• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i Haradinajt shenjë dobësie, jemi të paartikuluar në Perëndim

by Spartak Ngjela
08/01/2017 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Asnjëherë shqiptarët, që pas Ismail Qemalit, nuk janë drejtuar nga njerëz me personalitet. Kjo dhe kundërshtimi i fuqive të mëdha europiane Francë-Rusi, kanë qënë dhe fatkeqësia kryesore e rrudhjes së territoreve shqiptare dhe e ekzistencës reale të varfërisë dhe prapambetjes shqiptare në qytetërim.

Ka një defekt historik në koshiencen politike shqiptare: gjithmonë krerët që kanë dashur të drejtojnë shtetin, kanë shitur interesin kombëtar. I pari e krijoi precedentin Esat Toptani: një matrapaz ordiner ky i shitjes së interesit kombëtar. I njohur fillimisht si luftëtar në rrethimin e Shkodrës nga Malazezët në vitin 1912, dhe shumë i pasur, luajti gjithçka kundër Shqipërisë në favor të xhepit dhe ambicies së tij patologjike për të qënë princi i Shqipërisë.

I dyti spikati Ahmet Zogu, përgjithësisht i paditur, dhe patologjik për të qënë princi i Shqipërisë, gati për të shitur gjithçka, sikurse i shiti. Nuk krijoi asnjë lloj impakti në arenën ndërkombëtare si politikan i artikuluar, dhe e la Shqipërinë në mes të katër rrugëve gati për t’u shpërbërë…

I treti ishte Enver Hoxha, gati injorant edhe ky si dy të parët. Shitës i madh i interesave të shqiptarëve dhe Shqipërisë fillimisht, dhe një izolacionist i paskrupull deri në sadizmëm më pas. E izoloi Shqipërinë nga kompleksi i inferioritetit që kishte me klasën politike perëndimore, vetëm për pushtet personal.

I katërti ka qënë Sali Berisha, që me urrejtje antishqiptare, nuk e la Shqipërinë të hynte në Perëndim, sepse e dinte që nuk pranohej nga amerikanët, të cilët, pasi e përkrahën në vitin 1991-1992, deshën ta rrëzonin që në vitin 1993-1994 si forcë e islamizmit radikal në Shqipëri, dhe e rrëzuan në vitin 1997 pas trazirave të mëdha të viteve 1996-1997.

II.Po sot?

Sot Shqipëria drejtohet sërish nga politikanë krejt të paartikuluar politikisht në nivel perëndimor, por interesi i madh amerikan dhe europiano-perëndimor ka bërë që kjo politikë e paartikuluar që drejton, të mbijetojë derisa amerikanët dhe gjermanët të bëjnë reformën e thellë në drejtësinë shqiptare dhe të zhvillojnë deri në fund luftën kundër korupsionit ultra kriminal të politikës së lartë shqiptare.

Reforma e pritur do t’i japë fund antiintelektualizmi të të politikës shqiptare, për të sjellë edhe në Shqipëri, në drejtim, një klasë politike të artikuluar.

lll. E gjithë kjo gjendje sterile që ka sjellë në Shqipëri një sundim i gjatë injorant dhe të korruptuar, e ka rrëzuar deri në zero personalitetin e Shqipërise dhe shqiptarëve në rrafsh perëndimor. Por është pikërisht ky personalitet i rrafshuar deri në zero i Shqipërisë si shtet që ka sjellë ndërkohë edhe neglizhimim ndërkombëtar ndaj ecurisë së shtetit shqiptar të Kosovës. Është pikërisht kjo mungesë e theksuar e personalitetit të Shqipërisë në Perendim, që ka sjellë si rezultat edhe vështirësinë e madhe të njohjes së Kosovës plotësisht si shtet i pavarur në arenën ndërkombëtare.

Rasti më i freskët është arrestimi i Ramush Haradinajt, i cili edhe pse është një hero i luftës për pavarësinë e Kosovës, arrestohet nga policia franceze për hesap të serbëve. E pra, ku e gjejnë serbët këtë forcë që i dalin ndesh historisë së shqiptarëve, në një kohë kur shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës janë në aleancë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Këtu duhet të fillojë.analiza e re e pozicionit shqiptar.

