• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja e LSI e quan bixhozxhi, reagon ish-ministri i PS: Sulm i ulët nga një grua

by Java News
31/03/2017 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër ‘përplasje’ ka ndodhur mes PS dhe LSI. Kësaj radhe bëhet fjalë për deputeten e LSI-së, Silva Caka dhe ish-ministrin e PS-së, Blendi Klosi. Në fakt, ka qenë  Silva Caka që ka shpërthyer në akuza ndaj të deleguarit të Partisë Socialiste, Blendi Klosi në Berat.

Sipas Cakës, Klosi po ia shkarkon Beratit krizën e shkarkimit nga ministër duke udhëhequr një fushatë shpifjesh ndaj LSI në këtë zone, madje ajo ironizoi duke thënë se, ‘e ardhmja e Beratit nuk është një natë bixhozi”.

“Përpjekja e Z. Klosi për t’ua shkarkuar qytetarëve të Beratit krizën e shkarkimit të tij si Ministër, është e pamoralshme.

Pas dështimit të bojkotit të papritur të mbledhjes së Këshillit Bashkiak nga këshilltarët e Partisë Socialiste në Bashkinë e Beratit, të urdhëruar nga Z. Klosi, ai keqpërdori edhe kryetaren e Partisë Socialiste në Berat, për të shpifur ndaj punës së Bashkisë së Beratit dhe Kryetarit të saj.

Të gjithë jemi të çuditur si nga bojkoti i këshilltarëve të Partisë Socialiste, ashtu edhe nga shpifjet, pasi deri më sot, ne kemi patur bashkëpunim shumë të mirë me Partinë Socialiste dhe deputetët e saj, deri së fundmi, kur në këtë qark është deleguar Z. Klosi, e sidomos pas shkarkimit të tij nga Ministër.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të vazhdojë të jetë bashkëpunuese e transparente, pasi e ardhmja e Beratit, për ne nuk është një natë bixhozi”, shkruan Caka.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Blendi Klosit, i cili ka shprehur keqardhje që një kolege femer ndermerr një sulm personal, duke e quajtur si sulm të ulët.

Përgjigje e detyruar për një kolege

“E dashur Silva, më vjen keq që ti ndërmerr një sulm personal ndaj meje, ndërkohë që unë kurrë nuk përgojoj, akuzoj, ofendoj as politikanë me bindje të kunderta, dhe jo më ty. Një kolege e respektuar, grua dhe nënë.

Por nuk mund të rri dot pa i’u përgjigjur jo akuzave apo ofendimeve të tua, por reagimit tënd joparimor pas qëndrimit të këshilltarëve bashkiakë të Beratit, në përpjekjen për t’i dhënë një mesazh publik kryetarit të Bashkisë.

Jo Silva. Kryetarja e PS Berat as nuk është keqperdorur nga dikush tjetër, as nuk ka shpifur ndaj punës së Bashkisë se Beratit apo kryetarit të bashkisë. Po të verifikosh rrethanat që e kane shtyrë PS Berat të mbajë këtë qëndrim, do të kuptosh se s’ke asnjë arsye të cuditesh. Përkundrazi. Të cuditurit janë socialistët që hiqen nga puna. Socialistët që vihen nën presion për t’u konvertuar në anëtarë të partisë suaj, sepse përndryshe hiqen nga puna. Socialistët që duhet të shpallin besnikërinë ndaj LSI në facebook se po nuk e bënë hiqen nga puna.

Kështu që e dashur kolege, mos u cudit hic që PS e Beratit mbron publikisht dinjitetin e njerëzve të saj, pasi nuk ka arritur dot ta sigurojë këtë mbrojtje në takime e biseda pafund me kryetarin e bashkisë. Mjaft me këtë loje se nuk ka asnjë kuptim që duke qene forca e parë e koalicionit edhe në Berat, dhe pasi kanë mbeshtetur fuqimisht Petrit Sinajn për t’u bërë kryetar, socialistët të trajtohen si qytetarë të dorës se dyte. T’u shkelet e drejta për punë dhe dinjiteti i tyre njerëzor.

Nëse dëshiron e nderuar kolege, të ulemi dhe diskutojmë me fakte në tavolinë dhe të degjojmë dëshmitë rrënqethëse të keqtrajtimit të socialistëve këtu në Berat, unë jam gati. Sepse për mua kjo aleancë është më e rëndësishme se fyerja publike që më ke bërë përmes mesazhit tënd. Por, dinjitetin e socialistëve të nëpërkëmbur, nuk më shkon për asnjë sekondë në mend ta negocioj”, shkruan Klosi

 

a.ç

Next Post
Veliaj në forumin e OSBE: Ulëm ndotjen e ajrit me 15%, transformuam transportin publik e shtuam parqet

Veliaj në forumin e OSBE: Ulëm ndotjen e ajrit me 15%, transformuam transportin publik e shtuam parqet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla i përgjigjet Belerit: Zvërneci është në Shqipëri, mos shtrembëro faktet dhe historinë

Balla i përgjigjet Belerit: Zvërneci është në Shqipëri, mos shtrembëro faktet dhe historinë

June 2, 2026
Alarmi për virusin Ebolë, BE mbledh urgjent ministrat e Shëndetësisë

Alarmi për virusin Ebolë, BE mbledh urgjent ministrat e Shëndetësisë

June 2, 2026
Kush do ta fitojë Kupën e Botës 2026? Njihuni me parashikimet e superkompjuterit të Opta-s

Kush do ta fitojë Kupën e Botës 2026? Njihuni me parashikimet e superkompjuterit të Opta-s

June 2, 2026
“Për mua nuk është thjesht biznes!”/ Ivanka Trump tregon si e zbuloi Ishullin e Sazanit dhe pse është sfida më e madhe e jetës së saj

“Për mua nuk është thjesht biznes!”/ Ivanka Trump tregon si e zbuloi Ishullin e Sazanit dhe pse është sfida më e madhe e jetës së saj

June 2, 2026
Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar: Investimi në Zvërnec është një mundësi historike!

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar: Investimi në Zvërnec është një mundësi historike!

June 2, 2026
Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën për çështjen ‘McGonigal’, Berisha: Do ta hetojmë vendimin në Strasburg

Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën për çështjen ‘McGonigal’, Berisha: Do ta hetojmë vendimin në Strasburg

June 2, 2026
“Të mos isha unë, do ‘kalbeshe’ në burg”, Trump tërbohet me Netanyahun gjatë bisedës telefonike

“Të mos isha unë, do ‘kalbeshe’ në burg”, Trump tërbohet me Netanyahun gjatë bisedës telefonike

June 2, 2026
Copëtimi i PD dhe i ‘skaduari’ Berisha që akuzon Bashën si ‘kartë e djegur’

Patriotizmi i Zvërnecit u ‘shua’ nga Athina. Hetim i rrezikshëm nga SPAK?!

June 2, 2026
Grabitja me armë e bankës në mes të Tiranës, autori vodhi paratë dhe u largua me skuter

Grabitja me armë e bankës në mes të Tiranës, autori vodhi paratë dhe u largua me skuter

June 2, 2026
Braho: SPAK po përballet me çështje komplekse, do forcojmë qasjen pro aktive në hetime!

Braho: SPAK po përballet me çështje komplekse, do forcojmë qasjen pro aktive në hetime!

June 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In