• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja e PD, Bregu: Basha bëri gafë të madhe që s’pranoi paketën e McAllister

by Java News
09/05/2017 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të Ditës së Europës, ish-ministrja e Integrimit, deputete e Partisë Demokratike ishte sot e ftuar në Forumet UET në Universitetin Europian të Tiranës, ku foli mbi integrimin europian dhe situatën aktuale politike

Brenda PD-së ka zëra kritik ndaj qëndrimeve që po mban sot opozita. Po kritikja më e bindur që po artikulon tashmë qartë qëndrimin e saj brenda partisë është deputetja Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit në kohën e qeverisjes së djathtë.  Kriticizmi i saj nisi që pas refuzimit që i bëri kryetari i PD-së, Lulzim Basha, paketës së kompromisit të ofruar nga ndërkombëtarët apo siç quhet “paketa McAllister”. Bregu beson se me mospranimin e kësaj pakete, ku opozitës i ofrohej kreu i KQZ-së, shtyrja e zgjedhjeve dhe ndryshimi i 4 ministrave kyç në qeverinë e Ramës, ka humbur dhe shancin për të dalë nga Çadra e protestës ku është futur që më 18 shkurt.

E ftuar në Forumet UET në Universitetin Europian të Tiranës në kuadër të Ditës së Europës, Bregu foli mbi rrezikun që ka rrugëtimi europian i vendit për shkak të politikës konfliktuale dhe vendimit të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet e 18 qershorit. Për fatin e saj politik ajo u tregua e qartë se s’ka ndërmend të largohet nga PD-ja, por do të luftojë për mendimin e saj brenda partisë duke nënkuptuar dhe një mundësi përballje me Bashën në zgjedhjet e reja për kryetar partie në korrik.

Lufta brenda PD-së

“Nuk është fundi që të mos jesh dakord me kryetarin. S’jam as e para, e as e fundit. Ka patur raste të shumta. Dikush e ka gjetur, dikush ka ikur si Blushi për shembull nga PS. Por unë vazhdoj që të mendoj e them se politika është institucionale. Bëhet në institucione revolucioni. Unë kam hyrë në politikë duke besuar që politika, pushteti, Parlamenti janë institucione”- tha ajo duke argumentuar zërin e saj kritik brenda partisë.

Por e pyetur nëse do të kishte fatin e Blushit që krijoi parti të re apo të Mesila Dodës që u përjashtua nga partia Bregu u përgjigj: “Unë jam në PD. Kam qënë dhe do jem në PD. Nuk dua të parashikoj larg. Unë nuk gjykoj askënd. As kur iku Mesila. Nuk gjykova as Kastriot Isalmin, një figurë emblematike e PS-së kur erdhi në PD. Nuk kam gjykuar disa deputet që brenda një mandati kanë ndërruar 3 parti politike. Në fund të gjithë e bëjnë analizën e tyre. E kam të vështirë të jetoj në mjedise rehatie dhe konformizmi nuk më pëlqen”. Lidhur me mundësinë e një platformë rivaliteti ndaj Bashës ajo shtoi vetëm: “zgjedhjet në Partinë Demokratike do të bëhen. Në 22 korrik mbaron mandati i kryetarit aktual dhe nuk e di se nëse do të kemi zgjedhje në korrik apo në shtator” dhe la në heshtje pa një përgjigje as ‘po’ as ‘jo” mundësinë e saj të kandidimit

Gabimet e Bashës

Majlinda Bregu tha se e kishte vlerësuar dhe mbështetur çadrën e opozitës në bulevard, përveç turnit të tretë, por që pas ofertës së refuzuar për një marrëveshje me mazhorancën, sipas saj ajo e kishte humbur rolin që kishte.

“Për mua refuzimi i asaj marrëveshjeje ishte një gafë shumë e madhe politike sepse nga asnjë marrëveshje nuk do të marrësh dot 100%. Nëse do të ketë një marrëveshje dhe një paketë asnjërë nuk do të dalë 100% i fituar”- tha Bregu.

Gjithashtu ajo cilësoi një gabim të madh dhe bojkotin e Kuvendit dhe mosvotimine  Vetingut nga ana e PD-së.

“Mosvotimi i Vettingut do të kthehej në një dëm të madh për PD-në. Fatkeqësisht është kështu. Mirëpo nga ai moment kur kjo marrëveshje u prish, siç e thashë isha dyfish e zhgënjyer, edhe për faktin që e pashë që ishte shumë e vështirë për të gjetur një zgjidhje më pas. Edhe sepse ishte e qartë hileja e lojës së Ramës i cili arriti të vriste më një gur dy zogj, futi dhe Ilir Metën në zgjedhje pasi e kishte merakun më të madh. E çoi edhe drejt zyrës së presidentit për ta dobësuar politikisht dhe nga ana tjetër na nxorri edhe ne keq në sytë e ndërkombëtarëve.

Që nga ai moment me respektin maksimal të sakrificës së të gjithë atyre demokratëve që vazhdojnë të shkojnë në çadër them që në vetvete qëndresa vetëm në një çadër nuk po prodhon ndryshim”- u shpreh deputetja demokrate.

Ajo theksoi se çadra nuk e zëvendëson parlamentin, ndërsa shtoi se bojkoti i zgjedhjeve i opozitës u mor pa u konsultuar me strukturat dhe pa pyetur votuesit e Partisë Demokratike.

ma.me

Next Post
TABELA/ Milionerët shqiptarë, ja 10 personat më të pasur

Asetet kriminale, në 1 vit u sekuestruan prona me vlerë 30 mln dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

Synohet bashkimi i opozitës, publikohet programi dhe anëtarët e Forumit të Dialogut Politik

October 7, 2026
Ndryshimet për “Specialen”, BE e pakënaqur: Bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Ndryshimet për “Specialen”, BE e pakënaqur: Bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

October 7, 2026
Fondet IPARD drejt zhbllokimit? Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas në ‘pritje’ të operatorit

Fondet IPARD drejt zhbllokimit? Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas në ‘pritje’ të operatorit

October 7, 2026
Goditet shpërndarja e kokainës dhe kanabisit pranë shkollave, arrestohet i riu nga Durrësi në Librazhd

Goditet shpërndarja e kokainës dhe kanabisit pranë shkollave, arrestohet i riu nga Durrësi në Librazhd

October 7, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

PD mbledh grupin, Berisha: Vetëm revolta i shpëton shqiptarët nga narkoshteti!

October 7, 2026
“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

October 7, 2026
Operatorët turistikë: Ja cilët janë turistët më dashamirës?

“Shqipëria, sekreti i Ballkanit”, media kanadeze: Raport i shkëlqyer mes kostos dhe cilësisë…

October 7, 2026
Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

October 7, 2026
Mjekët japin alarmin: Një në tre fëmijë është mbipeshë

Kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën, i bashkohet partisë së Erdoganit

October 7, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com