• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Der Spiegel: “Heroi” dibran në ishullin grek, që mirëpret i vetmi refugjatët sirianë

by
20/08/2015 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Der Spiegel”: “Heroi” dibran në ishullin grek, që mirëpreti vetmi refugjatët sirianë

Shumë restorante në ishullin grek Kos nuk duan refugjatët si klientë të tyre – ata kanë frikë se largohen turistët. Por kjo nuk shihet si problem nga shqiptari 19­vjeçar, ku refugjatët nga Lindja e Mesme gjejnë derën e hapur për tu ushqyer në restorantin e tij. Revista gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një artikull restorantit “Smile”/Buzeqesh, në ishullin Kos, i cili punohet nga 19­vjeçari shqiptar, Shaqir Xhani. Atis Tzanis, është emri grek që mban dibrani, i cili është larguar nga Shqipëria me familjen drejt Greqisë që në moshën 2­ vjeçare.

I riu tregon se klientët e tij të shumtë gjatë këtij sezoni kanë qenë shtetas arabë, për shkak të një shenje identifikuese arabe që ai ka vënë në restorantin e tij. Ishulli është populluar gjatë këtij sezoni turistik edhe nga refugjatë sirianë, pakistanezë, afganë dhe iranianë për shkak të afërsisë së tij me bregdetin turk, të cilët janë ushqyer në restorantin e tij. Shumë pronarë te hoteleve dhe restoranteve në Kos, nuk i pranojnë refugjatët si klientë të tyre.

Ata frikësohen se kjo mund të dekurajojë turistët europianë, pasi pretendojnë se refugjatët mbajnë erë të keqe ngaqë nuk kanë kushte për të mbajtur higjenën vetijake. Por kjo nuk shihet si problem nga shqiptari, ku në restorantin e tij dera është gjithmonë e hapur për refugjatët. “Këta janë njerëz vijnë për të ngrënë”, thotë ai dhe Në T­shirt e tij shkruhet : “Thyej rregullat”. Në mesditë ai u shërben sirianëve dhe pas largimit të tyre në çadrat ku strehohen, mbrëmja rezervohet nga turistët evropianë.dibrani-300x225

19 vjeçari shprehet se kur u pyet nga i ati, çfarë dëshiron: Një makinë apo një lokal zgjedhja e tij ishte kjo e fundit, pasi kjo ishte ajo çfarë kishte ëndërruar gjithmonë. Shaqir Xhani rrëfen se shkrimi në arbisht përbri restorantit që ai e punon ishte elementi që intrigoi gazetaren gjermane. Ai tregon se në ishullin grek Kos, për shkak të afërsisë me bregdetin turk janë strehuar rreth 7000 refugjatë. Zgjedhja e restorantit “Smile” për tu ushqyer, vjen për shkak se ndryshe nga pronarët grekë të cilët nuk i qasin në lokalet dhe restorantet e tyre refugjatët, ai ka zgjedhur që jo pak herë t’ju ofrojë ushqim falas. “Na vjen shum keq për ata se flejnë jashtë dhe gjithë hotelet janë mbushur. Unë kam ca çadra dhe i lejoj që të flenë falas në darkë”, tregon 19 vjeçari, i cili prej 7 muajsh menaxhon restorantin. Shaqir Xhani, është larguar nga Dibra së bashku me familjen e tij në moshën 2­vjeçare. Megjithë vështirësitë familja e tij ia ka dalë të krijojë bizneset në ishullin grek.

Tesheshi.com

Next Post

10 modelet ikonike të këpucëve që ende “mbahen fort” në treg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In