Pas deklaratave qesharake të njërit prej anëtarëve të LDK’së, Hazir Borovci, së kishte biseduar me ish Presidentin e kësaj partie, Ibrahim Rugovën, ka ardhur edhe margaritari i kësaj jave nga deputetja e LVV’së, Donika Kadaj Bujupi
Këto deklarata deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi i ka bërë në emisionin Interaktivetë Kosovës.Ajo në emisionin Interaktiv të KTV-së ka theksuar se me publikimin e fotografive të Ahmetit në Jaht, i është shkelur privatësia.
“Mendoj se i është shkelur privatësia. Ai nuk ka bërë kurrfarë shkelje nëse e ka pirë një kafe me miqtë e tij”, tha ajo, raporton Gazeta Blic.
Kadja- Bujupi ka theksuar se Shpend Ahmeti është ndër kryetarët më të sukesshëm jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.Sipas saj, Ahmeti është politikani i vetëm ku mediat e huaja shkruajnë për sukseset e tij.Sipas saj, Shpend Ahmetin po e sulmojnë gazetarët që janë milioner. (b.an)