“Oligarku rus Roman Abramovich është ai që shpëtoi mijëra gra dhe fëmijë në Ukrainë”, tha David Arakamia, një ligjvënës ukrainas dhe kreu i ekipit negociator të vendit, në një intervistë VOA-n.
“Shumica e marrëveshjeve u arritën përmes Abramovich,” tha ligjvënësi ukrainas për Zërin e Amerikës.
Ai pohoi gjithashtu se Abramovich kishte ndihmuar ata ukrainas që ishin detyruar të kalonin në territorin rus.
Rusia i ka përqendruar përpjekjet e saj në Sheverodonetsk, në rajonin e Luhanskut, por civilët dhe forcat ukrainase mbeten të “fortifikuara” në fabrikën kimike të “Azotit”.
Deputeti ukrainas theksoi gjithashtu se mund të nevojitet ndihma e miliarderit rus për të evakuuar fabrikën. “Kur të krijohet mundësia, unë patjetër do të telefonoj Abramovich për të mbrojtur interesat e Ukrainës”, tha ai.
Sipas botimit britanik, në fabrikën kimike “Azot” janë strehuar 568 civilë, mes tyre 38 fëmijë./m.j