• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Deputetja italiane tërhiqet nga deklaratat e rënda

by
21/04/2015 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Daniela Santanche, deputetja italiane e “Forca Italia”, e cila me deklaratat e saj pas tragjedisë së  ndodhur pak ditë  më  parë tronditi opinionin publik në  shqipë ri dhe matanë  adriatikut, duket se ka ndë rruar mendje, duke bë rë  disa “korigjime” në  deklaratë n e saj

Në një intervistë telefonike për “Top Channel” Santanche shprehet se deklarata e saj ka pasur për qëllim ndalimin e anijeve që në nisje.
“Unë kam deklaruar se duhet të fundosim të gjitha varkat përpara se ato të nisen, duke mos i lejuar këto udhetime të vdekjes. Unë jam për të mbrojtur, për të gjetur mënyrë për të shpëtuar jetët njerëzore, sepse është detyrë e çdo shteti të luftojë për të mbrojtur njerëzit në vështirësi, sepse kush shpëton një jetë njerëzore, shpëton botën. Por për të bërë këtë gjë, duhet të fundosim të gjitha varkat për të mos i lejuar që të ndërmarrin këto udhëtime të vdekjes. Unë jam për t’i ndihmuar njerëzit dhe jo për t’i lënë të vdesin. Janë ata që i nisin të cilët kanë përgjegjësinë, sepse duhet t’i ndalojmë që të nisen, që të mos ndërmarrrin udhëtimin e vdekjes. Ky është problemi. Duhet gjithmonë t’i ndihmojmë. Nuk mund t’i lëmë të vdesin njerëzit në mes të detit. Por beteja ime është që të mos i lejojmë të nisen. Të ngrëmë qendrat e pritjes në brigjet afrikane, jo në shtetet tona. Të mos i lejojmë të vijnë këtu ku nuk mund t’i ofrojmë një vend pune, ku nuk mund t’i japim një shtëpi”– thotë deputetja e “Forca Italia”.

E pyetur mbi paralelzimin që ajo ngriti me Shqipërinë dhe shqiptarët, Santanche deklaron se i është referuar operacionit “Ylberi”, të vitit 1999 ku qeveria italiane dërgoi forcat e saj në Shqipëri për të ndihmuar emigrantët e ardhur nga Kosova dhe për të ndaluar nisjen e gomoneve nga brigjet shqiptare në drejtim të Italisë.

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Si te gatuajme sallatë me mandarina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com