• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja e PS-së: Të hapur për dialog me opozitën

by Java News
05/07/2019 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi deklaroi sot se “në zgjedhjet e 30 qershorit PS konfirmoi rezultatin e zgjedhjeve të 2017”.

E ftuar në një studio televizive, Kushi tha se “procesi zgjedhor në 30 qershor ishte i rregullt dhe korrekt”. Rezultati zgjedhor në 30 qershor na bën më të përulur, tha ajo. “Ne nuk jemi të lumtur që opozita nuk hyri në zgjedhje, por nuk ishte zgjedhja jonë”, – tha Kushi.

Ajo theksoi nevojën e dialogut me opozitën, duke nënvizuar se “PS është e gatshme për dialog”. “Të vijnë në dialog pastaj dialogu do të vendosë se cilat do të jenë hapat e mëtejshme. Pa dialog nuk arrijmë asgjëkundi, nëse opozita nuk pranon”, – tha Kushi.

Deputetja socialiste tha se e rëndësishme është që kryebashkiakët e rinj të fillojnë sa më shpejt nga puna dhe të marrin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit.

“Nuk do të shikoni më ato shkarkimet masive. Ne jemi të vendosur për këtë, nuk do të bëjmë shkarkime masive por një analizë të hollësishme dhe çdo lëvizje nëse do të ketë do të jetë e argumentuar, e bazuar në fakte bazuar në performancën e gjithsecilit, por jo sipas përkatësisë politike”, – tha Kushi.

Sa i takon veprimit politik të mazhorancës në vijim, Kushi tha se “ne jemi të vendosur të vazhdojmë me reformat që kemi nisur, reformën zgjedhore dhe reformën në Drejtësi”.

“Ne do të vazhdojmë punën dhe mjaft e rëndësishme është ekonomia ndaj e gjithë axhenda jonë paszgjedhore do të jetë e fokusuar edhe tek ekonomia”, – tha Kushi.

Sa i takon përgjimeve dhe akuzave për shitblerje të votave në zgjedhjet e mëparshme, Kushi tha se “në ato përgjime nuk kam parë asnjë eksponent të PS-së që të diskutojë për shitblerje votash”. Sipas saj, “kjo çështje duhet të hetohet dhe të shkojë deri në fund”.(ATA)/l.m

Next Post
Vokshi, akuza Dakos: Je autor i masakrës elektorale!

PD kundër paketa antishpifje: Do ta anulojmë kur të vijmë në pushtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO gati t’u përgjigjet sulmeve hibride ruse, SHBA-të i kërkojnë Evropës të mbrojë veten

NATO gati t’u përgjigjet sulmeve hibride ruse, SHBA-të i kërkojnë Evropës të mbrojë veten

September 24, 2026
“SPAK godet figura të tjera për të arritur tek Agasi”, ish-ministri: Vendim me pasion politik, cilësoje tradhëti …

“SPAK godet figura të tjera për të arritur tek Agasi”, ish-ministri: Vendim me pasion politik, cilësoje tradhëti …

September 24, 2026
Qytetet më të mira në botë për vitin 2026, çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

Qytetet më të mira në botë për vitin 2026, çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

September 24, 2026
Nuk do ta njihni! Nicolas Cage surprizon me transformimin e tij në John Madden

Nuk do ta njihni! Nicolas Cage surprizon me transformimin e tij në John Madden

September 24, 2026
Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

September 24, 2026
Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

September 24, 2026
Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

September 24, 2026
Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

September 24, 2026
Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

September 24, 2026
Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com