Është mungesa e një arsyeje politike të brendshme réformiste në

Shqipëri, që po dëmton të gjithë çeshtjen shqiptare në Ballkan. Kjo reformë e pengusr që po pritet dhe që duhej të kishte përfunduar tani, iu ka dhënë shumë forcë qarqeve antishqiptare të fqinjëve të Ballkanit. Kuptohet se ka një lojë bashkëpunuese midis korrupsionit të lartë politik në Shqipëri, dhe politikave antishqiptare të fqinjëve. Rasti më i freskët ishte banditizmi i Berishës kundër karakterit shqiptar në Himarë. Por ka dhe shumë bashkëpunime të nëndheshme të tipit esadist dhe zogollian në këto momente të rëndësishme, për të penguar triumfin e çështjes shqiptare në Ballkan dhe të emancipimit tërësisht perëndimor të Shqipërisë europiane që po aspiron antarësimin e saj në Bashkimin Europian.

Të gjithë kundërshtarët historikë të Shqipërisë dhe çështjes shqiptare në Ballkan, janë hedhur sot për të denigruar shqiptarët. Por, në çeshtjen e Ramush Haradinajt, një pikë kyçe në favor të shiptarëve pritet të jetë qëndrimi i politikës amerikane. Dhe ai do të vijë….

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Tiranë, dy të rinjtë marrin peng 22 vjeçarin nga Durrësi, e mbajnë të lidhur, derisa...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pësoi kolaps gjatë stërvitjes, Bayern Munich reagon zyrtarisht për Kompany: Si paraqitet gjendja shëndetësore e trajnerit belg

Pësoi kolaps gjatë stërvitjes, Bayern Munich reagon zyrtarisht për Kompany: Si paraqitet gjendja shëndetësore e trajnerit belg

October 23, 2026
Mashtrimi 2 mln euro me detyrimet tatimore, si funksiononte skema

Zbatimi i Ligjit të Faljes, Tatimet njoftojnë fshirjen e 453 milionë eurove detyrime!

October 23, 2026
Vapa ndryshon tregun e banesave në Francë, blerësit kërkojnë shtëpi më të freskëta -

Vapa ekstreme/ Zbulohet bilanci tragjik i viktimave për verën e vitit 2026-të, mbi 50 mijë persona ndërruan jetë nga i nxehti!

October 23, 2026
Dekretimi i ligjit për pagat e magjistratëve, Bardhi: Pikëpyetje mbi rolin e Presidentit si garant i Kushtetutës!

“Rama sulmoi studentët”- Bardhi: Qytetarët që protestojnë kërkon t’i shpallim fajtorë, kurse…

October 23, 2026
Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve nga Amerika

Lindja e Mesme/ Gjermania, Franca dhe Britania gati për negociata me Iranin për armët bërthamore

October 23, 2026
Netanyahu mohon se Trump e pengoi të sulmonte Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit: Janë në gjunjë, do ta rrëzojmë regjimin

Netanyahu paralajmëron operacion të gjerë në Bregun Perëndimor, dy palestinezë dhe dy ushtarë izraelitë të vrarë

October 23, 2026
Britania përgatitet për skenarët më të këqij, qytetarëve u kërkohet të sigurojnë rezerva për 3 ditë

Britania përgatitet për skenarët më të këqij, qytetarëve u kërkohet të sigurojnë rezerva për 3 ditë

October 23, 2026
SHBA gjobit Air France dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

SHBA gjobit Air France dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

October 23, 2026
“Masa shtesë për ta parandaluar”- Ministri Demo mesazh nga Italia: Liria e protestës është e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk justifikohet!

“Masa shtesë për ta parandaluar”- Ministri Demo mesazh nga Italia: Liria e protestës është e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk justifikohet!

October 23, 2026
Të shtënat vdekjeprurëse pranë Parisit, autoritetet: Ngjarje terroriste

Të shtënat vdekjeprurëse pranë Parisit, autoritetet: Ngjarje terroriste

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In