• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja e PS, Ferhati: Sjellja e opozitës e turpshme, por më të turpshme veprimet e femrave deputete!

by Java News
12/04/2018 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PS, Klotilda Ferhati ka komentuar tensionet dhe përplasjet në seancën e sotme të Kuvendit, ku deputetët e opozitës kërkuan lirimin e kuksianëve të arrestuar dhe përjashtimin e Ramës nga Kuvendi për shkak të fjalorit të përdorur dy javë më parë.

Deputetët e opozitës hodhën miell, vezë dhe ujë në drejtim të kryeministrit dhe ministrave. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Ferhati tha se sjellja e opozitës është një turp sidomos për veprimet e deputeteve femra. Ajo tha se gratë dhe vajzat deputete të PD dhe LSI blenë ujë në lokalin e Kuvendit me urdhër.

“Turp, turp, turp. Një sjellje e padenjë dhe e pahijshme për deputetët. E turpshme sjellja e deputeteve femra në Kuvend. Ne nuk e prisnim këtë sjellje të kësaj opozite. Deputetët e opozitës kërkojnë përjashtimin e Ramës dhe Byroja e Kuvendit e ka marrë këtë vendim duke thënë që është e padrejtë. Vendimi për kuksianët u mor nga gjykata dhe jo nga qeveria.

Në Kuvend u hodh ujë, miell dhe vezë. Uji u ble në bar kafenë e Kuvendit nga gratë dhe vajzat e PD dhe LSI. Kryemadhi i kërkoi Mehmetit që të hedhë ujin në drejtim të kryeministrit. Gratë iu bindën urdhrave të deputetëve burra për të ndërmarrë ato veprime”- tha deputetja e PS.

Ferhati komentoi edhe veprimin e ministrit Ditmir Bushati i cili zbrazi shishen me ujë në drejtim të deputetëve të opozitës.

“Një ministër tregon maturi në momentin që kërkon ndjesë, pasi asnjë nga ne nuk është engjëll. Bushati është një qytetar i denjë i këtij vendi. Por në një moment kur u godit me vezë ai nuk mundi dot të ruajë gjakftohtësinë. Ai kërkoi ndjesë dhe ky është modeli i qytetarit dhe politikanit model”- tha ajo.

ma.me

Next Post
Shkenca/Inteligjentët i bëjnë me tepri gjërat, shajnë, harrojnë dhe janë të çrregullt

Shkenca/Inteligjentët i bëjnë me tepri gjërat, shajnë, harrojnë dhe janë të çrregullt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In