• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja shqiptare në Mal të Zi: Nuk përjashtohet mundësia e krijimit të një koalicioni me pakicat

by Java News
13/06/2023 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duhet qëndrueshmëri politike dhe shumicë e qëndrueshme në parlament, për të përshpejtuar procesin e integrimit të Malit të Zi në BE. Kështu u shpreh deputetja shqiptare që fitoi në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Mal të Zi, Drita Llolla, në studion e Ditarit në A2 CNN. Ajo garoi nën siglën e PDS-së partisë së ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Milo Gjukanoviç, e cila doli forcë e dytë në këto zgjedhje, duke kandiduar me një skuadër të re pas vitit të tretë në opozitë.

“Rezultati i mirë duke pasur parasysh që është viti i tretë në opozitë dhe projeksionet e kundërshtarëve tanë ishin që PDS do të binte në 10%, por ne ishim të sigurt te funksionaliteti i strukturës sonë dhe ishte rezultat i kënaqshëm pavarësisht se kemi dalë forcë e dytë. PDS doli me skuadër të re ishte fushata e parë në këtë format dhe rezultat relativisht i mirë. PDS ka në fokus politikën euroatlantike dhe dihet se çfarë politikash e ligjesh do të mbështesim në parlament. Ajo që është e rëndësishme është që për të realizuar anëtarësimin e në BE na duhet qëndrueshmëri poltike dhe shumicë e qëndrueshme në parlament për të përshpejtuar procesin e vendimmarrjes dhe zbatimin e reformave, sipas metodologjisë së rishikuar. Ajo që përsëris dihet se cili është pozicioni dhe programi politik parazgjedhor dhe i partisë i PDS. Jemi qendër majtas, do të mbështesim ato ligje që përputhen me qëllimet tona, por duke mos dalë nga kursi euroatlantik i Malit të Zi”.

Referuar deklaratave të fituesit të zgjedhjeve, Milojko Spajiç, i cili përjashtoi koalicionin me PDS-në e Gjukanoviç dhe me lëvizjen “Ura”, të Abazoviç, Llolla theksoi se nuk përjashtohet edhe koalicioni me pakicat, por që sipas saj këto të fundit mbështesin politikën e PSD-së.

“Sipas ligjit në Mal të Zi mandatuesi vjen nga partia që ka shumicën, Spajiç do ketë rastin që të bëjë biseda me partnerë që identifikon të pranueshëm për programin e tij dhe do të shohim në kuptimin e ndarjes së mandateve. Ne kemi një skenë të ndryshuar pas këtyre zgjedhjeve. Partia boshnjake ka marrë 6 mandate, partitë shqiptare 3 mandate dhe kroatët një mandat dhe do të shohim se kush tjetër përveç pakicave do të ishte partner potencial për Spajiç. Do t’ia lëmë kohës. Një praktikë në Mal të Zi është që pakicat nuk përjashtohen nga bisedat. Shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët kanë mbështetur politikën e PDS. Edhe lëvizja “Europa Tani” ka në fokus orientimin euroatlantik të Malit të Zi dhe reformat ekonomike dhe të tjera që e çojnë vendin drejt BE-së”.

E pyetur në lidhje me akuzat e Abazoviç ndaj Spajiç në ditët e fundit të fushatës, llola u shpreh se është në interes të qytetarëve malazezë të dinë se çfarë ka ndodhur.

“Spajiç ishte në fokusin e mediave për shkak të lidhjeve të dyshuara tij mes tij dhe një kriptoking me precendet penal, ishte në kërkim dhe ishte nga Koreja. Spajiç ka vokuar për valutat digjitale që kur u bë ministër i Financave dhe kjo dha një vello dyshimi mbi figurën e tij para zgjedhjeve. Prokuroria ka marrë të gjithë materialet dhe do ta ndjekë këtë me vëmendje. Është e rëndësishme edhe për qytetarët e Malit të Zi që të kenë një ide të qartë se çfarë po ndodh nëse janë vetëm dyshime apo instrumentalizim para zgjedhjeve, apo ka të vërteta”.

/f.stafa

Next Post
OKB ngre alarmin për Inteligjencën Artificiale: Rrezik po i atij niveli sa lufta bërthamore

OKB ngre alarmin për Inteligjencën Artificiale: Rrezik po i atij niveli sa lufta bërthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In