Deputetja e PD: “Mikëpritja krutane të mos keqpërdoret nga askush. Një parti, një Kuvend. 18 Dhjetori, ditë bashkimi!”

Deputetja e Partisë Demokratike Merita Bakiu  është shprehur se demokratet duhet ta përqëndrojnë betejën e  tyre ndaj regjimit të Edi Ramës duke u bashkuar pa asnjë ndasi. Sipas saj dita e Kuvendit Kombëtar sipas statutit te PD është Ditë e madhe bashkimi e çdo demokrati.

Përtej çdo keqpërdorimi dhe tentativë për përcarje:

Si demokrate dhe krutane, nuk kam refuzuar dhe nuk do të refuzoj kurrë ftesën për kafe apo vizitë të asnjë demokrati. Mikëpritja është virtyt i çdo krutani. Këtë kam bërë edhe sot kur ka ardhur për kafe z. Berisha. Kam theksuar në takimin miqësor me demokratët nevojën që të përqëndrojmë betejën ndaj regjimit të Edi Ramës, të jemi të gjithë bashkë dhe pa ndasi. Për këtë arsye, duhet të ecim sëbashku me parimin “Një parti, një Kuvend”. dita e Kuvendit Kombëtar sipas statutit te PD është Ditë e madhe bashkimi e çdo demokrati. Të gjithë bashkë jemi më të fortë kundër regjimit të Edi Ramës. Betejën e kemi vetëm me të.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com