• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja e PS, Kushi: “Pakti për Universitetin” tejkalon 8 pikat e studentëve

by Java News
18/01/2019 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Pakti për Universitetin realizon të tetë pikat e kërkesave të studentëve, por dhe më shumë se kaq”, tha në një intervistë televizive deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi.

Kushi u shpreh se për këtë mazhorancë, arsimi është shumë i rëndësishëm. “Përbën një nga prioritetet tona sepse ndikon jo vetëm në të ardhmen e fëmijëve tanë por edhe të vendit dhe shoqërisë”, tha ajo.

“Për këtë në 5 vitet e kaluara ne kemi punuar, kemi pasur rezultate po ka më tepër për të punuar. Protestat e studentëve na kanë dhënë një pakt shumë të rëndësishëm jo vetëm që ne të reflektojmë për zgjidhjen e kërkesave të tyre por ne të vendosim dhe një dialog të vazhdueshme. Dhe arsim më të mirë nuk do të thotë të kesh buxhet më të lartë apo tarifa të reduktuara por arsim i mirë do të thotë një tërësi vlerash. Midis tyre është edhe dialogu sepse dhe ky pakt që ne arritëm është prova më e mirë se kur ka dialog dhe bashkëpunim ka dhe rezultate më të mira”, tha ajo.

E pyetur për deklaratën e bërë sot nga Albana Vokshi, se pakti me studentët nuk i realizon kërkesat e studentëve, Kushi tha se pakti në fakt i jep zgjidhje të gjitha kërkesave të studentëve dhe jo vetëm kaq por shkon përtej tyre sepse edhe kryeministri Edi Rama që në fillim u angazhua që jo vetëm do plotësojmë kërkesat e studentëve, por do bëjmë edhe më shumë.

“Ky pakt që u prezantua dhe u bë publik nuk është një dokument përfundimtar por një dokument fillestar ku ne kemi vendosur bashkëpunimin me të gjithë aktorët pedagogët studentët dhe që nga ky moment të gjithë munden të japin mendime dhe sugjerime, pasi në pakt nuk është gjithçka e pandryshueshme por mund të punohet dhe pikërisht ky dialog që kemi vendosur me universitetet do të na ndihmojë të arrijmë ta realizojmë”, tha ajo.

Për sa i përket kushteve të konvikteve, Kushi tha se kjo është një kërkesë e drejtë dhe kërkohen ndërhyrje të menjëhershme. Në këtë aspekt po punohet në dy drejtime nga njëra anë nga financimi i buxhetit të shtetit dhe nga ana tjetër me financime të huaja me marrëveshje kryesisht me qeverinë gjermane. “Për sa i përket buxhetit të shtetit për vitin 2019 kemi një shtesë prej 300 milionë lekë për rikonstruksionin e godinave dhe po ashtu kemi nga bashkëpunimi me qeverinë gjermane një shumë prej 16.8 milion eurosh ku përfshihet rehabilitimi i 13 godinave, ndërkohë Ministria e Financave po punon për një tjetër marrëveshje me qeverinë gjermane me një shumë 27 milion erosh. Objektivi ynë është që brenda këtij mandati të jenë të rehabilituara”, tha ajo./a.meta

Next Post
Speciale/Të gjitha ato që nuk u thanë prej mbledhjes maratonë në Kryesinë e PD

Ndryshimet në kryesinë e PD, sekretariat, figurat e rikthyera dhe ato të larguara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në bulevard rikthehet qetësia, protestuesit largohen, mjetet e rënda nisin punën për heqjen e gurëve të hedhur dhe mbetjeve!

Në bulevard rikthehet qetësia, protestuesit largohen, mjetet e rënda nisin punën për heqjen e gurëve të hedhur dhe mbetjeve!

November 7, 2026
Progres-Raporti i KE, ministri Gonxhja takohet me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, përafrim me standardet!

Progres-Raporti i KE, ministri Gonxhja takohet me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, përafrim me standardet!

November 7, 2026
Partia Republikane përballet me përçarje të thellë pas humbjes në zgjedhjet e mesmandatit, zbulohen sondazhet!

Partia Republikane përballet me përçarje të thellë pas humbjes në zgjedhjet e mesmandatit, zbulohen sondazhet!

November 7, 2026
VIDEO/ Protesta nxjerr edhe “kandidatin” për Kryeministër, i riu: Kjo është dëshira ime më e madhe

VIDEO/ Protesta nxjerr edhe “kandidatin” për Kryeministër, i riu: Kjo është dëshira ime më e madhe

November 7, 2026
Portugalia/ Jorge Jesus thyen heshtjen për Ronaldon: Ndoshta e përshpejtova largimin, por nuk ndihem fajtor

Portugalia/ Jorge Jesus thyen heshtjen për Ronaldon: Ndoshta e përshpejtova largimin, por nuk ndihem fajtor

November 7, 2026
Lufta hibride/ Rritet alarmi për sulmet kibernetike në Europë, “Europol” thërret në samit forcat e policisë të vendeve të prekura!

Lufta hibride/ Rritet alarmi për sulmet kibernetike në Europë, “Europol” thërret në samit forcat e policisë të vendeve të prekura!

November 7, 2026
Protestuesit me maska arratisen dhe braktisin “fushën e betejës” pas aksionit policor, te Kryeministria kthehen vetëm paqësorët!

Protestuesit me maska arratisen dhe braktisin “fushën e betejës” pas aksionit policor, te Kryeministria kthehen vetëm paqësorët!

November 7, 2026
“Urgjencë kombëtare”- Alarmi në Kosovë për vrasjen e grave, marshim i madh në Prishtinë! lexohen letrat e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve

“Urgjencë kombëtare”- Alarmi në Kosovë për vrasjen e grave, marshim i madh në Prishtinë! lexohen letrat e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve

November 7, 2026
Cigarja që për pak sa nuk shkaktoi tragjedinë! Pas zjarrit brenda pallatit në Lezhë, Policia shoqëron autorin e dyshuar, la ndezur…

Cigarja që për pak sa nuk shkaktoi tragjedinë! Pas zjarrit brenda pallatit në Lezhë, Policia shoqëron autorin e dyshuar, la ndezur…

November 7, 2026
Paradoksi i tubimit të sotëm, qytetari dhunohet nga protestuesit dhe nga militantët e PD-së… (VIDEO)

Paradoksi i tubimit të sotëm, qytetari dhunohet nga protestuesit dhe nga militantët e PD-së… (VIDEO)

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In