• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Der Spiegel: “Armiku në Shtëpinë e Bardhë”

by Java News
20/06/2018 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Revista gjermane «Der Spiegel» atakon ashpër presidentin amerikan Donald Trump, i cili me një seri gënjeshtrash ka sulmuar hapur qeverinë gjermane dhe Bashkimin Europian. Ky president i SHBA-ve nuk do të jetë kurrë partner, ai është një kundërshtar agresiv, prandaj duhet të trajtohet si i tillë.

Donald Trump ka shkruar se gjermanët po kundërshtojnë udhëheqjen e tyre për shkak se ka lejuar të vijnë shumë refugjatë në Gjermani, ku është rritur kriminaliteti. Kjo fjali e Trumpit, e shkruar në Twitter, mediumin e tij të preferuar të propagandës, përmban dy genjeshtra. Genjeshtra e parë: në Gjermani nuk ka rritje të krimit prej se më 2015 kanë ardhur gati 1 milion refugjatë. Përkundrazi: niveli i krimeve bie prej vitesh, këtë e tregojnë statistikat zyrtare.

Genjeshtra e dytë e Trumpit ka të bëjë me kryengritjen e gjermanëve kundër qeverisë së kancelares Angela Merkel. Në fakt një partner i koalicionit, CSU e Bavarisë, po i bën presion të madh kancelares për të pranuar dëbimin e refugjatëve në kufi nëse ata janë regjistruar në një vend tjetër të BE-së.

Për kryengritje të gjermanëve kundër qeverisë nuk mund të flitet, megjithatë. Sulmet e Trumpit kanë nxitur reagime të ashpra në mediat gjermane. Revista «Der Spiegel» shkruan se, ndërsa Vladimir Putini përpiqet t’i mbulojë fushatat e tij dezinoformative kundër shteteve perëndimore, në synimet e Donald Trumpit nuk duhet pasur askush dyshim.

Prej se ka ardhur në pushtet, ai po zhvillon një fushatë shfarosjeje kundër marrëveshjeve bilaterale.

«Politika e jashtme këtij njeriu nuk i intereson, ajo për të është vetëm instrument i ideologjisë së tij nacionaliste America-first, e cila është e orientuar nga brenda.

Bashkëpunimi për Trumpin është dobësi. Shembulli më i ri: SHBA-të tërhiqen nga Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut», shkruan «Der Spiegel».

«Trump vepron hapur. Presidenti amerikan zhvillon tani edhe personalisht një fushatë të pandërprerë dezinformimi kundër Republikës Federale të Gjermanisë. Ai e përdorë atë për të arsyetuar para popullsisë amerikane politikën e tij moralisht të ndyrë ndaj refugjatëve.

Skenat e dhimbshme në kufirin jugor të SHBA-ve, ku fëmijë të përlotur ndahen brutalisht nga prindërit e tyre, sepse këta kanë gabuar kur kanë kërkuar një jetë më të mirë në SHBA për vete dhe familjet e tyre, ndërkohë e kanë vënë Trumpin në një situatë të pakëndshme edhe te përkrahësit e tij më të regjur.

Politika e tij e zero-tolerancës është një debakël publik, të cilin përpiqet ta shmang me të gjitha mjetet – edhe me sulme kundër Gjermanisë», nënvizon revista. Në një rrenë tjetër Trump tha se zyrtarët gjermanë qëllimisht i fshehin krimet e refugjatëve. «Der Spiegel» thekson se kjo gjuhë e Trumpit nuk duhet të kalojë pa konsekuenca, sepse është një sulm i hapur i një fuqie të huaj kundër qeverisë gjermane.

Nga Shtëpia e Bardhë ka përpjekje të drejtpërdrejta për të destabilizuar Gjermaninë. «Jo, ky president i SHBA-ve nuk do të jetë kurrë partner, ai është një kundërshtar i ashpër. Ne, më në fund, duhet të fillojmë ta trajtojmë atë si të tillë. Thirrja e ambasadorit amerikan dhe protesta formale mund të jenë hapat e parë. Raportet me këtë qeveri të SHBA-ve duhet të reduktohen në minimum.

Nuk është e nevojshme që në të ardhmen të shtiremi sikur jemi të përzemërt. (…) Ne qëmoti e kemi ditur se nën Donald Trumpin SHBA-të nuk do të jenë të besueshme. Më së voni tani është e qartë: duhet të ruhemi prej tyre». (dp)

ma.me

Next Post
VIDEO/ Ndarja e fëmijëve refugjatë nga prindërit, spikerja shpërthen në lot

VIDEO/ Ndarja e fëmijëve refugjatë nga prindërit, spikerja shpërthen në lot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet nga burgu “313”

Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet nga burgu “313”

February 27, 2026
Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë

Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë

February 27, 2026
Vuçiç për “planin sekret” amerikan: Nuk e flas me Rubion, Kosova është Serbi

Vuçiç për “planin sekret” amerikan: Nuk e flas me Rubion, Kosova është Serbi

February 27, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

U shkarkua nga posti i Ministres së Jashtme, reagon për herë të parë Elisa Spiropali: Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim

February 27, 2026
Krijohet Komanda Kibernetike e Ndërlidhjes, ministri Vengu: Jemi trajnuar nga aleatët amerikanë

U shkarkua si ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengu: Ishte privilegj ta udhëhiqja këtë ministri!

February 27, 2026
Tentativë vrasje për hakmarrje, ja me sa vite burg dënohen dy autorët në Fier

Tentativë vrasje për hakmarrje, ja me sa vite burg dënohen dy autorët në Fier

February 27, 2026
Princ Leka konfirmon martesën me Blerta Celibashin! Nga fustani tek unaza, zbulohet detaje nga dasma e tyre

Princ Leka konfirmon martesën me Blerta Celibashin! Nga fustani tek unaza, zbulohet detaje nga dasma e tyre

February 27, 2026
Tentuan të vrisnin Marius Hasallën në Lushnjë për gjakmarrje, por i plagosën hallën! Gjykata dënon me 50 vite burg porositësin dhe atentatorin

Tentuan të vrisnin Marius Hasallën në Lushnjë për gjakmarrje, por i plagosën hallën! Gjykata dënon me 50 vite burg porositësin dhe atentatorin

February 27, 2026
Presidentja e RMV në krah të Begaj: Bashkëpunimi mes vendeve është thelbësor për forcimin e stabilitetit dhe paqes

Presidentja e RMV në krah të Begaj: Bashkëpunimi mes vendeve është thelbësor për forcimin e stabilitetit dhe paqes

February 27, 2026
Durrës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis

Durrës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In