• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja socialiste: Presidentin nuk e duam të identifikueshëm me PS

by A R
07/04/2022 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për pasardhësin e Ilir Metës në krye të presidencës shqiptare, mazhoranca duket se e ka të qartë se me kë nga Partia Demokratike duhet të negociojë. Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Tiranës që njeh Grupin e Rithemelimit si drejtues të partisë më të madhe opozitare, deputetja Klotilda Ferhati në Klan News tha se:

“Do të fillojnë negociatat me aktorët politikë në Kuvend. Kur fillojnë negociatat me aktorët politikë në Kuvend ka dhe disa tradita, rregulla Kuvendi i Shqipërisë që flasin për një rang prioritetesh. Prioritetet janë grupi  i opozitës në Kuvend i cilili përfaqëson pjesën më të madhe të opozitës është i pari që kontaktohet. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të diskutohet me grupet e  tjera të opozitës, nuk është vetëm PD në opozitë, ka edhe parti të tjera në Kuvend, qofshin deputetë të këtyre partive në listën e PD apo të partive të veta. Ne do të fillojmë me Grupin Parlamentar të PD që ka një kryetar të zgjedhur nga vetë anëtarët e atij grupi”.

Identikiti i presidentit të ri, sipas deputetes socialiste, kësaj here është ndryshe.

“Do të ishte e preferueshme të mos jenë persona shumë politikisht të identifikuar me të majtën apo një forcë tjetër politike, pra do të donim të kishin një person të baraslarguar, jo një person jo politik, jo aq shumë të identifikueshëm politikisht. Ndërkohë shanset për të pasur një burrë apo një grua janë 50% me 50%”.

Mandati i kreut aktual të shtetit përfundon më 24 Korrik 2022, ndërsa presidenti i ri mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, me 71 vota, të cilat mazhoranca socialiste i ka.

/a.r

Next Post
Çuçi pret kreun e policisë italiane: Skuadrat e përbashkëta hetimore kanë dhënë rezultate

Çuçi pret kreun e policisë italiane: Skuadrat e përbashkëta hetimore kanë dhënë rezultate

Comments 1

  1. Monar KISTI says:
    4 years ago

    Nga që po lodheni kot duke hamendesuar për presidentin e ardheshem rekomandimi më i mirë, do të ishte Nipi i Ahmet Zogit I-rë, qat kok loqen bre, LEKA I-rë, or tëj, nuk ka ma lezet se sa të vëmë një BOLE KANDARI në krye të sofrës.

    Reply

Leave a Reply to Monar KISTI Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In