• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Deputetja e re e PDIU: Vota ime në parlament për mazhorancën

by A R
06/12/2017 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elena Xhina është deputetja më e re e në Kuvendin e Shqipërisë, pas dorëheqjes së biznesmenit Bujar Muça.

E renditur e treta në listën e Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ajo tashmë do të përfaqësojë elektoratin e Elbasanit. Në një intervistë ekskluzive për newsbomb.al, Elena Xhina tregon momentet e para kur mori vesh që do të ishte pjesë e Parlamentit.

Ajo thotë ndër të tjera se do të jetë një zë i fuqishëm në parlament në fushën e ligjeve, duke shfrytëzuar dhe eksperiencën e saj 15 vjeçare në këtë drejtim.

Deputetja Xhina tregon se vota e saj në shumicën e rasteve do të jetë pro mazhorancës, por kjo gjithmonë e koordinuar me vendimet e partisë së saj.

Më poshtë intervista e plotë:

Intervistoi: Ardit HOXHA

Ardhja juaj në parlament ishte një surprizë. Cili ishte impresioni juaj i parë në momentin kur morët vesh dorëheqjen e z.Muça dhe që ju do të ishit deputete në Parlamentin e Shqipërisë?

Elena Xhina: Normalisht në momentin e parë isha e befasuar dhe u gëzova shumë, kuptohet emocionet e momentit për një post kaq të rëndësishëm. Por gjithsesi jam në pritje të zhvillimeve në vijim.

Z.Bujar Muça hoqi dorë nga mandati i deputetit, duke thënë se largohej për shkak se nuk kishte mbajtur premtimet e tij te qytetarët. Ju vetë çfarë premtimesh keni dhënë ndaj elektoratit, dhe çfarë do bëni që t’i plotësoni ato për të mos patur të njëjtin fat si paraardhësi juaj?

Elena Xhina: Unë së pari dua të them që fushata që ne kemi zhvilluar ka qenë në planin individual. Që domethënë secili jepte premtimet e tij. Unë jam treguar gjithmonë e kujdeshme që gjatë fushatës të mos jap premtime që  shkojnë përtej mundësive të mia. Unë nuk kam dhënë premtime të bujshme, por ato pak që kam dhënë do mundohem t’i realizoj.

Cilat kanë janë disa nga zotimet tuaja?

Elena Xhina: Unë mendoj se detyra jonë si deputet është që të ngremë probelmatika, të miratojmë ligje sa më të mira dhe të përfaqësojmë sa më denjësisht qytetarët.

Cili do të jetë fokusi juaj si deputete në parlament për të cilën jo do të ngrini zërin dhe do të tentoni të bëni diferencën?

Elena Xhina: Unë nuk dua të them çështjen e grave se është bërë shumë e zakonshme. Por dua të them që në fushën e ligjeve unë do të jem një zë i fuqishëm duke qenë se kam edhe  një eksperiencë 15-vjeçare në fushën e drejtësisë.

Po për Elbasanin në veçanti?

Elena Xhina: Lidhur me Elbasanin, mendoj se është një qytetet që ka shumë për t’u bërë. Është një qytet me shumë problematika si punësimi, ndotja, aktivizimi i të rinjve dhe çështjet kulturore. Por gjithsesi unë jam duke punuar për të bërë një plan pune për këtë çështje.

PDIU është vetmja parti që ka 3 deputetë në Parlament, por që kryetari i saj, Shpëtim Idrizi është jashtë tij. Si do jetë sjellja juaj në parlament si deputete e re në raport me Opozitën dhe Mazhorancën?

Ne si deputetë, pavarisht se kryetari nuk është në parlament besoj se do të jemi unison. Por gjithmonë kjo do të varet nga çështjet që do të vijnë për diskutim në Parlament, pasi nuk mund të them që për të gjitha do jem pro, apo e anasjellta. Por në përgjithesi unë mendoj se do të jetë në favor të pozitës së tanishme.

Për cilat arsye? Është një vendim politik?

Unë për shembull vetë personalisht vij nga një e shkuar me bindje të majta, nuk është se kam bindje të djathta. Unë më herët kam qenë në Partinë Socilaiste, pastaj për një periudhë kam qenë edhe me LSI dhe tashmë jam në PDIU.

Cilat kanë qenë arsyet e këtyre lëvizjeve?

Po kjo ka qenë për shkak të zgjedhjeve të mia personale. Dhe mendoj që kryesisht vota ime do të jetë në favor të pozitës, por që gjithmonë do të varet nga çështjet konkrete.

Duke qenë se në të shkuarën ju thatë se keni qenë pjesë e PS dhe LSI. Mund të ndodhë që ju të bëni ndonjë levizje drejt njërës prej këtyre partive sërish në të ardhmen?

Asnjëhere nuk mund të themi çfarë do të ndodhë. Sepse është ajo shprehja kurrë mos thuaj kurrë, por unë tashmë jam ne PDIU dhe do të jap kontributin tim këtu ku jam dhe do të përpiqem të jap më të mirën time. /Newsbomb

Next Post
‘Janë shtuar turistët’, Rama – homologes polake: Krijo linjë ajrore me Shqipërinë

'Janë shtuar turistët', Rama - homologes polake: Krijo linjë ajrore me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In