• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja e PD, Çupi: Në Kavajë s’do ketë dhunë, protesta do të jetë paqësore

by Java News
05/05/2017 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
​Deputetja e PD, Dhurata Çupi, shprehet se protesta e opozitës në Kavajë të dielën në orën 11:00, do të jetë më e madhe se ajo e 18 shkurtit në Tiranë, por sërish paqësore.

Ligjvënësja demokrate theksoi se dhuna nuk është alternativë e opozitës, ndërsa theksoi se pjesëmarrja masive e qytetarëve në këtë protestë do të shërbejë si mesazh se ka ardhur koha që qeveria të largohet. Çupi tha gjithashtu se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë pasi kjo tregon se vendi ka bërë hapa pas si në vitet e diktaturës.

“Protesta në kavajë do të jetë paqësore, çdo protestë që ka organizuar z.Basha kanë qenë paqësore dhe mbarë kombëtare,. Ato përfaqësojnë sot jo vetëm opozitën, por numrin e madh të shqiptarëve.

Protesta në Kavajë do jetë më e madhe se ajo e 18 shkurtit.

​Rrëzimi i qeverisë që thotë z.Basha është simbolikë, pasi pjesëmarrja e masive e qytetarëve do të thotë se ka ardhur koha që qeveria të largohet.

Zgjedhje nuik mund të ketë. Zgjedhje do të thotë të zgjedhësh midis disa dhe kur nuk paraqiten kandidatë, do të thotë se nuk kemi zgjedhje. Jemi kthyer në vitet e diktaturës. Sot duhet të ketë zgjedhje për të gjithë shqiptarët.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme për shqiptarët janë kauza e shqiptarëve. Duhet ta pranojmë që Shqipëria sot është në krizë politike dhe ekonomike”, u shpreh Çupi.

A rrezikon kjo protestë që të prodhojë incidente apo dhunë?
Ato që thuhen për incidente janë zhurmat që hedh pushteti. Edhe në 18 shkurt pushteti proklamonte se do të bëhej nami, në fakt u bë nami se Bulevardi u mbush plot me qytetarë. Do të jetë një protestë për t’i dhënë një mesazh qeverisë: Kujdes me shqiptarët se e keni mbushur kupën.

Mendohet që nisë kjo protestë të nisë ditën e shtunë me qëllimin e qendrave të votimit. Është ky skenari?
Skenari i vetëm është skenari që datën 7 maj në orën 11:00 Kavaja do të mbushet me qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Eshtë skenari i paqes dhe i qytetarisë.

Debatet e brendshme në PD si i konsideroni?
S’kanë qenë debate por një dialog miqësor brenda kësaj familje të madhe. Edhe diskutimi i para dy ditëve ishte biseda e dialogu në një familje të madhe. Ajo çfarë ndodhi ju e keni parë, nuk kishte asnjë acarim, asnjë ngritje zëri, por thjesht dialog.  raport.tv

ma.me
Next Post

Liria jonë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, është e barabartë me tënden Lul!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In