• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja e PD: Me taksën “Rruga e Kombit” qeveria zhvat 2 herë qytetarët, ja skema

by Java News
28/03/2018 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu e ftuar në emisionin “Top Show” ka premtuar se PD kur të vijë në pushtet do të heqë taksën e qarkullimit. Kadiu ishte e ftuar në emision për të folur për taksën në rrugën e Kombit si dhe projektet e dhëna me konçension nga qeveria.

Së pari Kadiu ka deklaruar se vendi ynë “duhet të heqë dorë sa më parë nga PPP-të, sepse kjo praktikë po dëmton konkurrencën”. Ndërsa duke u ndalur veçanërisht në taksën e qarkullimit Kadiu tha se qeverisë i dalin paratë për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Nëse flasim për pagesën e rrugëve janë një lloj elementi që ndihmojnë ekonominë, por ka një parim global, që rrugët të paguara bëhen atëherë kur shteti i ofron qytetarëve një rrugë tjetër alternative. Në rast të kundërt nuk mund të aplikohet një taksë e tillë. Jo vetëm që është atakuar ky lloj parim, por unë besoj fort që këtu shteti po i merr qytetarëve dy herë taksat. E para, po ia merr me taksën e qarkullimit dhe e dyta ia merr nëpërmjet tarifës së koncesionit”, – tha Kadiu, teksa bëri me dije edhe premtimet e Partisë Demokratike në lidhje me politikat që do të ndjekë me koncesionet kur të vijë në pushtet.

“Rruga e Kombit ishte një ndër projektet më madhore të Republikës së Shqipërisë dhe më pozitivi, pavarësisht se asokohe u mendua se do t’i jepte një lloj prestigji kombit, por koha ka treguar që vlera e shtuar që kjo rrugë i ka dhënë ekonomisë shqiptare, varion nga 350-400 milionë euro në sektorin e turizmit, ndërtimit, etj. Kur themi taksën e naftës në fakt kemi të bëjmë me taksën e qarkullimit. Deri në vitin 2013 Qeveria Berisha për të ndihmuar mirëmbajtjen e kësaj rruge vendosi një taksë qarkullimi që ishte 70 lekë për litër. Në vitin 2013 kësaj takse nga 70 lekë i shtohen edhe 240 lekë dhe çdokush nga ne paguan 310 lekë më shumë për çdo litër. E dini sa paguajnë shqiptarët? 120 milionë euro që qytetarët paguajnë për taksën e qarkullimit, i dalin dhe i teprojnë Qeverisë për të mirëmbajtur rrugën e kombit dhe të gjitha akset e tjera të Shqipërisë. Rrugës së Kombit i duhen rreth 3 milionë euro në vit për t’u mirëmbajtur. Partia Demokratike ditën e parë që do të vijë në pushtet do të heqë taksën e qarkullimit dhe do të hetojë me shumë transparencë, e do të shfuqizojë çdo koncesion, që nuk është i fokusuar në interesin publik sikurse do të vërë para drejtësisë përgjegjësit e tyre”, – tha deputetja demokrate.

Ajo gjithashtu denoncoi çmimin e lartë prej 5-10 eurosh të vendosur për qarkullimin në Rrugën e Kombit. “Kosto e shërbimit te ofruar nga konçesionari është sa trefishi i kostos reale të shërbimit. Sot përmes këtij partneriteti me privatin, qeveria po i takson shqiptarët për herë të dytë. Garantimi i fluksit te trafikut deri në 15 milion tregon hapur se ky partneritet nuk është në interes te publikut por vetëm në interes të koncesionarit, i cili do të arkëtojë në fund të kontratës 390 milion euro”, shpjegoi deputetja Kadiu.

ma.me

Next Post
Polici jep detaje për grabitjen në Tiranë: Përfaqësuesit të një firme i morën një qese me para

Polici jep detaje për grabitjen në Tiranë: Përfaqësuesit të një firme i morën një qese me para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In