Lidhja Demokratike e Kosovës në Kaçanik mori 6.83 për qind të votave në gjithë Kosovën, ndërkaq listës së kandidatëve të LDK-së që morën më shumë vota në Kaçanik, i prin 25-vjeçarja Ardita Rrahmani.
Kjo e fundit ka marrë më shumë vota edhe se kryeministri Avdullah Hoti.
Telegrafi ka siguruar listën e kandidatëve të LDK-së me votat nga Kaçaniku, ku në pesëshen e parë janë: Ardita Rrahmani, Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala e Driton Selmanaj.