mbetet ppërsëri gjithëçka e hapur me mundësinë e shumë skenarëve.”

Ngjashëm mendon edhe politikani kroato-gjerman Josip Juratovic. Ai paralajmëron për pasoja në këtë drejtim: “Mos integrimi i Ballkanit Perëndimor mund të jetë shumë i rrezikshëm, ashtu siç ka treguar shkatërrimi i Ish Jugosllavisë. Më nuk është e majftushme që herë pas here të mbahet ndonjë samit  ku të shpallen dhe deklarohen synimet për proceset euroiintegruese drejt BE-së.”

Në fakt, Bashkimi Evropian është dekluar si padroni mbrojtës për vendet  Ballkanit Perëndimor. Dy vende: Bosnjë dhe Hercegovina dhe Kosova po administrohen nga dy misione ndërkombëtare të Bashkimit Evropian dhe këto dy vende janë shumë të varuara nga ndihma financiare  BE-së.

Në mënyrë të veçantë, Gjermania është angazhuar në planin diplomatik në rajon. Në vitin 2013 dhe 2014, ajo ka qenë fuqishëm e angazhuar në procesin të ashtuquajtur të Berlinit me qëllim krijimin e një perspektive të sigurt eruro-integruese për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vitin e kalur Gjermani mori edhe rolin ndërmjetësues në krizën e Maqedonisë, pas dështimit të ndërmjtësimit nga diplomatët e Bashkimit Evropian.

Megjjitatë, klima e krijuar tani, e lodhjes nga zgjerimi, duket se ka bërë që politika e BE-së të lëshojë pe nga parimet dhe ti zëvendësojë për momentin ato me moton: Realpoltikë në vend të shteti ligjor”. Bashkimi Evropian, në këtë situate, tani ka nevojë për liderë të fuqishëm në rajon, të cilët do të jenë partnerë dhe garantë të stabilitetit.

Kryeministri serb Vucic dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do të duhej të negocionin procesin e normalizimit midis dy vendeve  dhe kjo përmes procesit të dialogut, që po mbahet larg syve të opinionit publik, ndërsa aktor ka Thaçin, pjesëmarrja e të cilit në krime të luftës ende mbetet e pasqaruar ashtu si deri më tani.

Edhe ish kryeministri maqedonas Nikola Gruevski, është i aukuzuar për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsionit. Por, ai i duhet BE-së për të menaxhuar krizën e refugjatëve, ku roli i Maqedonisë shihet si një pengesë për refugjatët që mund të vërshojnë nga Greqia.

Shembull tjetër për këtë poltikë të BE-së, është dhe rasti i Malit të Zi, një vend i vogël në revierën e Adriatikut, i cili po qeveriset që një çerkshekulli nga një ish komunist, Milo Gjukanoviq. Që nga prishja e Jugosllavisë, ai po qeveris këtë vend me një klikë familjare dhe miqësh si të ishte ky shtet një sipërmarrje private.

Ndonëse Mali i Zi nuk ka përmbushru as një kriter nga katalogu i vlerave bazike të BE-së, ky vend merr përditë lëvdata nga Brukseli zyrtar për gjoja përpjekjet e tij eurointegruese. Për më tepër ky vend bëhet këtë vit edhe anëtar i NATO-s, sepse Gjykanovic në mënyrë shumë fine është kujdesur të ruajë stabilitetin dhe qetësinë, duke i dërguar sinjale Bruekselit se ndryshe do të  koketojë me Putinin apo presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Krej ndryshe nga BE-ja i rregullon raportet me këta liderë të Ballkanit Perëndimor, presidenti turk Erdogan kur bëhet fjalë për sensin e traditës së vjetër ballkanike, në luftë për ta rikthyer atë në zonë interesi  nën ndikimin e tij politik.

Kur ai martoi vajzën e tij, shfrytëzoi rastin që për të krijuar marrëdhënie të forta pa rënë në sy, ai kishte ftuar në dasmë kryeministrin e Shqipërisë dhe udhëhqjen shtëtërore prej tre anëtarësh të Bosnjë e Hercegovinës, si mysafirë nderi.

Next Post

Arrestimi i Haradinajt shenjë dobësie, jemi të paartikuluar në Perëndim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In