• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja e PD: Rama bën korrupsion me pronën publike!

by Java News
10/08/2018 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj qeverisë Rama. Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD Dhurata Çupi tha se kryeministri Rama bën korrupsion me pronën publike “për interesat mafioze”. Sipas saj, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm me pronën publike prej 19 milionë euro.

Deputetja demokrate u ndal edhe tek çështja e Teatrit, duke u shprehur se të paktën 2100 metra katrorë tokë publike dhe e Bashkisë së Tiranës i falet një privati.

“Rasti më flagrant i korrupsionit me pronën publike është ai i Qendrës Historike të Tiranës, ku të paktën 2100 metra katrorë tokë publike dhe e Bashkisë së Tiranës i falet një privati, që të pastrojë paratë e kryeministrit duke ndërtuar kulla, në kundërshtim me Kushtetutën dhe në mohim të kompetencave të Këshillit Bashkiak për tjetërsimin e pronës”, tha deputetja Çupi.

Ajo tha se Partia Demokratike është e angazhuar për të kryer një hetim dhe analizë të plotë të çdo prone publike të vjedhur e grabitur këto 5 vite. Sipas Çupit, PD synon krijimin e një regjistri të plotë elektronik të pronës publike, që “do të vihet në shërbim të kompensimit të pronarëve të ligjshëm dhe në shërbim të së mirës publike”.

DEKLARATA E PLOTE
Kontrolli i Lartë i Shtetit raportoi se fundmi se vitin e shkuar qeveria e Edi Ramës i shkaktoi shtetit dhe shqiptarëve një dëm prej 923 milionë eurosh.

Përveç abuzimit skandaloz me koncesionet, një nga rekordet e kësaj qeverie është korrupsioni me pronën publike.

Me një dëm prej 19 milionë eurosh, qeveria e Edi Ramës është sjellë si pushtuese me pronën publike, duke e dhënë atë apo tjetërsuar sipas interesave të saj mafioze, korruptive dhe klienteliste.

Kur erdhi në pushtet 5 vjet më parë, kjo qeveri gjeti inventarin e çdo prone publike të Republikës së Shqipërisë, në nivel qendror dhe lokal. Por, në vend që ky inventar të shërbente për të mirën publike për të gjeneruar të ardhura apo për t’u përdorur si fond kompensimi për pronarët, pronat publike janë përdorur për të pasuruar miqtë dhe klientët e Edi Ramës. Dikujt i është dhënë me koncension, dikujt tjetër me qera 90 vite.

Rasti më flagrant i korrupsionit me pronën publike është ai i Qendrës Historike të Tiranës, ku të paktën 2100 metra katrorë tokë publike dhe e Bashkisë së Tiranës i falet një privati, që të pastrojë paratë e kryeministrit duke ndërtuar kulla, në kundërshtim me Kushtetutën dhe në mohim të kompetencave të Këshillit Bashkiak për tjetërsimin e pronës.

Për vitin 2017 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në prokurori kallëzime penale për 129 persona në pushtetin qëndror dhe lokal, por, fatkeqësisht, nga prokuroria nuk ka asnjë raportim sa nga zyrtarët e qeverisë ka çuar para gjykatës për shpërdorim detyre dhe abuzim me pronat, duke i tjetërsuar ato në shkelje të ligjit, pa transparencë dhe pa garë të drejtë e të barabartë:

Partia Demokratike është e angazhuar për të kryer një hetim dhe analizë të plotë të çdo prone publike të vjedhur e grabitur këto 5 vite.

Askush nuk do të gëzojë një pronë publike të marrë me korrupsion, në kundërshtim me ligjin.

Ne angazhohemi për të krijuar një regjistër të plotë elektronik të pronës publike që do të vihet në shërbim të kompensimit të pronarëve të ligjshëm dhe në shërbim të së mirës publike.

ma.me

Next Post
Tentuan të vrasin pronarin, kapet njëri nga të rinjtë që qëlloi me automatik në lokalin e natës

Kapen 20 refugjatë të paligjshëm në Korçë, mes tyre gra dhe fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Voyager 1” arrin një tjetër rekord historik, sinjali nga anija kozmike do të kërkojë 24 orë për të mbërritur në Tokë

“Voyager 1” arrin një tjetër rekord historik, sinjali nga anija kozmike do të kërkojë 24 orë për të mbërritur në Tokë

November 11, 2026
“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

Berisha ndryshon mendje pas presionit nga opozita rivale: Duam lista 100% të hapura dhe prag të arsyeshëm! (VIDEO)

November 11, 2026
Liga e Kombeve/ Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

Liga e Kombeve/ Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

November 11, 2026
Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Lufta dhe paqja/ Zelensky: Në tryezë u diskutua mundësia e shkëmbimit të deri në 1,500 të burgosurve nga secila palë!

November 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Blushi, boll të ngatërruar e kemi historinë, mos na e çmend tani!

November 11, 2026
Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK!

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK!

November 11, 2026
Përleshje me thika në Vlorë, shkak dyshohet konflikti për një vend parkimi! Policia në vendngjarje, raportohet se…

Përleshje me thika në Vlorë, shkak dyshohet konflikti për një vend parkimi! Policia në vendngjarje, raportohet se…

November 11, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

Dosja “Partizani”/ Avokati Beqiri zbardh skemën: Ja si Berisha vuri në lëvizje gjithë institucionet për të vjedhur këtë pasuri! U falsifikua dhe sajua

November 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj supermarketeve evropiane, Komisioni Evropian: Përpjekje për të minuar besimin e konsumatorëve

BE ngre alarmin për sulmet kibernetike, pas frigoriferëve në shënjestër mund të jenë edhe pajisjet elektro-shtëpiake!

November 11, 2026
Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?

Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In