• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti ukrainas ka një ‘lutje’ ndaj Putin: Hidh bombën atomike! Kievi dhe Perëndimi vetëm atë kuptojnë

by
19/04/2022 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilya Kiva, deri pak muaj më parë, kishte një vend në Parlamentin e Kievit. Por sot ai në një postim në rrjetet sociale postoi fotografinë e “kërpudhës” atomike, me lutjen ndaj Vladimir Putin që të përdorë armët bërthamore taktike, pikërisht ndaj vendit të tij, ose të paktën atë që ka përfaqësuar.

Mbetet vepra e një ekstremisti të papërgjegjshëm, i një personi që është deklaruar tashmë si tradhtar dhe fshihet diku në Federatën Ruse, por pozicioni përtej çdo imagjinate i Kivës lë pa fjalë, po të mendosh se ky personazh në 2019 mbante postin e këshilltarit të ministrit të brendshëm Arsen Avakov.

“Mos harroni, ata janë të frikësuar dhe respektojnë vetëm fuqinë. Kjo armë mund t’ i japë fund ballafaqimit të sotëm, jo vetëm me autoritetet ukrainase, por me të gjithë Perëndimin që tashmë merr pjesë në konflikt në mënyrë të hapur. Në qoftë se dikush mund të mendojë se kjo nuk është brenda rregullave të lojës, kujtoni se është perëndimi që i ka shkruar këto rregulla sipas interesit dhe me objektivin e vetëm për të na shkatërruar”, shkruan Kiva në mesazhin e tij delirant, por jo pa mbështetës.

I lindur në Poltava, në Ukrainën qendrore, Kiva ka një të kaluar si mekanik dhe psikolog, ndërkohë që karrierën politike e filloi në 2014 kur ishte pjesë e forcave të policisë.

Ai ishte pjese e një lëvizje e ekstremit të djathtë që i mundësoi ngjitjen në hierarki nga qeveria vendore e Doneck deri në pushtetin qendror të Kievit.

I zgjedhur në Parlament në 2019, me partinë e oligarkut pro rus Viktor Medvedchuk, miku i Putin tashmë në burg, Kiva u dëbua në shkurt nga parlamenti dhe u dënua në mungesë për tradhti, për pozicionin pro agresionit rus, i justifikuar për shkak të qeverisë naziste që sipas tij po qeveriste vendin, retorike kjo e përdorur nga vetë Putin si justifikim për sulmin.

/b.h

Next Post
E rëndë! I riu shqiptar ther vëllain me thikë

Plagosja e të riut në Shkodër/ Policia: Janë ngritur pika kontrolli, po punohet për zbardhjen e ngjarjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr masiv drejt fshatrave Labovë në Gjirokastër, flakët nisën nga një automjet e u përhapën nga erërat e forta

Zjarr masiv drejt fshatrave Labovë në Gjirokastër, flakët nisën nga një automjet e u përhapën nga erërat e forta

August 28, 2026
Gjendet në grykëderdhjen e lumit të Semanit një kufomë e dekompozuar

Gjendet në grykëderdhjen e lumit të Semanit një kufomë e dekompozuar

August 28, 2026
Alarm në Nepal, krijohet një liqen i ri pas shembjes së akullnajës, rrezik për përmbytje të reja

Alarm në Nepal, krijohet një liqen i ri pas shembjes së akullnajës, rrezik për përmbytje të reja

August 28, 2026
Kanosi policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Kanosi policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

August 28, 2026
Dashamir Shehi kritikon protestat e Berishës: Patetizëm politik, kjo rrugë nuk e çon askund

“Ripëtëritja e Berishës si Rilindja e Ramës”, Shehi: Edhe Enver Hoxha bënte si këto, por…

August 28, 2026
Shorti i Europa League, Juventusi buzëqesh. Benfica dhe dy ekipe angleze për Milanin

Shorti i Europa League, Juventusi buzëqesh. Benfica dhe dy ekipe angleze për Milanin

August 28, 2026
“Fanatik, ndillte frikë”, korrespodenti i BBC rrëfen takimin me Mlladiçin gjatë luftës në Bosnjë

“Fanatik, ndillte frikë”, korrespodenti i BBC rrëfen takimin me Mlladiçin gjatë luftës në Bosnjë

August 28, 2026
Gjendet një bombë në Durrës, merret për ekspertizë nga forcat xheniere! Dyshohet se ra nga një automjet

Gjendet një bombë në Durrës, merret për ekspertizë nga forcat xheniere! Dyshohet se ra nga një automjet

August 28, 2026
Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII, jeta, roli dhe sfidat

Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII, jeta, roli dhe sfidat

August 28, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

“Daily Mail”: Tirana, destinacioni më ekonomik në Evropë

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com